Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Anuela ‘qeras’ me 1.3 miliardë lekë 2 ortakë nga Laçi, që nuk paguajnë taksat

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Anuela ‘qeras’ me 1.3 miliardë lekë 2 ortakë nga Laçi, që nuk paguajnë taksat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani vazhdon të ndjekë agjendën e korrupsionit të Rilindjes, duke pasuruar me tendera abuzivë biznesmenë të lidhur me qeverinë.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, që në një tender me vlerë 1 miliardë lekë eliminohen të gjitha kompanitë mëdha dhe kontrata u jepet dy ortakëve nga Laçi që janë skeduar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për pagesa të marra për punë të pakryera.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin e Anuela Ristanit, të firmosur së fundmi.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Tiranë me objekt “Ndërtimi i Rrugës Lagjja “Lika” deri tek liqeni i “Prushit”. Fondi limit prej 102 458 951,00 lekësh pa TVSH ka burim financimi të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2025. Prokurimi është hapur më 12 qershor 2025 dhe është mbyllur më 30 qershor 2025.

Në këtë tender morën pjesë 28 operatorë ekonomikë, por bizneset u gjendën para një procedure fiktive.

Operator ekonomik “KOMBEAS SHA” me pronarë Astrit Nabolli, Mhill Ndreca u shpall fitues megjithëse nuk kishte as kapacitetin e duhur, as ofertën më të ulët! Konkretisht kompania Ndrecës kishte ofertën 62 237 250,00 lekë pa TVSH, ndërkohë që kompania “BEQIRI” shpk NIPT propozonte ta bënte këtë punë me 62,080,987 lekë pa TVSH.

Çuditërisht kontrata me fituesin është mbajtur në sirtar për dy muaj dhe është firmosur më 3 shtator 2025. Nga ana tjetër, kjo është një kontratë shkel e shko që mbulon shpërdorimin gjigant të fondit limit mbi 1 miliardë lekë. Me mungesë totale serioziteti, në shpalljen e tenderit afati i kontratës vendoset 60 muaj ndërsa në formularin e shpalljes së fituesit është 6 muaj.

Kompania e Ndrecës nuk përmbush kriteret

Kontrata e nënshkruar nga kompania e Ndrecës kërkon angazhimin e të paktën 40 personave, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi për 3 muajt e fundit.

Po ashtu vendoset kusht që drejtuesi teknik të mos jetë i angazhuar në një kontratë tjetër. Ndërkaq është e detyrueshme që kompania të mbajë në funksion të projektit gjatë gjithë afatit të kontratës një listë me 17 mjete dhe pajisje të ndryshme. Për mjetet e deklaruara me qira duhet të paraqiten marrëveshje përkatëse noteriale të qirasë e cila duhet të jetë e vlefshme për të gjithë periudhën e realizimit të kontratës.

Për më tepër, Anuela Ristani nuk duhet ta mbingarkonte këtë kompani me këtë tender, sepse në ato ditë sapo i kishte dhënë një kontratë 321 milionë lekë pa TVSH. Si mundet të ketë kujtesë kaq të shkurtër kjo zyrtare kur bëhet fjalë për të njëjtën kompani.

Tenderi paralel i dhënë nga Anuela ka si objekt prokurimi “Rehabilitimin e rrugës Skënder Luarasi”. Fondi Limit i caktuar për këtë projekt është plot 32 168 031,00 lekë pa TVSH. Kontrata është firmosur më 8 korrik 2025 dhe zgjat 5 muaj. Pra, ende pa hapur një kantier, Ndreca merr nga Anuela një tjetër super kontratë.

Në këtë kontratë kompania është angazhuar të ketë një punësim mesatar të të paktën 30 personave, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi per 3 muajit e fundit.

Gjithashtu, kërkohet që kompania të ketë në dispozicion 23 mjete dhe pajisje, si asfaltoshtruese, betoniere, kamionë, etj.

Pyetja që na lind është: Cilën rrugë do të lërë firma e Ndrecës pa mbaruar në afat dhe me cilësinë e kërkuar?

Kompania fituese nuk paguan taksat

Vetëm në universin e korrupsionit gjenden raste të tilla që tenderi 1 miliard lekë i jepet kompanisë që i lë taksat me vite pa paguar.

Nga verifikimet e bëra del se më me datë 11.02.2021, me anë të Kërkesës Nr.163 /4 Prot “Kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor”, ardhur nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër, u vendos masa e sigurimit tatimor mbi pasuritë e tatimpaguesit “KOMBEAS” sh.p.k, pajisur me NUIS (NIPT) K88103301J.

