Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Komedi në KPP/ ABS: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Komedi në KPP/ ABS: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur me një situatë të paprecedentë, teksa kompania Advanced Business Solutions ka dërguar me urgjencë një shkresë duke kërkuar anullimin e tërheqjes nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t.

Në shkresë, kompania me pronarë Geron Meçen thotë se kërkesën për t’u tërhequr nga ankimimet nuk e ka bërë ajo, por dikush tjetër që i ka piratuar llogarinë në e-Albania.

“Ditën e sotshme, me datë 13.08.2025 jemi vënë në dijeni përpara faktit se me datë 12.08.2025, persona të paautorizuar kanë arritur të ndërhyjnë në llogarinë tonë në e-albania duke ngarkuar dokumente në seksionin e ankesave drejtuar institucionit tuaj sipas të cilave deklarohet “dorëheqje e ankimit të paraqitur” për disa procedura prokurimi,” thuhet në shkresën urgjente që kompanitë Advanced Business Solutions dhe Datalog i kanë nisur komisionit të Prokurimit.

Komedi në KPP/ ABS: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t

Shkresa e ABS ne KPP

Advanced Business Solution dhe Datalog janë në luftë të ashpër me AKSHI-n. Deri pak ditë më parë, ato kishin 4 tendera të mëdhenj të AKSHI-t në procedurës ankimimi në Komisionin e Prokurimit Publik. Por befas, në datën 12 gusht në faqen e KPP-së u shfaqën kërkesat e të dy kompanive për tërheqjen nga ankimimi i secilit prej tenderave në proces.

Ky vendim zgjoi jo pak habi në tregun e IT-s, teksa të gjithë përpiqeshin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, që Geron Meçe ishte tërhequr nga lufta ballore me AKSHI-n. Por tashmë kompania thotë se nuk e ka bërë ajo tërheqjen.

Kompania Advanced Business Solutions ka kontrata për sigurinë kibernetike në disa institucione të shtetit shqiptar. Por kompanisë, që duhet të ruajë integritetin e infrastrukturës kibernetike të shtetit i kanë piratuar llogarinë e saj në e-Albania.

Deri dy vjet më parë ABS ishte kontraktori kryesor i AKSHI-t duke marrë miliarda lekë tendera me gara të kompromentuara dhe madje edhe me procedura sekrete. Por në mënyrë të papritur, në gjysmën e dytë të vitit 2023 kompanisë iu heq çdo akses nga fondet publike. Vendin e ABS si kontraktori më i madh në tenderat e AKSHI-t e mori Soft & Solution e Ermal Beqirit.

Që nga ajo kohë, ABS e Gerond Meçes ka ankimuar thuajse çdo tender të zhvilluar nga AKSHI. Situata u bë aq kritike saqë e çoi AKSHI-n në bllolkim të plotë dhe këtë vit Agjencia nuk ka arritur të mbylle dot asnjë procedurë prokurimi, ndonëse ka tenderuar mbi 70 milionë euro.kapital

Previous Post

Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, vihet në pranga një person

Next Post

3 turiste italiane vjedhin bizhuteri e parfume në Ksamil

Next Post
3 turiste italiane vjedhin bizhuteri e parfume në Ksamil

3 turiste italiane vjedhin bizhuteri e parfume në Ksamil

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak

Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak

October 27, 2026
PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al