Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Air Canada anulon fluturimet, shkak greva e ekuipazhit ajror

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Air Canada anulon fluturimet, shkak greva e ekuipazhit ajror
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Air Canada, kompania ajrore më e madhe në vend, do të nisë të enjten anulimin gradual të fluturimeve, pasi sindikata që përfaqëson ekuipazhin ajror lëshoi një njoftim 72-orësh për grevë.

Në një deklaratë, Air Canada paralajmëroi se pasagjerët që nuk kanë konfirmuar fluturimet e tyre nuk duhet të araqiten në aeroport, pasi kompania do të fillojë reduktimin e fluturimeve.

Sindikatat e ekuipazhit që përfshin 10,000 punonjës, thanë se kishin negociuar në mirëbesim, por kompania kishte refuzuar të adresonte kërkesat kryesore, përfshirë rritjen e pagave dhe kompensimin për punën e papaguar.

Air Canada, nga ana tjetër, lëshoi një njoftim për bllokim prej 72 orësh, duke akuzuar sindikatën për kërkesa të “tejskajshme” dhe për refuzimin e ndërmjetësimit të detyruar nga palë të treta.

Kompania me seli në Montreal, e cila operon në 64 vende me një flotë prej 259 avionësh, tha se ndërprerja e paplanifikuar e shërbimeve përbën një rrezik të madh, si për kompaninë, ashtu edhe për punonjësit. Rreth 130,000 pasagjerë në ditë, përfshirë 25,000 kanadezë, mund të preken gjatë sezonit kulmor të udhëtimeve verore.

Air Canada tha se po pozicionon strategjikisht avionët dhe ekuipazhet përpara ndërprerjes së mundshme, në mënyrë që të mund të realizojë mirëmbajtjet rutinë dhe të rifillojë sa më shpejt fluturimet pas grevës.

Fluturimet e para të prekura do të jenë ato të Air Canada dhe Air Canada Rouge, të enjten, ndërsa fluturime të tjera do të anulohen të premten. Kompania njoftoi se të gjitha fluturimet do të ndalojnë tërësisht të shtunën.

Fluturimet Air Canada Express, që përbëjnë rreth 20% të pasagjerëve të përditshëm të kompanisë, nuk do të preken.

Pasagjerët me fluturime të anuluara do të njoftohen dhe do të marrin rimbursim të plotë, tha kompania. Air Canada gjithashtu ka bërë marrëveshje me kompani të tjera ajrore kanadeze dhe të huaja për të ofruar alternativa udhëtimi për klientët. Sidoqoftë, këto opsione mund të kërkojnë kohë dhe nuk janë të garantuara menjëherë.

Previous Post

KAYO refuzon vendimin e Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen në ambientet e punës

Next Post

Zjarret më shkatërrues në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Next Post
Zjarret më shkatërrues në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Zjarret më shkatërrues në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al