Ndërsa në Shqipëri mediat dhe rrjetet sociale ‘ziejnë’ për shkaqet e vizitës së kreut të SPAK, Altin Dumanit në SHBA, duket se ky i fundit po e shijon udhëtimin më së miri.
Së fundmi, Dumani udhëtoi drejt SHBA-ve për një takim me Brendan Hanrahan, zyrtari i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk dha detaje lidhur me vizitën e Dumanit si dhe nuk dihet as tema e diskutimit.
E teksa të gjitha aludojnë për arsyet e takimit, Dumani e ka shfrytëzuar udhëtimin në Amerikë edhe për t’u bërë pjesë e një gëzimi afamiljar atje.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku në një ambient festiv familjar shihet i ulur edhe Altin Dumani. Video është publikuar nga Arben Pango, kunati i kreut të SPAK, i cili banon në Neë Jersey.
Siç duket edhe nga pamjet, ai shijon i ulur në një divan dhe me celular në dorë valle tradicionale shqiptare dhe tupana, pasi kunati i tij marton të bijën, e cila është edhe mbesa e bashkëshortes së Dumanit.
Po ashtu, në rrjet ka qarkulluar edhe një foto familjare nga dasma, ku dukshëm shfaqet edhe Dumani krahas të shoqes, teksa përshëndet me dorë, ashtu si dasmorët e tjerë.