Me datë 27.07.2022, me ane te shkresës Nr. 661/5 Prot., për “Kërkesë për Vendosje të Masës së Sigurimit të Detyrimit Tatimor”, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rajoni Verior, ku është kërkuar: Vendosje të masës së sigurimit të detyrimit tatimor të tatimpaguesit shoqëria “KOMBEAS “ SH.P.K., pajisur me NUIS (Nipt)- K88103301J, me përfaqësues ligjor Astrit Nabolli dhe Mhill Ndreca. Vendosja e kësaj masë synon të mos lejohet tjetërsimi i titujve të pronësisë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesit deri në shlyerjen e detyrimeve tatimore. Heqja e kësaj mase u bë pas dy vjetësh më datë 03.05.2024, me shlyerjen e detyrimeve.

KLSH: “KOMBEAS” shpk merr para për punime të pakryera

 

 

 

 

Sjellim në vëmendjen e lexuesit një tender abuziv për pikën e grumbullimit të Bashkisë Vau i Dejës. Në tetor 2022, Bashkia do të shpallte tenderin për “Ndërtimin e pikës së grumbullimit për produktet bujqësore në Vau i Dejës” me fond limit 28.7 milionë lekë. Fitues u shpall kompania “KOMBEAS”, me administratorë Astrit Nabolli dhe Mhill Ndreca me vlerë 25 milionë lekë ose 250 mijë euro. Ndërkohë, kompania “Ndërtuesi 2014” kishte ofruar vetëm 22.7 milionë lekë, ç’ka do të përfaqësonte një kursim prej rreth 3 milionë lekësh për buxhetin publik. Por kjo kompani u skualifikua për një gabim teknik të emërtimit në marrëveshjen e bashkëpunimit, një devijim minimal, që sipas ligjit mund të kërkohej për sqarim nga bashkia pas shpalljes së fituesit.

Nga verifikimet rezulton se objekti nuk është vënë akoma në funksion edhe pse është krijuar një ndërmarrje varësie (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) nga Bashkia Vau i Dejës.

Në këtë projekt mungojnë investimet më të rëndësishme, siç janë dhomat frigoriferike. Rezulton se Bashkia Vau i Dejës e ka patur në dorë mundësinë për të bërë dhoma frigoriferike, nëpërmjet detyrës së projektimit, pasi projekti është lënë në dorën e zbatuesit (me çelësa në dorë). Në dosjen teknike del në pah se nuk ka asnjë aprovim të projekt zbatimit nga Bashkia. Jo vetëm kaq, por nga kompania e Ndrecës ka punime të pakryera në vlerën 2.4 milionë lekë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar arkëtimin e kësaj shume si dëm ekonomik ndaj buxhetit publik. Për këtë projekt janë mbajtur përgjegjës kryetari i bashkisë dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Kjo është kompania e favorizuar nga Anuela Ristani.

1 miliard lekë për një rrugicë, ku makinat do të ecin 30 km/orë

Pra, nuk është një vendim i rastësishëm, por një skemë korrupsioni e zbatuar me synim fondin 1 miliardë lekë. Këto para jepen për një projekt që nuk mund të kushtojë në asnjë mënyrë kaq shtrenjtë.

Ja pamja e rrugicës që do të asfaltohet. Është thjesht një rrugë fshati në gjendje të mirë që duhet veshur me asfalt.

Rruga ka gjatësi rreth 1 km dhe gjerësi 3–5 metra gjurmë kalimi. Në anën e djathtë të rrugës në gjysmën e gjatësisë së saj ndodhet një kanal me gjerësi të bazës rreth 2 m, i cili nuk është futur në detyrën e projektit, por thjesht është shënuar se duhet pastruar.

Konsulenti propozon që shpejtësia e projektimit të kësaj rrugë të jetë 30 km / h! Për çfarë duhen 1 miliardë lekë? Me flori apo asfalt do të shtrohet kjo rrugë? Të paktën të parashikonin në projekt mbjelljen e ndonjë peme anës kësaj rrugë, që të mashtrohen qytetarët! Ku po i çon Anuela Ristani këto para?!

/Gijotina.com/

Tags: anuela ristaniAstrit NabolliKOMBEAS SHAMhill Ndrecatender
Previous Post

Linda, drejtoresha e botoksit për SPAK! I jep 300 Milion Lekë Thomait për servis ambulancash

Next Post

Demiri i Postës bën golin 1 milion euro, fuoristrada dhe furgonë me qera

Next Post
Demiri i Postës bën golin 1 milion euro, fuoristrada dhe furgonë me qera

Demiri i Postës bën golin 1 milion euro, fuoristrada dhe furgonë me qera

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al