Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Communication Progress, e tendrave të AKSHI-t shitet për vetëm 232 mijë euro

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Communication Progress, e tendrave të AKSHI-t shitet për vetëm 232 mijë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Communication Progress, një nga lubitë më të mëdha të fondeve publike për teknologjinë e informacionit, ka ndryshuar strukturën e pronësisë. E zotëruar deri më sot nga dy ortakë, tashmë Communication Progress do të ketë vetëm një pronar.

Enkelejdi Zoraqi ka vendosur të shesë 50 për qind të aksioneve që zotëronte tek kjo shoqëri tek ortaku i tij, Gentian Likaj për 232 mijë euro ose rreth 22 milionë lekë. Ky transaksion e bën Likajn pronarin e vetëm të shoqërisë Communication Progress.

Drejtori i AKSK, Igli Tafaj dhe Gentian Likaj

Shitja e aksioneve te Communication Progress

Communication Progress është një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike nga AKSHI. Vitin e kaluar kompania realizoi një xhiro prej 5 milionë euro dhe një fitim neto në masën 820 mijë euro.

Çmimi zyrtar i shitjes së kompanisë rezulton dukshëm nën vlerën e saj të tregut duke ngritur risqe për nëndeklarim dhe evazion fiskal me tatimin mbi fitimin kapital. Sipas të dhënave nga bilanci i kompanisë, në fund të vitit të kaluar kompania kishte një total asetesh prej gati 4.85 milionë eurosh, ndërsa detyrimet totale të regjistruara në librat e saj ishin 865 mijë euro. Kjo do të thotë se vlera neto kontabile e kompanisë (net book value) ishte 4 milionë euro.

Shitja e gjysmën së aksioneve të kompanisë për vetëm 232 mijë euro është gati 9 herë nën vlerën neto të librave, një flamur i kuq ky për evazion të mundshëm fiskal.

Communication Progress ka përfituar rreth 20 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit. Kompania është fuqizuar veçanërisht gjatë viteve të fundit, falë bashkëpunimit të saj me Soft & Solution, kompaninë me ndikimin më të madh në AKSHI.

/Kapitali.al

Tags: AKSHICommunication Progresstender
Previous Post

Ambasadori i BE takon kryetaren e KLP: Do të ndjekim nga afër zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Next Post

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Next Post
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

September 4, 2026
Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al