Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen e tenderit 6.2 milionë euro të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgjet e vendit. Vendimi u mor pas konstimit se procedura ishte zhvilluar në shkelje të ligjit, pasi nuk ishte argumentuar pse kontrata ishte bërë në një lot të vetëm. KPP kërkon tashmë ndarjen e saj në disa lote dhe përsëritjen e garës me kritere të reja për të garantuar konkurrencë të barabartë.

Ankesat për kriteret përjashtuese

Ky vendim erdhi pas ankesës së kompanisë AEES sh.p.k., e cila ka ngritur pretendime për mungesë transparence dhe përjashtim të operatorëve të tjerë nga gara. Në ankesë, AEES theksonte se kërkesat për certifikata specifike të lëshuara vetëm nga prodhuesit e pajisjeve Smiths Detection dhe sistemeve video VMS ishin kritere që praktikisht favorizonin një grup të ngushtë operatorësh: Advanced Business Solutions e Gerond Meçes dhe AlbaScan e Elton Jorgjis, kompani të cilat prej kohësh kontrollojnë segmentet kryesore të pajisjeve të sigurisë në burgje.

Skandalet e sigurisë në burgje

Publik.al ka raportuar më herët se këto kompani, pavarësisht tenderave milionësh, kanë dështuar në ofrimin e shërbimeve bazë të sigurisë.

Në dhjetor 2023, në burgun e Peqinit, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj futi armë në qeli dhe vrau një të burgosur tjetër, ndërkohë që kamerat nuk funksiononin dhe skanerët ishin jashtë përdorimi. Pajisjet menaxhoheshin nga AlbaScan.

Vetëm pak javë më vonë, në burgun e Fierit, një tentativë arratisjeje nxori në pah të njëjtat probleme: kamera të fikura, alarme jashtë funksionit dhe mungesë kontrolli mbi mjetet e futura në qeli.

Edhe pse pas këtyre ngjarjeve ish-drejtori i Burgjeve Admir Braja dha dorëheqjen dhe në vend të tij u emërua Klevis Qose, kontratat vijojnë të mbeten në duart e kompanive të akuzuara për shërbime të dështuara dhe favorizime në tendera.

Dyshimet për kapje të tenderave publikë

Ky rast është një tjetër provë se si tenderat shumë-milionësh për sigurinë në burgje zhvillohen nën akuza për paracaktim fituesish dhe kushte të qepura sipas interesave të disa kompanive të lidhura politikisht. Publik.al ka denoncuar vazhdimisht faktin se AKSHI, përmes procedurave të mbyllura dhe kushteve të veçanta, ka krijuar monopole në sektorë jetikë të sigurisë.

Me urdhrin e fundit të KPP-së, tenderi duhet të rishpallet me kushte të reja dhe të ndahet në lote, gjë që do të testojë realisht integritetin dhe transparencën e prokurimeve publike në fushën e sigurisë. Por pyetja që ngrihet është: a do të mbyllet sërish gara me të njëjtët fitues të paracaktuar, apo më në fund do të ketë konkurrencë reale?/ Publik Media

Previous Post

UNRWA jep alarmin: Trefishohet numri i fëmijëve të kequshqyer në Gaza

Next Post

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

Next Post
U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

October 30, 2026
Aksident në aksin Pukë-Fushë Arrëz, plagoset çifti

Aksident në aksin Pukë-Fushë Arrëz, plagoset çifti

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al