Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ballkani nën ‘pushtetin’ e flakëve! DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Ballkani nën ‘pushtetin’ e flakëve! DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”.

Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga flakët.

Ata nuk kishin asnjë mundësi të luftonin flakët, thotë një fshatar: “Ishte ferr!” Gjithçka po digjej, tetë shtëpi përreth nesh u shkatërruan. Zjarrfikësit ishin të mbingarkuan; zjarri ishte mbi tre metra i lartë. Kishte shumë vullnetarë, por çfarë mund të bënin vetëm me lopata dhe dhjetë litra ujë në bombolat e tyre? Fshati u dogj. Shtëpitë u shkatërruan. Gjithçka u dogj”.

Zjarrfikësit të pajisur keq

Ndërkohë situata është qetësuar disi: më shumë se 150 zjarre janë shuar në të gjithë Bullgarinë. Megjithatë dy zjarre të mëdha në jugperëndim të vendit ende nuk janë nën kontroll. Një zjarrfikës vullnetar në Rani Lug beson se zjarret në rajonin e tij mund të rifillojnë në çdo moment dhe beson se ekipi i tij është i pajisur dobët.

“Është tragjedi! Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam qenë në të gjitha zjarret, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhe këtu, do të ketë zjarr edhe për një muaj tjetër.” “Nëse ka ujë, do të luftojmë gjithë natën, pa problem. Por duhet të sjellim ujë nga 15 kilometra larg,” tregon ai.

Ndihma e BE-së

Për shkak se zjarrfikësit bullgarë janë të mbingarkuar, Bullgaria ka kërkuar ndihmë nga BE. Pesë helikopterë nga Sllovakia, Hungaria, Franca, Republika Çeke dhe Rumania po marrin pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve, dhe një tjetër pritet nga Suedia.

Maqedonia e Veriut, fqinja e Bullgarisë, ka kërkuar gjithashtu ndihmë nga BE. Sllovenia po dërgon 50 zjarrfikës në këtë vend të vogël ballkanik, i cili ka vetëm dy avionë operativë për bombardime me ujë. Edhe atje zjarret kanë shpërthyer prej disa ditësh, ashtu si edhe në Shqipëri.

Sezoni i zjarreve në pyje larg përfundimit

Dhe sezoni i zjarreve në pyje është larg përfundimit, thekson Alexander Dzhartow, kreu i mbrojtjes civile të Bullgarisë: “Ne vazhdojmë të punojmë në terren, duke krijuar hapësira të reja pastrimi, duke luftuar zjarret kudo që të jetë e mundur nga toka dhe duke ofruar mbështetje nga ajri duke përdorur helikopterë.

Fatkeqësisht, parashikimi i motit është jashtëzakonisht i pafavorshëm. Do të ketë përsëri erëra të forta, drejtimi i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht nga veriu në jug dhe nga jugu në veri, gjë që e ndërlikon ndjeshëm shuarjen e zjarreve.”

Vitet e fundit, Bullgaria ka qenë vendii BE më i prekur nga zjarret në pyje për sa i përket sipërfaqes. Gati 40.000 hektarë janë djegur në dy vjet dhe 15.000 hektarë janë shkatërruar tashmë këtë vit. Sipas Ministrisë së Brendshme, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga neglizhenca ose akte kriminale. Dy persona janë arrestuar tashmë./DW

Previous Post

Kodi i ri Penal: Dy vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudim

Next Post

30 vendet më të lumtura në botë për vitin 2025

Next Post
30 vendet më të lumtura në botë për vitin 2025

30 vendet më të lumtura në botë për vitin 2025

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al