Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së

admin by admin
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Edi Rama, në skenë zbavit popullin me aksionet e përditshme të “çlirimit të hapësirave”, në prapaskenë thur zaptimin me ndërtime të Zonave Natyrore të Mbrojtura. Në vitin 2022, kur e komandoi drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Edi Rama nuk zgjodhi ndonjë biolog, agronom, inxhinier pyjesh apo mjedisi. Ai e dërgoi zonjën Daniel Pirushi, që është arkitekte. Por mbi të gjitha është e devotshme, sepse i ka shërbyer Ramës si drejtore në KKT ku bëhen gati skicat e lejeve të ndërtimit, në Institutin e Trashëgimisë Kulturore, ku ka mbrojtur me zell porositë e shefit.
Daniel Pirushi
Dhe ja ku erdhi dita. Shikojeni largpamësinë e Ramës: Drejtoresha do të menaxhojë ndërtimet në këto zona, që të paktën në letra dukeshin të mbrojtura. Drejtoresha, me porosi të Ramës (vendimet e qeverisë për zonat e Mbrojtura)  ka bërë menjëherë 4 tendera dhe ka lidhur kontratat me studio projektimi, që do të hartojnë planet integrimit të aktiviteteve turistike dhe tradicionale. E para është Laguna e Karavastasë ku pas disa vitesh nuk do të shohim më gjurmë të pyllit dhe të zogjve. Kontrata i shkon indirekt Getian Sulës të “Agi Cons”, i cili ka përvojë në Tiranë në kthimin e kodrave të gjelbra në rezidenca betoni. Objekti i kontratës është “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Parku Kombëtar Divjake Karavasta, VKM nr. 59, datë 26.01.2022, Aneks 4”. Për sqarim, vendimi i qeverisë i vitit 2022 ka zgjeruar sipërfaqen e zonës së mbrojtur, dhe rrjedhimisht, është rritur 20% i sipërfaqes që lejohet për ndërtim në bazë të ligjit të vitit 2024. E thamë më sipër se Rama është largpamës për këto gjëra. Për këtë projekt është dhënë fondi limit 9,536,416.6 lekë pa TVSH në total, vënë në dispozicion nga të ardhurat e AKZM-së. Fituesi i kontratës me kohëzgjatje 9 muaj është shpallur më 27 qershor 2025, bashkimi i dy studiove “Arkimade” sh.p.k & “Zenit & CO” shpk. Kujtojmë se kompania “Zenit&Co” mbështetet nga “Abi Cons” pasi janë partner biznesi. Qysh nga viti 2018, këto dy subjekte kanë krijuar ZMA, që është koncesioni i mirëmbajtjes së shkollave në Tiranë, dhënë nga Erion Veliaj.
Në këtë tender janë paraqitur edhe  “Lurimi” shpk, “Gjeokonsult & CO” shpk, “Infratech” shpk, “Xhet” shpk “C.E.C Group” shpk, “Taulant” shpk. Megjithatë pjesëmarrja duket formale pasi kontratat duken të paracaktuara. Është i njëjti grup studiosh që bëjnë oferta të përafërta për të gjitha kontratat e kësaj agjencie. Tenderi tjetër ka në qendër të tij Parkun Natyror Kombëtar të Llogarasë. Këtë kontratë e ka fituar kompania “Tualant” sh.p.k me pronare Ditikia Qatipin. Objekti i kontratës është “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Parku Kombëtar Llogara, VKM nr. 59, datë 26.01.2022, Aneks 7”. Fondi limit i caktuar për këtë tender është 9,362,222 lekë pa TVSH.
Edhe Laguna “Kune Vain” është vënë në qendër të interesit për ndërtime. AKZM ka shpallur fituese studion “Gjeokonsult & CO” sh.p.k për marrëveshjes kuadër: “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Rezervati Natyror i Menaxhuar Kune-Vain-Tale-Patok-Fushëkuqe-Ishëm”, Aneks 16” me fondin limit 9,480, lekë pa TVSH.
Kjo studio është e raportuar nga KLSH si mbikëqyrëse punimesh që vulos vjedhjen e fondeve nga kompanitë e ndërtimit. Kompania është themeluar nga Hamit Mustafa dhe më pas ia kaloi me letra të birit. Vjedhja është dokumentuar nga një raport i Kontrollit të Shtetit për adutimin e veprimtarisë së ARRSH-së, duke përfshirë edhe rrugën Kardhiq-Delvinë. Hamit Mustafa dhe Kujtim Çela, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë certifikuar punime të pakryera në lotet 4, 5 dhe 6 të rrugës Kardhiq-Delvinë Certifikimi i punimeve të pakryera është bërë për llogari të ndërtuesve Arben Goga, Bashkim Ramaj dhe Pëllumb Mustafa, të cilët kanë marrë paratë për lotin 6, për Sadik dhe Idajet Ismailaj që kanë marrë fondet për lotin 5 si dhe për Ergest Pazën dhe ortakët e tij, të cilët kanë marrë paratë për lotin 4.
Dhe për këto merita, drejtoresha e AKZM i ka dhënë kompanisë Gjeokonsult & CO edhe kontratën për planin e Qafë Shtamës. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Parku Natyror Qafshtamë, VKM nr. 60, datë 26.01.2022, Aneksi 5”. Fondi limit i caktuar për këtë qëllim është 9,431,777.7 lekë pa TVSH në total, vënë në dispozicion nga të ardhurat e AKZM-së.
Në vitin 2024, me forcën e kartonëve, Edi Rama e ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura. Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” i hapin rrugë ndërtimit në këto zona, pasi u jep të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën 20% të territorit të tyre. Nisma u paraqit në Kuvend nga 12 deputetë të mazhorancës, të cilët argumentuan se projektligji i ri do të ndalë shpopullimin. Mirëpo, ekspertët mjedisorë paralajmëruan se projektligji zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën. Në ligjin e ndryshuar për Parqet Kombëtare theksohet se se lejohen projekte të miratuara nga KKT, të propozuara nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit apo bashkitë./Gijotina
Previous Post

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Next Post

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

Next Post
Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026
Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al