Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bilancet dhe goditjet ndaj “Air Albania”-s, a qëndron pas “Turkish Airlines”?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bilancet dhe goditjet ndaj “Air Albania”-s, a qëndron pas “Turkish Airlines”?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Air Albania” erdhi si një diamant për Shqipërinë, emri i saj do të ishte krenaria jonë. Do të fluturonte në qiejt e Europës, pse jo dhe përtej, do të ishte “Air Albania” në të gjitha aeroportet. Por rrugës gjithçka u kompleksua, u politizua, u akuzua, diku kritika vlente, diku akuza gënjente. Kjo është një panoramë e shkurtër e atyre që kanë ndodhur këtë verë më “Air Albania”-n.

Pak hyrje

Kohët e fundit ka pasur dhe shumë raportime që në thelb kishin një qëllim, dëmtimin e kësaj kompanie, por edhe emrit që ajo mbante në veçanti.

Gjysmë të vërteta, skenarë dhe intriga mediatike, të cilat turbullonin ujërat, që ne menduam t’i kthjellonim pak për të kuptuar cila ishte e vërteta dhe çfarë po ndodhte.

Pasi përmblodhëm rëndësinë e “Air Albania”-s për shqiptarët, që mund ta lexoni këtu, filluam të gërmojmë më shumë për të kuptuar më tepër rreth së kaluarës dhe së ardhmes së kompanisë.

Për t’u përballur me gjithçka që hidhej në media periferike ose jo, kërkuam bilancet, pra pasqyrat me të dhëna financiare të deklaruara në QKB, dhe çuditërisht nuk kishte asgjë. Kompania nuk i deklaron që prej themelimit.

Kush janë aksionerët e “Air Albania”-s?

Të dhëna financiare për “Air Albania”-n në QKB nuk ka. Nga ekstrakti që lexoni më poshtë, kompania “Turkish Airlines” ka 49% të aksioneve, MDN Investment (në pronësi të shtetasit Sinan Idrizi) ka 41 % dhe ALBcontrol ka 10% të aksioneve, megjithëse në ekstrakt dhe sistemin e QKB-së del me 1%.

Aksionerët dhe veprimet e tjera janë të publikuara, por bilance të kompanisë nuk ka. Për të sqaruar gjithë situatën, me qëllim iu drejtuam “Air Albania”-s zyrtarisht, por deri në momentin e këtij shkrimi nuk morëm përgjigje nga asnjë prej personave që kontaktuam. I vetmi që u përgjigj në telefon tha dërgoni pyetjet me e-mail dhe, kuptohet, përgjigje nuk morëm kurrë.

Nga gjithçka që hulumtuam dhe lexuam edhe nga mediat dhe publikimet e kolegëve është fakti se informacione për bilance dhe dokumente kishte në media, por në QKB jo, nuk ekzistonin.

“Turkish Airlines” dhe “Air Albania”

Ajo që zbuluam më tej është se një nga aksionarët, “Turkish Airlines”, për vite me radhë deklaronte informacionin financiar në lidhje me kompaninë “Air Albania”, në dokumente zyrtare të publikuara për investitorët e tyre.

“Turkish Airlines” është një emër dhe kompani e madhe, e cila kuotohet në bursë dhe deklaron në institucionet ligjore në Turqi. Pra, edhe pse “Air Albania” nuk deklaron që nga fillimi i aktivitetit në Shqipëri, në Turqi “Turkish Airlines” raporton aktivitetin e saj financiar, ku përfshihet edhe aktiviteti i “Air Albania”-s. Pra, me pak fjalë, materialet që publikohen në media për “Air Albania”-n kanë bazë deklarimet e “Turkish Airlines”.

Investigimi shkon në Turqi

Duke parë këtë fakt dhe duke siguruar edhe ne këto të dhëna, pra deklarimet e “Turkish Airlines”, redaksia e CNA-së shkoi më tej, duke u dërguar me e-mail disa pyetje drejtuesve të “Turkish Airlines”. E-maili është dërguar ditën e martë.

“Meqenëse po përgatisim një artikull investigimi në lidhje me ‘Air Albania’-n, linjën ajrore kombëtare të Shqipërisë, e cila ka qenë në qendër të shumë spekulimeve që nga data e themelimit të saj, do të na duhej mbështetja juaj si aksioneri i kësaj kompanie për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që do të hedhin dritë mbi këtë investigim. Sipas Marrëdhënieve me Investitorët dhe raporteve të KAP:

1. Në raportet tuaja financiare për periudhën që nga themelimi i kompanisë, vumë re fjalinë ‘Që nga 31 dhjetori 2019, humbja e Air Albania, e cila tejkalon pjesën totale të Grupit në kapitalin aksionar të sipërmarrjes së përbashkët, nuk është llogaritur në pasqyrat financiare të konsoliduara.

