Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori i njohur, Naun Shundi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Një ditë më parë, gruaja e aktorit me anë të një postimi në Facebook, falënderonte të gjithë ata që kane kontribuar financiarisht, ndërsa kërkonte që të mos kontribuonin më pasi shëndeti i tij ishte përkeqësuar, duke marrë një tjetër drejtim.

“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha,na keni falur lehtësi dhe kurajo në betejen me jetën. Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.
Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, shkroi nje dite me pare gruaja e aktorit.

Shundi ka kaluar mbi 46 vite në Teatrin Kombëtar shqiptar dhe është konsideruar një nga figurat kryesore të skenës shqiptare. Ai ka interpretuar mbi 100 role në teatër dhe rreth 20 role në film, duke kontribuar në pasurimin e dramaturgjisë shqiptare dhe duke u bërë mentor për shumë artistë të rinj.

Ai gjithashtu ka themeluar Teatrin e parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”, një platformë për shfaqje eksperimentale dhe promovim të talenteve të rinj. Në vitin 2021 nisi projektin “Il commissario daltonico a teatro”, një shfaqje që kombinonte humor, mister dhe absurditet, por projekti u pezullua për shkak të problemeve shëndetësore.

Previous Post

Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës, policia: Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë dykatëshe dhe fushë minifutbolli

Next Post

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Next Post
Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al