Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prangat e Veliajt, trofe i reformës së Ramës: Çfarë tha kreu i PS për ‘Die Zeit’?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Prangat e Veliajt, trofe i reformës së Ramës: Çfarë tha kreu i PS për ‘Die Zeit’?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Zeit”, kryeministri Rama pranoi se anëtarë të qeverisë së tij janë të përfshirë në korrupsion.

“Ka individë të përfshirë, por ne kemi bërë reforma të thella në drejtësi që nuk kanë ndodhur që prej 1912”, tha Rama për “Die Zeit”.

Duke rrëfyer jetën e tij personale dhe atë politike, Rama nuk i shpëtoi dot kryebashkiakut tashmë të burgosur të Tiranës, Erion Veliaj. Kryeministri nuk ka folur më publikisht për Veliajn, madje e ka zëvendësuar mungesën e tij në bashki duke marrë vetë rolin e kryebashkiakut të Tiranës.

I pyetur nga “Die Zeit” për kryebashkiakun e arrestuar, Rama e shiti si një trofe të refomës në drejtësi.

Me arrestimin e Veliajt, ky i fundit i përfshirë në korrupsion pasiv dhe pastrim parash, Rama portretizon ‘kurorën’ që i duhej drejtësisë, për të plotësuar ‘puzzle-n e reformës’.

“Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken gjithashtu sapo përfshihet korrupsioni. Pra, pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi në akuza ose dënime”, tha Rama.

Teksa përsërit refrenin “PS nuk është mburojë e askujt”, Rama në asnjë moment nuk i referohet Veliajt me emër dhe as nuk shpreh keqardhje për të, siç bënte dikur.

“Nga ana tjetër, unë besoj se një organizatë, një kompani ose një shumicë qeverisëse nuk gjykohet nga fakti nëse një ose disa nga anëtarët e saj dyshohen për korrupsion ose janë nën hetim për korrupsion, por nga mënyra se si reagojnë në raste të tilla. Për dekada, përgjigjja ishte të formohej një mburojë mbrojtëse dhe të ofrohej mbështetje politike në përputhje me rrethanat. Ne i kemi dhënë fund kësaj. Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur”, ka përfunduar Rama.

Edhe pse krahu i tij më i fortë dikur, për Ramën, ‘lali’ me pranga në duar është një kurban i domosdoshëm i reformës, që i duhej për të treguar se po, drejtësia e tij po godet.

Previous Post

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

Next Post

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i Benz-it

Next Post
Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i Benz-it

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i Benz-it

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al