Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blushi: Kërkojmë shpalljen urgjente të gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Blushi: Kërkojmë shpalljen urgjente të gjendjes së fatkeqësisë natyrore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një konferencë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi shqetësimin për situatën katastrofike të zjarreve që po përfshijnë vendin.

Ai prezantoi tre nisma urgjente që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet: shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe apelimin për ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane.

Ai nxori në pah përgjegjësinë e qeverisë për mungesën e masave efektive dhe për të kërkuar mobilizim të plotë shtetëror për të mbrojtur jetën, pronat dhe ambientin, duke denoncuar korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë që po rrezikojnë fatin e qytetarëve dhe të vendit.

 

Deklarata e plotë:

Zjarret, Blushi propozon 3 nisma urgjente: Të shpallet Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore, të mblidhet Këshilli i Sigurisë, t’i adresohemi Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane

Prej javësh, Shqipëria po digjet në të katër anët e saj për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë kriminale të Qeverisë, që me dashje nuk ka marrë asnjë masë efektive për të parandaluar në kohë dëmet kolosale në pasuritë publike dhe private të shqiptarëve.

Mijëra hektarë pyje, kullota, pemishte, dhjetëra banesa të djegura dhe qytetarë të plagosur në luftë me flakët është bilanci tragjik i braktisjes pa mëshirë të qytetarëve nga shteti që lufton sot me flakët me mjete rrethanore, për shkak se nuk ka patur kurrë vullnetin për të çliruar fondet e domosdoshme për mbrojtjen dhe emergjencat civile, duke i kanalizuar ato drejt PPP-ve, koncesioneve dhe mijëra tenderave sekretë për t’i vjedhur.

Piromani i Shqipërisë është Edi Rama.

Me vetëm 21 milion euro buxhet vjetor për mbrojtjen nga zjarri, aq sa shpenzon në vit Edi Rama vetëm për udhëtimet dhe vakancat e dyshimta me charter privat është tallje me shqiptarët, pronat dhe pasuritë e të cilëve po përpihen nga flakët.

Qeveria ka para për të paguar charterat privatë të Edi Ramës, por nuk jep asnjë cent për të blerë avionë për shuarjen e zjarreve, si të gjitha vendet fqinje që kanë të paktën 3 ose 4 avionë zjarrfikës.

Shqipëra po digjet sepse këtu të çon korrupsioni i përbindshëm i një Qeverie që “djeg” 90 mijë euro/ditë për një incenerator që nuk ekziston dhe që akordon vetëm 9 euro/vit për mbrojtjen e qytetarit nga zjarri.

21 milion euro për mbrojtjen nga zjarri, baraz me koston e e një kilometër të Unazës së florinjtë të Tiranës, është braktisje me vullnet të plotë, e qëllimshme dhe sistematike e qytetarëve në mëshirë të fatkeqësive.

Thellësisht trishtues është fakti që braktisja e shtetit ka sjellë edhe humbje jetë njerëzish, duke konfirmuar fatkeqësisht paralajmërimet tona se korrupsioni i kësaj qeverie po merr edhe jetë shqiptarësh të pafajshëm të cilët meritonin të jetonin me dinjitet në banesat e tyre.

Është cinike që Kryeministri Edi Rama nuk denjon të bëjë një deklaratë e jo më të ndërpresë pushimet, por dërgon disa ministra për të bërë vetëm foto në zonat e shkrumbuara nga flakët por pa u dhënë asnjë sqarim qytetarëve se pse nuk morën asnjë masë për të parandaluar tragjeditë.

Duke vlerësuar me mirënjohje të thellë heroizmin dhe sakrificat e deritanishme të forcave zjarrfikëse, si dhe të personelit të Forcave të Armatosura për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve, përballë mjeteve minimale dhe rrethanave ekstreme, konstatojmë me dhembje se megjithatë situata po percipiton shumë rrezikshëm duke mos kursyer as qytetet, si rasti i Delvinës, ku situata ishte apokaliptike.

Është e patolerueshme, që strukturat vendore dhe qendrore, në shumicën e operacioneve, shfaqen vetëm me mjete rrethanore.

Inkurajojmë domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje emergjente dhe të efektshme, të drejtuar dhe të koordinuar më së miri, për të patur sukses në luftën kundër zjarreve masive.

Së pari, Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri shpalljen e menjëhershme dhe pa vonesa të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore në të gjitha zonat e dëmtuara nga zjarri, si një masë e domosdoshme ligjore që të paktën do të garantonte përfitimin e plotë të dëmshpërblimeve për të gjithë qytetarët e dëmtuar në prona nga zjarri.

Së dyti, i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës, të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të miratuar një strategji të bashkëveprimit dhe koordinimit më të ngushtë të të gjitha insitucioneve për përballimin e situatës shumë të rëndë, në mënyrë që të sigurohen të gjitha burimet e brendshme dhe mbështetja e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të shkaktuara nga zjarret.

Së treti, vlerësojmë nevojën për t’ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane, duke patur parasysh se prioriteti absolut duhet të jetë mbrojtja e jetës dhe e pasurive publike dhe private.

Situata është jashtë kontrollit dhe rrezikon jetë njerëzish, prona private, trashëgimi natyrore dhe stabilitetin social.

Shqipëria nuk po digjet nga zjarri por nga korrupsioni dhe papërgjegjshmëria në ekstrem e shtetit që ka braktisur qytetarët e vet.

Çdo orë vonesë tjetër në këtë drejtim është përgjegjësi penale shumë e rëndë e shtuar për Qeverinë.

Previous Post

Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

Next Post

Vijojnë temperaturat e larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post
Vijojnë temperaturat e larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vijojnë temperaturat e larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al