Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

AKSHI i zhytur në korrupsion, Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret për tenderin 15 mln € të shkollave

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tenderi 15 milionë euro për laboratorët SMART në shkollat 9 vjeçare është veshur me dyshime të forta korrupsioni. Agjencia Kombëtare e Informacionit që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret e detyrueshme për kualifikim, pikërisht në datën kur ishte parashikuar të hapeshin ofertat e tenderit duke shtuar certifikatën e sigurisë.

Ky është një rast i paprecedentë, kur një autoritet kontraktor ndryshon kriteret e procedurës prokuruese pikërisht në ditën e tenderit, kur ishin parashikuar të hapeshin ofertat. Dyshimet janë se përmes këtyre ndryshimeve, AKSHI kufizoi konkurrencën dhe përjashtoi nga gara kompani për ta çuar tenderin aty ku është paracaktuar.

Tenderi

Tenderi për implementimin e laboratorëve SMART u shpall në Agjencinë e Prokurimit Publik në datën 24 korrik të 2023. Ai parashikon ngritjen e laboratorëve SMART në 216 shkolla të vendit për një fond total prej 1 miliardë e 669 milionë lekësh ose 15.2 milionë euro. Këto klasa përmbanin nga 14-19 laptop dhe pajisjet e tjera në funksion të tyre. Pra rreth 80 mijë euro kosto për çdo klasë, një çmim dukshëm i fryrë. Data e hapjes së ofertave të tenderit ishte parashikuar 24 gushti.

Por pikërisht në këtë datë, AKSHI ka depozituar në Agjencinë e Prokurimeve dy shtojca për ndryshimin e kritereve. Në shtojcën e parë, AKSHI vendosi që punonjësit e kompanive pjesëmarrëse në garë duhet të ishin të pajisur me certifikatë sigurie CSP, e cila lëshohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Por pak më vonë shtoi një tjetër shtojcë, duke e ndryshuar sërish kriterin e certifikatës së sigurisë dhe tashmë duke e kërkuar atë jo për të gjithë punonjësit e kompanisë, por vetëm për ata që do të aksesojnë datacenterin qeveritar. Rrjedhimisht data e re e zhvillimit të tenderit u shty për na 6 shtator. Por në këtë rast shtyrja nuk kishte asnjë rëndësi se procedura për të pajisur një punonjës me certifikatë sigurie zgjat disa muaj.

Ndaj futja e këtij kriteri ditën e tenderit e bëri të pamundur pjesëmarrjen për ato kompani, të cilat nuk i kishin punonjësit të pajisur me certifikatë. Ndërsa kompanitë e huaja me këtë kriter praktikisht përjashtohen të gjitha nga gara.  Ndryshimi i kritereve dy herë brenda ditës, për më tepër në ditën e tenderit, hedh dyshime të forta se rregullat e lojës në tendera nuk përcaktohen në zyrat e shtetit, por në ato të kompanive private, të cilat i qepin dhe i ndryshojnë ato sipas rastit, për të mos lejuar garë.

Gara për tenderin

Në garë për tenderin ishin “Sineteza” në bashkëpunim me “Fredi elektronik”, të cilat të dyja bashkë kanë kërkuar 229 milionë lekë ose 1 milion e 909 mijë euro për të realizuar kontratën. Një tjetër subjekt ka qenë “PC store” me ofertë 262 milionë lekë ose 2.1 milionë euro, por fituese ka dalë “Albascan” që kërkoi më shumë para sesa oferta më e ulët. Pra tenderi u fitua nga kompania Albascan, që deri në vitin 2017 kishte një xhiro të papërfillshme.

Dyshime për hetime nga SPAK

Dyshohet se tenderat e AKSHI-t kanë hyrë në orbitën e SPAK. Hetuesit e BKH thuhet se kanë sekuestruar një sërë kompjuterash dhe materialesh në cilësinë e provës lidhur me hetimin e këtij tenderi. Veç këtyre janë sekuestruar edhe telefonat e disa punonjësve, ndërkohë që një tjetër procedurë e cila po verifikohet është ajo e sistemit elektronik të burgjeve, që u përfshi nga skandali, kur në një burg të vendit ndodhi vrasje me armë zjarri dhe u konstatua se kamerat nuk punonin prej muajsh, edhe pse paratë paguheshin tek kompania private.

AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.

/Gazeta Sot/

Tags: AKSHIdyshime per korrupsionMirlinda Karçanajtender
Previous Post

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa e avokatëve të ish-presidentit

Next Post

Përgjegjësia digjet! Rama akuzon zjarrvënësit, hesht për dështimin e shtetit

Next Post
Përgjegjësia digjet! Rama akuzon zjarrvënësit, hesht për dështimin e shtetit

Përgjegjësia digjet! Rama akuzon zjarrvënësit, hesht për dështimin e shtetit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

October 19, 2026
Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al