Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze me mbi 2 mijë kubikë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze me mbi 2 mijë kubikë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi. Por ka një tregues ku ajo më në fund kryeson.

Bëhet fjalë për preferencën për të pasur makina me motor të fuqishëm. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në Shqipëri, 27.8% e totalit të automjeteve të pasagjerëve në vend, janë mbi 2 mijë kubikë, për vitin 2024, ku numërohen sipas fuqisë vetëm makinat që funksionojnë me naftë.

Kjo është pesha më e lartë e makinave me këtë fuqi motorike në Europë, në raport me totalin e automjeteve të pasagjerëve.

Përveç Shqipërisë, peshën mbi 2 mijë kubikë të makinave me naftë/totalit të automjeteve që qarkullojnë, e kanë dhe Letonia (25.7%) dhe Lituana (20.9), të nxitura nga kushtet klimatike të ashpra dhe distancat e mëdha midis qyteteve. Pas tyre renditet Estonia (18.6%).

Edhe në Kosovë, preferenca është për makina të mëdha, me motorët mbi 2 mijë kubik që zënë 16.6% të totalit. E kundërta konstatohet në Serbi, me vetëm 3.8%, ose në Turqi me 1.3%.

Në Shqipëri, nga 567 mijë automjete me naftë, 215 mijë janë mbi 2 mijë kubikë (cm3); 308 mijë ose 40% e totalit të automjeteve janë 1400 cm3 – 1999 cm3 dhe 5.5% nën 1399 cm3.

Në “kryesimin” e Shqipërisë ndikon dhe fakti që pjesa më e madhe e automjeteve në vend janë me naftë, me 74% të totalit, një ndër më të lartat në Europë. Në Europë mbizotërojnë makinat me benzinë që ndotin më pak ambientin dhe ato elektrike.

Psh, Holanda ka vetëm 0.6% të automjeteve për pasagjerë me fuqi mbi 2 mijë kubik dhe vetëm 7.4% të automjeteve totale me naftë, ndërsa 65.5% i ka me benzinë dhe pjesa tjetër me energji alternative. Ndërsa në Shqipëri, me benzinë janë vetëm 16.5% e mjeteve.

Pse i duan shqiptarë makinat mbi 2 mijë kubikë

Kjo preferencë e pronarëve shqiptarë të automjeteve për makina me motor të fuqishëm nuk është thjesht çështje teknike, por reflekton një ndërthurje faktorësh ekonomikë, kulturorë dhe praktikë që kanë formësuar tregun e makinave të përdorura në Shqipëri.

Së pari, Shqipëria ka një treg thuajse tërësisht të bazuar në automjete të përdorura të importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia. Në këto shtete, makinat me motorë të mëdhenj përballen me kosto shumë të larta taksash dhe sigurimesh, çka i bën ato të pavlefshme për pronarët vendas – por të përballueshme për import në Shqipëri, ku deri vonë niveli i taksimit për kapacitetin motorik ka qenë më i ulët.

Një tjetër shtysë është perceptimi i makinës si simbol statusi. Në një shoqëri ku automjeti nuk është vetëm mjet transporti, por edhe reflektim i pozitës sociale, zgjedhja e një makine me motor të fuqishëm shpesh është e lidhur me dëshirën për të “dukur mirë”.

Marka luksoze si Mercedes-Benz, BMW dhe Audi janë më të pranishme në rrugët shqiptare sesa në shumë vende të BE-së me të ardhura më të larta për frymë. Madje edhe makina të prodhuara para vitit 2010 me motorë mbi 2.0 litra janë të kërkuara, falë çmimit të lirë dhe imazhit që përçojnë.

Kushtet gjeografike dhe infrastruktura e vështirë në shumë zona të vendit janë një tjetër arsye praktike për këtë zgjedhje. Terreni i thyer, mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve dytësore dhe dimrat e ashpër në zona malore e bëjnë një makinë me motor të fuqishëm një zgjedhje të arsyeshme për shumë familje jashtë qyteteve të mëdha.

Megjithatë, situata në Shqipëri po ndryshon. Rritja e çmimit të karburantit, presioni për të ulur ndotjen, dhe hyrja graduale e makinave hibride e elektrike po shtyjnë shumë konsumatorë të rimendojnë zgjedhjen e tyre.

Politikat tatimore të reja që penalizojnë mjetet mbi 2,000 cc dhe taksat mjedisore për makinat që ndotin më shumë po japin efekt në segmentin e ri të blerësve, sidomos në qytetet e mëdha./Monitor

Previous Post

Dashuri pas hekurave/ Martesa që sfidoi izolimin në Burgun e Fierit

Next Post

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

Next Post
Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

September 16, 2026
Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al