Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama “mori” edhe ujin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama “mori” edhe ujin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me një ton sfidues dhe denoncues, kryeministri Edi Rama pranoi se vendi ka probleme me furnizimin me ujë, duke gjetur si “shpëtim” krijimin e një strukture të re të quajtur “Operatori i Ujit”, një institucion i ri për menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend.

“Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë. Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin e lidhur edhe me politizimin ekstrem në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës që është shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata të pajustifikueshme”, tha kryeministri Edi Rama, duke pranuar situatën e rëndë me keqmenaxhimin e Ujesjellës- Kanalizimeve, por edhe pasojën e madhe të mungesës së furnizimit me ujë të qytetarëve.

Si shembull të keq, Rama mori Vlorën. “Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm. Po ju sjell shembullin e Vlorës që e nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra të bashkisë së Vlorë për furnizim me ujë”, deklaroi Rama.

“Hap burgun”, mbyll depozitat

Kryeministri Edi Rama në parashtrimin e nismës së re për çështjen e ujit të pijshëm paralajmëroi se do jetë i ngjashëm me menaxhimin e energjisë elektrike, ku përgjatë vitit 2014 u arrestuan shumë qytetarë që nuk paguanin faturat dhe kryenin lidhje të paligjshme të energjisë.

“Ai që paguan ujin ka të gjithë të drejtën të vërë kujën pse nuk e merr ujin, ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vidhnin energjinë elektrike”, tha Rama.

Ndërsa pranoi dështimin, duke ua lënë fajin kryesisht njësive lokale në menaxhimin e ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve, kryeministri tha gjithashtu se do të largohen depozitat e ujit në tarracat e pallateve.

“…të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katastrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.

Bashki, agjenci, operator….

Çështja e Ujësjellës Kanalizimeve kaloi në disa duar në varësi të dyfishtë të pushtetit qendror dhe atij lokal. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM), u krijua në vitin 2018, si institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Kjo agjenci duhet të koordinonte dhe monitoronte furnizimin me ujë në bashkëpunim me pushtetet vendore.

Një varësi e dyfishtë për ujësjellësin, pasi ministria nëpërmjet AKUM investonte në infrastrukturën e ujësjellësve qëndrorë, ndërsa UK-të lokale menaxhonin rrjetet e brendshme, shpërndarjen dhe mbledhjen e detyrimeve si sh.a në varësi të bashkive.

Ujë 24 orë, i njëjti premtim 2013-2030…!

Krejt i bindur, kandidati për kryeministër në vitin 2013 Edi Rama, nuk gjente dot shpjegim sesi Shqipëria të mos ketë ujë të pijshëm 24 orë. Duke lëshuar shigjeta drejt qeverisjes së Berishës, ai sfidoi dhe njëkohësisht i konsideroi si “turp” premtimet për ujë.

“Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm e dini pse nuk kam folur? Sepse më vjen turp. Më vjen turp me një histori 20 vjet sa herë ka fushatë do ju japim ujë 24 orë. Pas 20 vitesh prapë ujë nuk ka dhe tetë vjet në pushtet të isha në vendin e tij (Berishës) do kisha ikur, do kisha thënë me falni nuk arrita dot, bëra sa munda po meqë nuk ju solla dot ujë unë nuk e meritoj…”, tha Edi Rama kur kërkonte votat për tu zgjedhur kryeministër për herë të parë.

12 vite nga qeverisja e Ramës, “turpi” për ujë 24 orë duket se ka humbur. “Investojmë për të siguruar furnizim me ujë 24 orë edhe në 16 zona të tjera urbane dhe 37 zona rurale. Në 2030 mbulojmë 100% të qyteteve dhe 80% të fshatit me ujë 24 orë”, thuhet në vetëm një rresht e gjysmë në programin e PS-së të afishuar për zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.

Përfundimi

Kryeministri Edi Rama në disa fushata elektorale rresht, për zgjedhje qëndrore dhe lokale, ka premtuar ujë të pijshëm 24 orë, nga viti 2013 dhe në vijim.

Premtimin për zgjidhjen përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm do e konsiderojmë premtim të ricikluar disa herë dhe të pambajtur./Faktoje.al

Previous Post

Kjo është shenja e horoskopit që do të marrë një mësim jete në Shtator

Next Post

Moti për sot i paqëndrueshëm, temperaturat mbeten të pandryshuara

Next Post
Parashikimi i motit, e premte, 11 korrik 2025

Moti për sot i paqëndrueshëm, temperaturat mbeten të pandryshuara

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al