Që nga 30 qershori 2025, humbja është 3 dollarë amerikanë. (Humbja që nga 31 dhjetori 2024: 3 dollarë amerikanë), duke iu referuar 3 milionë dollarëve amerikanë dhe në versionin turk 98 milionë TL’. Meqenëse ‘Air Albania’ nuk ka dorëzuar asnjë pasqyrë financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri (QKB), në rast se keni ndonjë kopje të kësaj Pasqyre Financiare të ‘Air Albania’-s, ne do të donim të kishim një kopje të saj.

2. Duke iu referuar temës së mësipërme, ne do të donim gjithashtu të kërkonim informacion për të gjithë periudhën për çdo Raport Auditimi, shitjeje, të ardhurash, numër pasagjerësh, raporte shpenzimesh, etj., mbi të cilat bazohet deklarata juaj?”

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, e premte, 29 gusht, ora 10:15, redaksia e CNA-së nuk ka marrë asnjë përgjigje nga “Turkish Airlines”.

Heshtja që shton dyshimet dhe pyetjet

Siç kuptohet nga situata, ka disa shqetësime që lidhen me kompaninë dhe deklarimet e “Turkish Airlines”. Por heshtja shton edhe më shumë dyshimet.

Duke qenë se nuk morëm përgjigje nga kompania, por edhe audituesi zyrtar, të cilit ia çuam të njëjtat pyetje, mjegulla që mbulon gjithçka nga heshtja çon në shumë paqartësi, të cilat kërkojnë një përgjigje.

Së pari, a mund të jenë të falsifikuara dokumentet e publikuara të audituara dhe a po i manipulon “Turkish Airlines” investitorët? Kjo është një pyetje themelore për të kuptuar të vërtetën e bilanceve në lidhje me “Air Albania”-n.

Që nga viti 2018, siç e konstatuam edhe ne, kompania “Air Albania” menaxhohet nga personeli i saj. Lind pyetja, që nga themelimi i “Air Albania”-s, a ka manipuluar të dhënat CEO, Sinan Dilek, (i cili është ende një drejtues i “Turkish Airlines”, SVP Catering & In-Flights Products), apo i ka ndarë ato vetëm me kompaninë e tij, apo nuk i ka përmbushur detyrimet? Sepse mosdeklarimet në Shqipëri nisin në 2018, që në ditën e fillimit.

Një tjetër pyetje mjaft e thjeshtë është: Pse kompania ende nuk i deklaron Pasqyrat Financiare, madje as ndryshimin e menaxhimit, siç kuptohet nga ekstrakti? Pse CEO i ri i “Air Albania”, Sinan Isik, nuk po i publikon Pasqyrat Financiare të “Air Albania”-s?

Një tjetër pyetje që ende nuk gjen përgjigje është fakti se si dy aksionerët e tjerë të kompanisë, që së bashku shkojnë 51%, lejojnë publikime të tilla të njëanshme?

Dhe pyetja e fundit, por edhe shumë e rëndësishme është: Pse dokumentet e publikuara kanë vlera të ndryshme midis versioneve në anglisht dhe turqisht? Në momentin që morëm dokumentet konstatuam edhe këtë gjë, diferenca në bilance (turqisht, anglisht) është gati sa 25% e totalit të tij.

Misioni vazhdon

Ky investigim yni në lidhje me “Air Albania”-n bëhet për të qartësuar dhe kuptuar të vërtetën e emrit që përfaqëson Shqipërinë tonë në qiejt e Europës e përtej. Nuk gjetëm përgjigjet e plota, por misioni ynë vazhdon.

Ne, më shumë sesa përgjigje zyrtare, gjetëm heshtje, dhe nga verifikimi i të dhënave gjetëm materiale apo informacione që na shtuan më shumë dyshimet se gjithçka që po ndodhte ishte përtej “Air Albania”-s.

Shkon tek aksioneri me 49% që është “Turkish Airlines”, aksioneri më i madh që nuk u përgjigj kurrë për pyetjet tona, por thjesht na i shtoi më tej dyshimet që ne parashtruam më sipër./ CNA

Tags: Air AlbaniaTurkish Airlines
Previous Post

Aksident në aksin Rrogozhinë-Kavajë, humb jetën i moshuari

Next Post

Tenderi/ Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Next Post
Tenderi/ Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Tenderi/ Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al