Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDALI/ UBA Bank vjedh llogaritë e klientëve, Kadri Morina detyron stafin të marrin kredi për të ndërtuar pallate, prova dhe fakte tronditëse

admin by admin
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SKANDALI/ UBA Bank vjedh llogaritë e klientëve, Kadri Morina detyron stafin të marrin kredi për të ndërtuar pallate, prova dhe fakte tronditëse
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

UBA Bank ose ish Banka Arabe është banka e parë private në Shqipëri. Gjatë vitit 2020 banka ndërroi pronësi duke kaluar nga BBI Group që e dispononte tek Eurosig sha. Ky transaksion i kryer në mënyrë tejet të dyshimtë ku banka u ble po me lekët e veta në formë kredie, bëri pronar Kadri Morinën.

Nga viti 2020 deri sot që flasim UBA Bank është përdorur jo si një bankë e publikut, por si kuleta personale e Kadri Morinës, por me një ndryshim. Që kjo kuletë nuk ka brënda lekët e tij, por lekët e njerëzve që kanë depozitat në atë bankë.

Për këto skandale është vënë në dijeni edhe Banka e Shtetit e cila ka marrë disa masa gjysmake, të cilat në thelb duke e “ndëshkuar” administrativisht e kanë shpëtuar penalisht.

Sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë më datat 24-25-26-31 dhjetor 2024 janë dhënë nga UBA Bank më shumë se 150 kredi me vlera që fillojnë nga 100.000 euro e sipër.

Nuk ka asgjë të çuditshme që një bankë të japë kredi, por është kriminale kur këto kredi ti detyron stafin e të gjithë kompanive të tua, përfshirë dhe stafin e bankës që të marrin kredi. Kredi vetëm me kartë identiteti. Kredi 100.00 euro dikush që ka pagën 50.000 lek. Nga drejtorët tek pastruesit e shoferët të gjithë u kredituan. Përse? Papritur i gjithë stafi i kompanive të Kadri Morinës ra në hall dhe iu deshën lek? Përkundrazi. Ishte Kadri Morina i cili i rënë në hall se nuk paguante dot taksën e ndikimit në mjedis të një pallati që e nisi dhe sdihet kur do përfundojë detyroi punonjësit të bëhen borxhli që medemek të blejnë shtëpi, që këto para të kalonin në llogarinë e kompanisë së ndërtimit e të paguhej fatura që të zbardhej leja.

Ja për kaq manovër, banka e shtetit e ka kapur në shkelje UBA Bank. Asnjë dosje kreditori e plotësuar. Asnjë analizë të ardhurash për kredimarrësit. Sot UBA BANK është e bllokuar nga banka e Shqipërise dhe as nuk mundet të hapë degë te reja, e as të japë kredi.

Por kjo nuk është manovra e vetme e Kadri Morinës me UBA Bank. Grupi Eurosig ka në pronësi edhe një kompani sigurimesh po me këtë emër. Sic e thotë ligji, kompania e sigurimeve duhet të ketë një depozitë aktive në një bankë të nivelit të dytë. Duke qënë se grupi Eurosig ka edhe sigurimet edhe bankën, me udhër të CEO-s së kompanisë Orfea Dhuci, të drejtoreshës së auditit Evis Eskiu dhe shefes së rrjetit të degëve Erovena Shamku, EUROSIG si kompani sigurimesh ka mbullur llogarinë pranë UBA bank duke marrë menjëherë fitimin anticipative, pa pritur as të maturohej. E njëjta depozitë është hapur e mbyllur disa herë e në secilën prej rasteve duke bërë të njejtën skemë, edhe pse këto depozita kontrollohen nga AMF dhe asesi nuk duhet të preken.

Para pak kohësh bankës iu desh të rriste kapitalin. e di mund të bëhej kjo? Zgjidhjen e gjetën Orfea Dhuci dhe Evis Eskiu të cilët kredituan me plot 1 milionë euro disa punonjës të bankës të cilët në momentin e kreditimit kishin pagë të deklaruar vetëm 50.000 lek. Janë një listë e gjatë punonjësish të përdorur për këtë manovër e disa prej tyre janë: Marjeta Burimi, Albion Kopani, Xhevdet Kopani, Zaim Bardhi e shumë të tjerë.

Nëpërmjet këtyre manovrave banka ka tejkaluar raportin e pranueshëm mes kredive dhe depozitave që do të thotë në shqip se banka ka dhënë më shume kredi se sa ka lek nga depozitat e klientëve.

Gjatë investigimit të dosjes “UBA” redaksia e gjend përpara një fakti tronditës. Kemi arritur të identifikojmë të paktën 5 llogari klientësh (persona fizik), të cilëve i janë prekur llogaritë bankare. Ose thënë më shqip, i mungojne lekë.

Disa prej tyre enden prej ditësh dyerve të UBA-s me nga një “statement” në dorë duke kërkuar sqarime, por askush sdi çfarë t’i thotë./Priza/

 

Previous Post

Denoncimi: “Në hotelin ‘Starmar’ te Gjiri i Lalzit më vodhën peshqirin 300 €, kamerat e ‘ARB Security’ jashtë funksionit”

Next Post

“Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët”, dërgohet për gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

Next Post
“Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët”, dërgohet për gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

"Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët", dërgohet për gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.7 mld dollarë

6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.7 mld dollarë

September 4, 2026
Drejtonin rrjetin e kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, dënohen me burg anëtarët e një familjeje shqiptare në Angli

Drejtonin rrjetin e kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, dënohen me burg anëtarët e një familjeje shqiptare në Angli

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al