Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PC Store kopsit me Skerdi Dafën tenderin 270 MLN lekë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
PC Store kopsit me Skerdi Dafën tenderin 270 MLN lekë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një procedurë tenderimi e zhvilluar nga Universiteti i Tiranës për “Rinovimin dhe modernizimin e infrastrukturës teknologjike në ndihmë të kërkimit shkencor” në filialin e tij në Sarandë ka ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe konkurrencën reale.

Fitues i procedurës është shpallur kompania PC Store, me një ofertë prej 2,708,215 lekësh,  saktësisht e barabartë me fondin limit të përcaktuar nga vetë universiteti.

Kur oferta përputhet fiks me fondin limit

Në praktikën e prokurimeve publike, një ofertë që përputhet në çdo qindarkë me fondin limit është një sinjal alarmi i fortë për mungesë gare të vërtetë. Kjo përputhje “perfekte” lë të kuptohet se operatori ekonomik ka pasur dijeni të plotë për shumën maksimale të lejuar dhe e ka ofruar atë, duke eliminuar mundësinë e një uljeje reale të kostos për buxhetin publik.

Sipas të dhënave zyrtare, procedura ishte e hapur, e thjeshtuar, me afate të shkurtra:

  • Data e hapjes: 16 korrik 2025
  • Data e mbylljes: 28 korrik 2025
  • Data e publikimit të fituesit: 5 gusht 2025

Emrat pas tenderit

Kjo procedurë mban vulën e drejtuesve më të lartë të Universitetit të Tiranës:

Artan Hoxha, rektor i UT, i përfolur prej vitesh në media për afera klienteliste dhe vendimmarrje të dyshimta financiare.

Skerdi Dafa, administrator i UT, i akuzuar më herët nga zëra publikë për menaxhimin e tenderëve në mënyrë të mbyllur dhe në favor të kompanive të caktuara.

Të dy kanë qenë subjekt i akuzave për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike, veçanërisht në kontrata që lidhen me blerje pajisjesh dhe investime infrastrukturore brenda universitetit.

PC Store dhe tenderat publikë

PC Store ka qenë në qendër të dyshimeve edhe më parë për fitimin e tenderëve të paracaktuar, veçanërisht në sektorin e pajisjeve IT dhe softuerëve, ku shpesh ka konkurruar e vetme ose me garë minimale.

PC Store modeli i tenderëve të paracaktuar

PC Store ka një histori të gjatë me tendera të dyshimtë në sektorin publik, veçanërisht në IT dhe infrastrukturë teknologjike. Një nga rastet më flagrantë është blerja e serverit për Kuvendin e Shqipërisë. Burime pranë institucioneve të prokurimit publik pohojnë se kompania jo vetëm që e kishte blerë serverin përpara hapjes së tenderit, por edhe e kishte në gjendje fizike në magazinat e saj, duke e konsideruar veten fituese pa u zhvilluar ende procedura zyrtare.

Nga ana tjetër, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) nuk ka bërë publik ende vendimin për këtë tender, duke shtuar dyshimet për paracaktim dhe mungesë transparence. Ky precedent e bën edhe më të fortë dyshimin se tenderi i Universitetit të Tiranës ndjek të njëjtin model – shpalljen fitues të një kompanie që di paraprakisht rezultatin.

Burime për Publik.al  konfirmojnë se serveri është i veçanté dhe  shumë i kushtueshën dhe ka hyrë  në Shqipëri shumë muaj përpara se të shpallej tenderi i Kuvendit. Server shume i kushtueshem per AI. 

Dyshimet e forta mbi procesin

Tre elementë kyç e bëjnë këtë procedurë problematike:

  1. Oferta identike me fondin limit – shenjë klasike e një gare formale pa ulje çmimi.
  2. Afatet e shkurtra – vetëm 12 ditë nga hapja deri në mbylljen e ofertave, duke kufizuar pjesëmarrjen reale.
  3. Mungesa e transparencës mbi numrin e ofertuesve dhe arsyet e skualifikimit – informacion që nuk publikohet në mënyrë të plotë.

Thirrje për hetim

Ky rast kërkon ndërhyrje urgjente nga SPAK, Agjencia e Prokurimeve Publike dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Një procedurë ku fituesi merr pikërisht fondin maksimal, nën drejtimin e zyrtarëve të përfolur për korrupsion, nuk mund të quhet garë e ndershme.

Publik.al do të vijojë të ndjekë gjurmët e këtij tenderi dhe të hetojë nëse kemi të bëjmë me një tjetër rast ku buxheti publik përdoret si çek i bardhë për një kompani të favorizuar.

Tags: artan hoxhaKomisioni i Prokurimit Publik (KPP)PC Storerektor i UTskerdi dafi
Previous Post

Zbulimi i rëndësishëm arkeologjik në Kosovë, jehonë edhe në mediat ndërkombëtare

Next Post

Vapa ekstreme, paralajmërojnë mjekët: Rrahjet e zemrës dyfishohen, pini sa më shumë ujë

Next Post
Vapa ekstreme, paralajmërojnë mjekët: Rrahjet e zemrës dyfishohen, pini sa më shumë ujë

Vapa ekstreme, paralajmërojnë mjekët: Rrahjet e zemrës dyfishohen, pini sa më shumë ujë

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al