Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Teliti: Rritja e çmimeve të referencës, akt i pastër politik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Teliti: Rritja e çmimeve të referencës, akt i pastër politik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshilltari Ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për rritjen e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin.

Sipas Telitit, ky vendim është marrë në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim me qytetarët apo grupet e interesit, dhe përbën një tjetër goditje të rëndë për familjet shqiptare.

Ai e cilësoi vendimin si një taksë të re të fshehur, që do të rrisë ndjeshëm kostot e jetesës dhe do të rëndojë më tej barrën fiskale për qytetarët, në një kohë të vështirë ekonomike.

Deklarata e plotë vijon më poshtë:

Të dashur qytetarë!

Qeveria ka vendosur të rrisë  çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin, pa kryer asnjë konsultim publik me qytetarët dhe grupet e interesit

Çmimet e referencës rriten ndjeshëm, madje në disa zona, si psh Durrësi, këto çmime reference janë trefishuar, duke arritur deri në 2 mijë euro për m2.

Të jini të qartë, se ky vendim i beftë nuk është thjesht një ndryshim me karakter teknik financiar. Është një akt i pastër politik që ka si synim të rrisë të ardhurat në buxhet përmes një formë të fshehtë të rritjes së taksave.

Me këtë vendim qeveria godet drejtpërdrejt qytetarët.

Rritet menjëherë taksa e pronës së banesave.

Bëhet më e kushtueshme blerja e një apartamenti si pasojë e rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e  kostove të jetesës.

Në vend që të përkrahen familjet që përpiqen me ndershmëri të ndërtojnë një të ardhme në vendin e tyre, qeveria ua vështirëson jetesën. Dhe e bën këtë në një kohë kur vendi vuan nga emigracioni masiv, rritja e çmimeve të shportës dhe pasiguria e lartë ekonomike.

Ky nuk është një vendim i rastësishëm. Është pjesë e një modeli qeverisës të gabuar, ku qytetarët e zakonshëm e ndjejnë përditë mungesën e shtetit dhe praninë e rëndë të padrejtësive. Rritja e çmimeve të referencës është një taksë e re, e fshehur, mbi çdo familje shqiptare që dëshiron të blejë, të trashëgojë apo të dhurojë një pronë.

Opozita është tërësisht kundër dhe nuk mund të rrijë e heshtur përballë kësaj padrejtësie.

Ne besojmë se politika duhet të jetë në shërbim të njerëzve, e jo në dëm të tyre.

Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshuar: të mbrojmë interesat e qytetarëve dhe aktorëve të tregut dhe të ndalojmë çdo përpjekje të qeverisë për të thelluar hendekun social dhe ekonomik.

Nisur nga sa përmendëm më lart, Partia Demokratike kërkon:

  1. Anulimin e menjëhershëm të kësaj iniciative, duke mos ndryshuar çmimet e referencës së banesave.
  2. Realizimin e një reforme të thellë dhe të ndershme fiskale, me anë të një procesi konsultimi publik transparent me qytetarët, grupet e interesit dhe profesionistët e fushës, me qëllim uljen e barrës fiskale për familjet dhe sipërmarrjet shqiptare.

Të nderuar qytetarë!

Ne jemi këtu për t’i thënë JO çdo politike qeveritare që e bën banesën luks dhe që e kthen shtetin në një mjet zhvatjeje. Strehimi është një e drejtë e cdo shqiptari.

Ju faleminderit!

Previous Post

Ndërron jetë ish-zëvendëskryeministri Abdyl Xhaja/ Berisha: Mirënjohje për kontributin e çmuar

Next Post

Një farsë e njohur me regji të vjetër…

Next Post
Një farsë e njohur me regji të vjetër…

Një farsë e njohur me regji të vjetër…

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al