Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plazhet më të pistë në vend, nga Velipoja në Ksamil! Raporti i ‘Mjedisit’: Lumi i Tiranës, Ishmi e Gjanica më të ndoturit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Plazhet më të pistë në vend, nga Velipoja në Ksamil! Raporti i ‘Mjedisit’: Lumi i Tiranës, Ishmi e Gjanica më të ndoturit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

26.8% e plazheve në vend, sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, janë të ndotura. Edhe pse kjo shifër është ulur në raport me vitin 2023, sipas Agjencisë, shqetësim serioz mbetet derdhja e ujërave të ndotura të bizneseve në lumenj apo direkt në det përmes kanaleve, të hapura prej tyre.

“Burimet e ndotjes së ujërave të larjes janë numri i larte i pushuesve sidomos ne pikun e sezonit por dhe gjate muajit Shtator, derdhja e ujërave sipërfaqësore dhe shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, si dhe prania e mbetjeve urbane inerte”, thuhet në raport.

Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum. Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.

“Për përmirësimin e cilësisë të plazheve të ndotura kërkohet marrja e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane përpara derdhjes në ujërat pritëse si shkaktari kryesor i ndotjes së tyre”, thotë agjencia.

Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.

Vitin e kaluar një task-forcë e ngritur nga qeveria synonte pikërisht të ndëshkonte bizneset që nuk instalonin impiante të trajtimit të ujërave të ndotura që gjeneroheshin nga aktiviteti i tyre, por mesa duket efektet nuk ishin të dukshme.

Jo vetëm plazhi, por edhe lumenjtë po përballen me abuzime nga qytetarë e biznese. Lumi i Tiranës, Ishmi dhe Gjanica vijojnë të jenë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri. Agjencia e Mjedisit thotë se duhet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që shkarkohen në ujërat pritëse duke qenë se janë shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.

“Probleme shqetësuese në shumë basene janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe në terracat aluviale të tyre duke shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore. Ka shfrytëzim të zhavorreve në shtratin e lumit Drin dhe Mat”, vijon raporti.

Previous Post

La Shqipërinë për Zvicrën, drejtori i kombëtares helvete flet për Bajramin

Next Post

Video e sherrit masiv mes dy grupeve brenda në lokal në Korçë

Next Post
Video e sherrit masiv mes dy grupeve brenda në lokal në Korçë

Video e sherrit masiv mes dy grupeve brenda në lokal në Korçë

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

September 16, 2026
Vuçiç pritet t’i drejtohet serbëve pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Vuçiç pritet t’i drejtohet serbëve pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al