Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Manja shmang përgjegjësitë: Ne jemi vetëm porositësit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Noterët e rinj, pazari i fundit i Ulsi Manjës në ikje?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drafti i Kodit të ri Penal, i prezantuar nga Ministria e Drejtësisë dhe që pritet të diskutohet që këtë muaj në Kuvend, ka ngjallutr debate të forta mes juristëve dhe jo vetëm, nga “perlat” që ka shkruar Arben Rakipi dhe grupi i eskpertëve të tij.

Kodi i ri Penal është kritikuar fuqishëm nga institucione të mëdha drejtësie, dhoma e Avokatisë, shoqatat e gazetarëve, aktivistët dhe intelektualët, që e kanë cilësuar si një dokument represiv që dëmton liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ministria e Drejtësisë ka organizuar sot një tryezë diskutimi lidhur me konsultimet publike, ku gjatë fjalës së tij, ministri Ulsi Manja tha se kanë mbajtur shënim kritikat dhe sugjerimet, por sipas tij, zyrtarisht kanë marrë një numër të vogël komentesh dhe vetëm disa organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit të konsultimit publik.

Ai shmangu përgjegjësit nga vetja, duke deklaruar se roli i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë vetëm ai i porositësit, pasi sipas tij, është grupi i ekspertëve të Arben Rakipit ata që e kanë hartuar.

“Na jepni mundësinë që edhe njëherë të informojmë dhe qartësojmë opinionin publik por cilido individ, grup interesi apo aktor që janë të interesuar për të qenë pjesë aktive e diskutimit dhe pjesëmarrjes në konsultimin e gjerë publik që do t’i nënshtrohet drafti i ri. Në 25 korrik prezantuam draftin e kodit të ri, por gjatë kësaj periudhe, ka pasur mjaft komente, analiza dhe debate e diskutime, por edhe shqetësime për aspekte të veçanta teknike të vetë draftit por edhe procesit të ndjekur për hartimin e kodit të ri penal dhe rolin e ministrisë së drejtësisë. Kemi mbajtur shënim komentet e analizat, sugjerimet e shqetësimet por nga momentii publikimit të draftit në uebin e ministrisë dhe dhënies së linkut të sekretariatit, deri tani kanë ardhur një numër i vogël komentesh dhe disa organizatatë shoqërisë civile kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit të konsultimit publik.

Gjithsesi e menduam këtë tryezë sot për të dhënë disa përgjigje në lidhje me procesin, rolin e ministrisë dhe aspekte të veçanta teknike të draftit të ri. Më duhet të them që roli i ministrisë së drejtësisë në këtë proces është ai i porositësit të draftit të kodit të ri penal. Pra, jemi ne ministria e Drejtësisë, në emër të qeverisë, që e kemi porositur këtë draft të Kodit të ri edhe si përmbushje e detyrimeve tona në kuadrin e strategjisë së drejtësisë por edhe të negociatave me BE-në. Në procesin e hartimit apo draftimit të ligjeve, ka dy rrugë ose nëpërmjet drejtorisë së legjislacionit në ministri ose nëpërmjet grupit të ekspertëve të fushës. Kemi zgjedhur këtë të dytën edhe për shkak të rëndësisë që ka hartimi i një kodi të ri në jetën politike,. juridike dhe ekonomike të vendit.”, u shpreh ministri.

Ulsi Manja tha se për draftin kanë kërkuar opinionin e një grupi ekspertësh italianë, teksa shtoi se vetëm pasi të marrë vulën e Brukselit, do të miratohet në Kuvend.

“Të qartësojmë opinionin publik, drafti i është dërguar edhe disa ekspertëve italiane, në mes të shtatorit dhe deri në fund të vitit ky draft do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik, të ketë 25 tryeza të konsultimit publik duke përfshirë edhe aspekte të seanca të këtij kodi në lidhje me tematika të caktuara. Shqipëria do të ketë një kod të ri penal vetëm pas një procesi të gjerë konsultimesh publike dhe të marrë vulën në Bruksel, me mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë brenda 2030, do të jetë një kod ekuivalent siç janë kodet penale moderne të BE, këtë qëndrim e ka rikonfirmuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar që do të kemi një kod të ri penal të dakordësuar me Brukselin”, – tha Manja.

Previous Post

Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare të kontaminuara me nikel, AKU konfirmon asgjësimin

Next Post

Tiranë/ I riu kapet i armatosur me pistoletë, tenton të arratiset sapo sheh Policinë

Next Post
Tiranë/ I riu kapet i armatosur me pistoletë, tenton të arratiset sapo sheh Policinë

Tiranë/ I riu kapet i armatosur me pistoletë, tenton të arratiset sapo sheh Policinë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

July 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al