Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

4 A-M dhe bashkimi Inc spa-Elmazaj fitojnë dy tenderat 60 milionë euro të Bypass-it të Tiranës

admin by admin
in AKTUALITET
0
4 A-M dhe bashkimi Inc spa-Elmazaj fitojnë dy tenderat 60 milionë euro të Bypass-it të Tiranës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një bashkim mes Elmazaj Construction dhe italianes Inc spa është shpallur fitues në garën e fortë për lotin e dytë të të nyjes Kashar-Vaqarr. Në tenderin me fond limit 28 milionë euro u paraqitën plot 13 oferta me pjesëmarrjen e pothuajse të gjithë peshave të rënda të ndërtimit në Shqipëri.

Por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të shpallë fituese ofertën e Inc spa dhe Elmazaj, të cilat ofruan çmimin 23.5 milionë euro, ose 4.5 milionë euro më pak se fondi limit. Në fakt, në garë u paraqit edhe një ofertë më e ulëta se siç ishte ajo e Gjikurisë me 20.5 milionë euro, apo Alko Impex, por ato u skualifikuan me motivin se nuk plotësonin kriteret.

Ndërsa në lotin e parë fitues, i cili ishte edhe më i madh në vlerë, fitues është shpallur kompania 4 A-M e Metaliajve. Për lotin e parë fondi limit ishte përcaktuar 3.3 miliardë lekë ose 34 milionë euro dhe kompania e zotëruar nga vëllezërit Metaliaj është shpallur fitues me një çmim 20 për qind më të ulët se vlera limit.

Ndërtimi i segmentit rrugor nga Kashari në Vaqarr është investimi më i madh publik, i hapur rishtaz këtë vit. Projekti i përfshirë në buxhetin e vitit 2025 ka një kosto prej rreth 73 milionë euro duke përfshirë dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ky segment është pjesë e Bypass-it të Tiranës dhe lidh drejtpërdrejt autostradën Tiranë – Durrës me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.

Me një gjatësi prej 21.6 kilometrash, rruga Kashar-Vaqarr do të përshkojë pjesën jugore, jugperëndimore dhe perëndimore të Tiranës, duke filluar pranë Qendrës Tregtare City Park në Kashar dhe duke përfunduar në Mullet, në kryqëzim me autostradën Tiranë–Elbasan. Traseja do të ketë dy korsi në secilën drejtim, një gjerësi prej 10.5 metrash dhe do të lejojë shpejtësi deri në 120 km/h.

Rruga do të kalojë në një terren fushor dhe kodrinor, duke përfshirë ndërhyrje të thella teknike si ura të dyfishta mbi lumin Erzen, ndërtim të një tuneli të ri në Rrogozhinë, dhe vendosjen e tre nyjeve kryqëzimi. Një nga to është me rrugën ekzistuese Tiranë–Durrës (Plepa), ku parashikohet një nyje hyrëse-dalëse për zonat përreth. Dy të tjerat lidhen me autostradën Kashar–Rrogozhinë dhe autostradën Tiranë–Elbasan.

Gjurma e rrugës përshkon zona bujqësore, përfshirë fshatrat Allgjatë, Picallë dhe Stërmas. Bypass-i i Tiranës konsiderohet si një ndër projektet më strategjike për përmirësimin e qarkullimit ndërqytetas në vend.

Previous Post

Shuhet këngëtari i polifonisë labe, Bujar Tabulla

Next Post

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë

Next Post
Kompania “G&E Investment” me bilanc zero merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë

Kompania "G&E Investment" me bilanc zero merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al