Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Grupi i Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

admin by admin
in AKTUALITET
0
Grupi i Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK-ut, të pak ditëve më parë, ku u godit organizata e Çopjave me bazë në Elbasan. Operacion gjatë të cilit u sekuestruan 17 ton kokainë.

GJKKO ka vendosur që shtatë nga të arrestuarit të mbeten në burg, ndërkohë që njëri lihet në arrest shtëpiak. Dy të tjerët, që ishin shoferë, janë lënë në detyrim paraqitje.

Arrest në burg:

  1. E. Ç
  2. A.Ç alias D.Ç
  3. P.L alias P.S
  4. R.M
  5. G.Ç
  6. M.K
  7. E. Ç

Arrest në shtëpi

  1. R. Ç

Detyrim paraqitje

  1. K.Gj
  2. D.P

Bëhet fjalë për operacionin e zbuluar ditën e premte, kur Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) tha se kishte goditur një organizate kriminale shqiptare, e cila kontrollonte trafikun e kokainës në tregun evropian. Sipas SPAK-ut, ky grup ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë.

Hetimet intensive, në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritetet ligjzbatuese nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e komunikimeve të enkriptuara të platformës SkyECC. Organizata kriminale, e udhëhequr nga të dyshuarit me inicialet E.Ç. dhe F.G., operonte në mënyrë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera për të lehtësuar transportin e drogës dhe duke investuar fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Ngarkesat e kokainës ishin të fshehura në mënyrë të sofistikuar brenda kutive sapuni, bombolave të bojës apo materialeve të tjera të maskuara me marka tregtare të njohura.

Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.

 

Previous Post

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

Next Post

Tragjedi në boksin japonez, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event sportiv

Next Post
Tragjedi në boksin japonez, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event sportiv

Tragjedi në boksin japonez, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event sportiv

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026
Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al