Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blerim Shera i Vorës i xhiron 431 milionë lekë Asllan Hastoçit me tender fiktiv

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Blerim Shera i Vorës i xhiron 431 milionë lekë Asllan Hastoçit me tender fiktiv
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Blerim Shera meqenëse ka tri dosje në SPAK, nuk shqetësohet se po bëhen 4 apo më shumë çështje të hapura! Kështu mund ta shpjegojmë pse kryetari i Bashkisë Vorë vazhdon të organizojë tendera korruptivë me paratë publike. Tenderi i fundit i urdhëruar prej Sherës është zhvilluar vetëm për të kopsitur letrat, sepse pazari ka qenë bërë qysh më parë me biznesmenin Asllan Hastoçi.

Fjala është për prokurimin me objekt “Rikonstruksionin e Rrugës “Alvora”, Bashkia Vorë”. Fondi limit i financuar nga Buxheti i Bashkisë është 43 188 079,00 lekë pa TVSH që shkojnë në arkën e kompanisë “Hastoçi” shpk. Për më tepër, ko kompani është raportuar nga KLSH për mashtrim në zbatimin e kontratave publike.

Tenderi i njoftuar më 7 gusht 2025 dhe i mbyllur për dy javë, është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit, sipas Open Data Albania.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, këtë përshkrim ka bërë Open Data Albania.

Në fakt tenderi është më i komplikuar se kaq. Për t’ia bërë punën të lehtë komisionit të Sherës, kompania e Asllan Hastoçit ka konkurruar përballë një mikut të tij. Firma “BE-IS” shpk është në pronësinë e oligarkut të ndërtimit Hamz Islamaj. Të dy biznesmenët janë partnerë në tendera dhe futen në gara si bashkim operatorësh.

Për këtë ju sjellim si shembull tenderin me objekt “Ndërtimi i Rrjetit të Jashtëm të Ujësjellësit Këlcyrë” ku dy kompanitë janë futur bashkë dhe kanë fituar kontratën publike 1.5 miliardë lekë. Edhe ky tender është shënuar me “Flamur të kuq” për shkeljet e kryera.

Roli i partnerit në këtë tender është thjesht të jetë prezent. “BE-IS” shpk ka bërë një ofertë “anomalisht të ulët”, duke i lënë rrugën e hapur Asllan Hastoçit.

Pa humbur kohë, Blerim Shera ka urdhëruar sekretarin e tij që të shpallë fituesin më 3 shtator 2025, duke i vënë vulën këtij pazari me paratë e bashkisë.

Hastoçi fiton pa plotësuar kriteret e tenderit

Një pyetje e kemi gati për kryetarin e bashkisë Vorë. A e verifikoi bashkë me komisionin e tij, nëse kjo kompani është e angazhuar në kontrata të tjera njëkohësisht?

“Hastoçi” shpk rezulton e mbytur me punë publike, duke mos përmbush kriterin teknik për mjetet dhe personelin.

Më konkretisht, “Hastoçi” është ngarkuar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare me kontratën me objekt, “Zbatimi i projektit: Rivitalizimi i Rezidencës Qeveritare, Vila Dajt”, me fond limit 619.786.829,32 pa TVSH, që është regjistruar në protokoll në datën 2 korrik 2025.

Tenderi “sekret” i organizuar nga Dhurata Frashëri e Shërbimeve e detyron Hastoçin të angazhojë mjetet dhe punonjësit për 27 muaj në këto punime.

Por nuk është vetëm kjo kontratë. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli (i besuar i Ramës ashtu si edhe Dhurata) ka firmosur një tender të majmë për Asllan Hastoçin, vetëm një ditë pasi u mor në pyetje në SPAK për korrupsionin me fondet e prokuruara. Për lyerje fasadash nëpër fshatra, Hastoçit do t’i xhirohen 4.22 miliardë lekë në një tender të hartuar dhe të qepur me porosi.

Megjithëse formalisht tenderi u zhvillua në nëntor 2024, Agolli e ka mbajtur dosjen në sirtar dhe e ka dërguar në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP) tre muaj më pas.

Më 11 shkurt 2025 Agolli ka firmosur kontratë me “Hastoçi” shpk me vlerë 422,292,719 lekë përfshirë TVSH. Kjo ishte finalja e tenderit “Rigjenerimi Urban në zona periferike dhe informale dhe në fshatra me popullsi të dendur, etj. Rajonet 3&4” Fondi limit që ishte caktuar nga komisioni i tenderit ishte  416,666,666.67 lekë pa TVSH dhe është buxhet i planifikuar për Programin “100 Fshatrat”.

Pavarësisht këtyre fakteve, kryetari Shera nuk e ka shqetësim se rrugët bëhen pa cilësi apo me vonesë, nuk e ka problem as shpërdorimin e parave të bashkisë Vorë!

/Gijotina.com/

Previous Post

Demiri i Postës bën golin 1 milion euro, fuoristrada dhe furgonë me qera

Next Post

Lidhjet mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj në trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Kurum

Next Post
Lidhjet mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj në trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Kurum

Lidhjet mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj në trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Kurum

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al