Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO – Arrestohet në Kolumbi “kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
VIDEO – Arrestohet në Kolumbi “kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet policore në Kolumbi kanë arrestuar shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodriguez, i njohur si “kimisti”, i cili ishte pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të Komunës në Frakull të Fierit, Viktor Çervanakut.

Lajmi është bërë me dije nga Policia e Kolumbisë, e cila koordinoi veprimet së bashku me zyrat kombëtare të Interpolit në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri.

Arrestimi, i kryer pas një njoftimi të kuq të Interpolit, nxjerr në pah shtrirjen transnacionale të operacioneve kriminale të lidhura me Kartelin e Ballkanit, shkruan media Info Bae.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/09/WhatsApp-Video-2025-09-04-at-12.37.38-PM.mp4

Sipas informacionit të dhënë nga drejtori i Policisë Kombëtare në llogarinë e tij në X, Rosales, me kombësi kolumbiane, ishte i specializuar në drejtimin e punëve teknike për nxjerrjen e kokainës në Evropë, duke përdorur metoda të destinuara për të fshehur substancën mes produkteve të ndryshme.

Kujtojmë se grupi kriminal i laboratorit të kokainës në Frakull akuzohet për trafikimin e 485 kg lënde narkotike të fshehur në plehun kimik.

Në këtë grup kriminal ishte i përfshirë ish-kreu i komunës Frakull, Viktor Çervanaku (deri në 2021 i punësuar si drejtor pranë OST) si dhe familjarët, si i biri, i vëllai dhe e dashura e djalit të tij.

Laboratori i drogës u zbulua në nëntor të vitit 2022 gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze. Operacioni çoi në zbulimin e rreth 430 kg kokainë, të fshehur në 20 paleta me 24 ton pleh artificial, që janë porositur në Kolumbi nga Zenel Çervanaku dhe kanë zbarkuar fillimisht në portin e Tivarit, në Mal të Zi.

Droga u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.

Lidhur me rastin në fjalë, Gjykata e Posaçme ka dënuar 10 persona, teksa SPAK ka veçuar edhe një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia mes tyre edhe një individ i thirrur me nofkën “Mirditori”.

DËNIMET:

  • Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar
  • Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim të shkurtuar
  • Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar
  • Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar
  • Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar
  • Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar
  • Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar
  • Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar
  • Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim të shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë
  • Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar
Previous Post

Sherri me 3 të plagosur në Korçë, lihet në burg një nga të dyshuarit

Next Post

Gara për kreun e Gjykatës Kushtetuese, tërhiqet Denar Biba

Next Post
Gara për kreun e Gjykatës Kushtetuese, tërhiqet Denar Biba

Gara për kreun e Gjykatës Kushtetuese, tërhiqet Denar Biba

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

September 16, 2026
Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al