Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Korçë, Bashkia fillon lirimin e hapësirave publike para afatit të caktuar, përplasje mes drejtorit dhe këshilltarit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Korçë, Bashkia fillon lirimin e hapësirave publike para afatit të caktuar, përplasje mes drejtorit dhe këshilltarit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksion i papritur për lirimin e hapësirave publike ka nisur mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, duke ngjallur polemika dhe reagime të forta. Punonjësit e Bashkisë, të shoqëruar nga drejtori i Kontrollit të Territorit dhe Policia Bashkiake, kanë zbarkuar në pedonalen e qytetit, duke nisur çmontimin e strukturave pa leje.

Ky aksion vjen disa ditë pas deklaratave të kryebashkiakut Sotiraq Filo, i cili njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me pronarët e bizneseve. Sipas Filos, afati i fundit për lirimin e hapësirave ishte caktuar për 17 gusht, pas përfundimit të Festës së Birrës, me mundësinë që tendat të mbaheshin përkohësisht. Mirëpo, fillimi i aksionit sot, më 5 gusht, ka ndezur debatin dhe ka shkaktuar konfuzion.

Gjatë aksionit, drejtori i Kontrollit të Territorit u përball me këshilltarin e pavarur Lazjon Petri, i cili shkoi në mbështetje të bizneseve. Petri kërkoi një vendim zyrtar për aksionin dhe vuri në dukje se gjendja e pedonales ka qenë e tillë prej vitesh dhe se bizneset kanë qenë korrekte në pagimin e taksave.

“Pse u kujtuat kaq papritur sot kur ka vite që pedonalja ka qenë kështu?” – u shpreh Petri, duke e akuzuar Bashkinë për veprime në kundërshtim me ligjin.

Drejtori i Kontrollit të Territorit, nga ana e tij, deklaroi se aksioni do të vazhdojë dhe se çdo ankesë mund të bëhet në rrugë ligjore. Kjo përgjigje nuk qetësoi pronarët e bizneseve, të cilët ndjehen të mashtruar pas premtimit të kryebashkiakut për një afat më të gjatë.

Previous Post

“Jemi të turpëruar”/ Thirrjet antishqiptare, reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jo urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë!

Next Post

Denoncimi: “Në hotelin ‘Starmar’ te Gjiri i Lalzit më vodhën peshqirin 300 €, kamerat e ‘ARB Security’ jashtë funksionit”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al