Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër rast shqetësues ka nxjerrë në pah problemet me sigurinë në kompleksin luksoz “Valamar” në Gjirin e Lalzit, i cili ruhet 24 orë nga kompania private “ARB Security”.

Disa ditë më parë, një vilë e kyçur të një emigranti në kompleksin luksoz “Valamar”, në Gjirin e Lalzit, ra pre e një grabitjeje spektakolare, teksa një tjetër vilë është tentuar që të vidhet nga një hajdut dhe sistemi i sigurisë së ARB Security ka dështur.

Në denoncimin për BoldNews.al, qytetari shkruan se një vilë është tentuar që të grabitet nga hajdutët në bllokun C të kompleksit ‘Valamar’.

Sipas denoncuesit, hajduti është futur ne shtëpi edhe pse ka pasur njerëz, duke vënë në pikëpyetje sistemin e sigurisë së vilave dhe patrullimet që bën ‘ARB Security’ në kompleks. Ai është zbuluar nga të pranishmit dhe më pas është larguar me vrap nga vetrata.

Më tej denoncuesi bën me dije se kjo grabitje është tentuar që të kryehet në bllokun e administruar nga Lulzim Mehmetaj, një biznesmen i njohur për lidhjet e tij me pushtetin, pasi ka përfituar disa tendera me vlerë miliona euro nga pushteti qendror dhe lokal. Ndërsa grabitja e 4 gushtit, ndodhi në bllokun e administruar nga kompania e Dritan Agollit.

“Një tjetër vilë goditet nga skifterët në Valamar. Te blloku C. Hajduti është futur në shtëpi edhe pse ka pas njerëz. Është zbuluar nga banorët dhe ka ikur me vrap nga vetrata. Përsëri ARBSecurity në gjumë. Ndërsa një javë më parë është vjedhur në bllokun e administruar nga kompania e Agollit, kësaj here ne bllokun e administruar nga Lulzim Mehmetaj”, thuhet në denoncim.

Kjo ngjarje vë në diskutim sigurinë e një prej komplekseve më luksoze në bregdetin shqiptar. Hajdutët si duket, mund të futen dhe të kryejnë grabitje lirshëm, pasi sistemi i sigurisë së ARB Security ka dështur.

Detyra e patrullave të kësaj kompanie është sigurimi i hyrje-daljeve dhe, mbi të gjitha, siguria e pushuesve dhe pronës së tyre, por duket se ‘skifterë’ fut lirshëm në kompleksin luksoz.

Çfarë ndodhi në 4 gusht në kompleksin Valar?

Në orët e para të së hënës së 4 Gusht 2025, vila e kyçur e një emigranti në kompleksin luksoz “Valamar”, në Gjirin e Lalzit, ishte pre e një grabitjeje spektakolare. Në fakt, vjedhja në vetëvete nuk është ndonjë rast i çuditshëm, madje edhe i rëndomtë.

Por, mënyra se si ka ndodhur, ose më saktë “kodi i heshtjes Omerta” që ka rrethuar këdo rreth vilës dhe ata që duhet të ruanin apo të punonin për zbardhjen e ngjarjes, krijon dyshimet se kjo është një vjedhje që duhet mbuluar.

Objekti i grabitjes, pra vila ku është bërë vjedhja, është pronë e një shtetasi shqiptar, i cili jeton dhe punon prej vitesh jashtë Shqipërisë. Autorët duket se kanë pasur informacion të saktë që preja e tyre ishte i thjeshtë për t’u grabitur, pasi në të nuk kishte njeri.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit janë treguar tërësisht inaktive për të kryer verifikimet e rastit dhe, mundësisht, për të zbuluar autorët e grabitjes. Deri më tani, asnjë nga institucionet ligjzbatuese nuk ka dhënë, më së paku, një informacion paraprak për ngjarjen. Duke pasur parasysh se zyrat policore përmbysin redaksitë e lajmeve gjatë verës me “masat e ndërmarrja për sigurimin e sezonit turistik”, heshtja për vjedhjen në një kompleks luksoz bregdetar tingëllon keq.

Kompleksi “Valamar” ruhet 24 orë nga shërbimi i Sigurisë Private, “Arb Security”. Detyra e patrullave të kësaj kompanie është sigurimi i hyrje-daljeve dhe, mbi të gjitha, siguria e pushuesve dhe pronës së tyre. Por, të paktën mesnatën, duke hyrë kjo javë, ‘Arb Security” duket se ka qenë në gjumë. Grabitësit kanë hyrë dhe dalë të qetë nga vila, pa u shqetësuar, pa u pikasur dhe, ‘afërmendsh”, edhe pa u zbuluar dhe ndaluar.

Tags: ARB SECURITYDritan AgolliLulzim MehmetajValamarvjedhje
Previous Post

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 milionë euro, dokumentet të pasakta!

Next Post

Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderland

Next Post
Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderland

Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderland

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al