Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Fluturon’ drejtoresha e AKSHI-t: Jemi gati për të mësuar botën në qeverisjen dixhitale, Brukseli u mahnit nga Diella

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
‘Fluturon’ drejtoresha e AKSHI-t: Jemi gati për të mësuar botën në qeverisjen dixhitale, Brukseli u mahnit nga Diella
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Propaganda shënoi një kulm të ri javën e kaluar kur nga Berati, qeveria e shpalli Shqipërinë kampione bote në qeverisjen elektronike. Por ndërsa shqiptarët janë mësuar tashmë të dalin kampion imagjinarë të botës në ekonomi, mirëqeverisje, arkitekturë e kështu me radhë, risia ishte një deklaratë monumentale e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Zonja Karçanaj tha se Shqipëria tashmë duhet të mësojë botën në teknologjinë e informacionit.

“Dixhitalizimi i shërbimeve publike është kthyer në kryefjalë. Unë do të sugjeroja që këtë qasje ta kthejmë në një brand, unë do të sugjeroja emrin ‘e-gov made in Albania’, sepse janë mbi 60 vende, të cilat duan zgjidhje të qeverisjes elektronike. Shqipëria ka tashmë shumë përvojë dhe ne jemi gati ta çojmë këtë përvojë tek këto 60 vende plus sepse kush më mirë se ne” fluturoi Karçanaj, teksa ministrja e sipërmarrjes pohonte me kokë.

Sikur të mos mjaftonte me kaq drejtoresha e AKSHI-t tregoi histori se si Komisioni Europian në Bruksel ishte mahnitur nga Diella dhe se si ambasadori Gonzato i BE-së mbeti i shtangur kur pa inteligjencën artificiale që përkthente ligjet e BE-së.

Por komiciteti i deklaratave të Karçanaj shkonte në proporcion me tragjedinë se si qindra të rinj dëgjonin me seriozitet broçkullat e propagandës. Aktualisht Shqipëria është në vendin e 62-të në botë për qeverisjen elektronike. Dhe është vendi me eksportet më të ulëta të shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Për krahasim, Serbia eksporton sot 3.7 miliardë euro në vit shërbime ICT, ndërsa Shqipëria vetëm 240 milionë dollarë. Dhe problemi se pse Shqipëria nuk ka sektor të zhvilluar dixhital është pikërisht AKSHI, e cila e ka mbytur tregun me tenderat e saj duke krijuar një rreth kompanish, që përveç tenderave që marrin nga AKSHI nuk mund të konkurrojnë dot askund në tregjet e huaja. Përfshirë kontraktorin e preferuar të zonjës Karçanaj.

Tags: AKSHIMirlinda Karçanaj
Previous Post

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

Next Post

Shqipëria jashtë loje! Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

Next Post
Shqipëria jashtë loje! Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

Shqipëria jashtë loje! Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al