Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Maturantët dhe nxënësit e klasave të nënta mbetës në provime, publikohen datat e sesionit të dytë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Maturantët dhe nxënësit e klasave të nënta mbetës në provime, publikohen datat e sesionit të dytë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka publikuar udhëzimin e përbashkët për zhvillimin e sesionit të dytë të provimeve të Maturës Shtetërore 2025 dhe Maturës Shtetërore Profesionale 2025.

Ky sesion u vjen në ndihmë maturantëve që nuk kanë arritur të kalojnë provimet në raundin e parë.

Sipas Udhëzimit, provimet do të zhvillohen sipas këtij kalendari:

19 gusht 2025: Provimi i Gjuhës së huaj

22 gusht 2025: Provimi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë

26 gusht 2025: Provimi i Matematikës

2 shtator 2025: Provimi me zgjedhje (për Maturën e Përgjithshme) ose Provimi i teorisë profesionale të integruar (për Maturën Profesionale)

Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testet hartohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Kush ka të drejtë të marrë pjesë?

Maturantët që kanë mbetur në një ose më shumë provime të sesionit të parë.

Maturantët që kanë mbetur në një ose dy lëndë shkollore gjatë vitit 2024-2025, me kusht që t’i kenë shlyer ato deri më 6 gusht 2025.

Maturantët e viteve të shkuara që nuk kanë kryer ende të gjitha detyrimet e Maturës Shtetërore.

Kandidatët me diploma të njohura dhe njësuara të arsimit të mesëm, që kanë detyrime për Maturën.

Maturantët e përfshirë në pikat e mësipërme duhet të plotësojnë formularin A1Z për t’u regjistruar në provime, nëse nuk e kanë bërë këtë më parë.

Gjithashtu, deri më 11 gusht 2025, drejtoritë e shkollave duhet të dërgojnë zyrtarisht listat e maturantëve pjesëmarrës te Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP), të cilat më pas do t’i përcjellin në QSHA deri më 12 gusht.

Për informacione të detajuara mbi qendrat e provimeve, maturantët duhet të ndjekin njoftimet e ZVAP-ve dhe drejtorive të shkollave të tyre.

Kalendari i provimeve të sesionit të dytë të arsimit bazë

Nxënësit e klasave të nënta që nuk kanë arritur të kalojnë provimet kombëtare të arsimit bazë në sesionin e parë, do të kenë mundësinë të rivlerësohen në fund të gushtit. Sipas Udhëzimit, janë përcaktuar datat dhe rregullat e sesionit të dytë të provimeve.

Provimet do të zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm:

20 gusht 2025: Provimi i lëndës “Gjuhë shqipe”

25 gusht 2025: Provimi i lëndës “Matematikë”

29 gusht 2025: Provimi i lëndës “Gjuhë e huaj” (Anglisht, Frëngjisht, Italisht ose Gjermanisht)

21 gusht 2025: Provimi i “Gjuhës amtare” për nxënësit e pakicave kombëtare

Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Për nxënësit e pakicave kombëtare, vlerësimi do të bëhet në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë shqipe, Matematikë, si dhe sipas dëshirës, në një gjuhë të huaj. Për nxënësit e shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe (franceze, italiane, gjermane), provimi i gjuhës së huaj do të jetë në nivelin A2.

Udhëzimi specifikon gjithashtu masa të veçanta për nxënësit me aftësi të kufizuara, ndërsa thekson se testet hartohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen një sërë institucionesh, duke përfshirë QSHA-në, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (AKAP), drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore të arsimit.

Previous Post

Para për t’u futur ‘mik’ te gjykatësit, SPAK dërgon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

Next Post

Dosja Hetimore/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme!

Next Post
Dosja Hetimore/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme!

Dosja Hetimore/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme!

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

October 28, 2026
Këmbimi valutor 28 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 28 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al