Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pritet video/ Skandali me tenderin e shkollës “Avni Rustemi”. Çanta me 120 MLN lekë në shtëpinë e nënkryetarit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pritet video/ Skandali me tenderin e shkollës “Avni Rustemi”. Çanta me 120 MLN lekë në shtëpinë e nënkryetarit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një skandal i rëndë korrupsioni pritet  të trondisë opinionin publik në Kukës.  Një video  ku dy drejtues të lartë të Bashkisë Kukës shfaqen duke marrë para  një akt që ngre hije të rënda mbi integritetin e institucionit lokal dhe vetë kreun e bashkisë, Albert Halili.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në media dhe burime të sigurta , videoja është vetëm maja e ajsbergut. Afera  korruptive me tenderin për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”, i cili kap vlerën e rreth disa qidra mijë eurove, një fond i caktuar për arsimin por që dyshohet të jetë përdorur për përfitime personale nga zyrtarët lokalë.

Afera e çantës me 120 mijë euro rryshfet

Burime nga brenda bashkisë bëjnë me dije se 120 mijë euro janë paguar në formë rryshfeti, si pjesë e garancisë për dhënien e tenderit. Skema dyshohet se është drejtuar nga një treshe që operon si një strukturë informale por efektive zhvatjeje brenda bashkisë: Agron Nuredini (nënkryetar i Bashkisë), Ernit Kërxhaliu (drejtor i Prokuromeve), dhe Zenel Mucmata ( i arrestuar).

Informacione të siguruara nga burime konfidenciale tregojnë se çanta me paratë e rryshfetit ka qëndruar për tre ditë në banesën e Agron Nuredinit në zonën e Astirit në Tiranë, përpara se të dorëzohej për ndarjen finale mes personave të përfshirë.

Skema “në derë të bashkisë”

Ky nuk është rasti i vetëm  sipas burimeve, një numër i konsiderueshëm tenderash janë dhënë me procedura fiktive ku fondi limit është “çmontuar” në favor të bizneseve të parapërcaktuara, kundrejt përqindjeve të majme për zyrtarët. Tenderat e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike janë veçanërisht të ekspozuar ndaj kësaj skeme, ku roli i Ernit Kërxhaliut ka qenë kyç për përgatitjen e kritereve “me porosi”.

Pyetje që kërkojnë përgjigje

Nëse dy drejtues të bashkisë do dakin me zë e figurë  të kapur në video duke marrë para në emër të kryebashkiakut Albert Halili, atëherë çfarë roli ka luajtur ky i fundit? A është videoja pjesë e një hetimi më të gjerë që përfshin të gjithë kupolën drejtuese të bashkisë Kukës?

A është përgatitur një akt ekspertimi financiar për tenderin e shkollës “Avni Rustemi”? Ku janë shpenzuar realisht këto para dhe a ka ndonjë auditim të brendshëm për zbatimin e kontratës?

Fundi i pandëshkueshmërisë?

Skandali në Kukës është një ilustrim i qartë i mënyrës se si tenderat publikë përdoren si mjet për pasurim personal, ndërsa qytetarëve u ofrohen shërbime mediokre, investime fiktive dhe shkolla të rrënuara.

Nëse SPAK vendos të shkojë deri në fund të kësaj dosjeje, tresha Agron-Ernit-Albert mund të përballet me pasoja penale serioze për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Por më e rëndësishmja: ky rast duhet të shërbejë si sinjal për të gjithë administratën vendore – se çanta me para nuk është më një mjet i padukshëm i pushtetit lokal, por një provë që mund të dërgojë pas hekurave ata që besojnë se janë të paprekshëm./Publik.al

 

Previous Post

Apeli lë në fuqi dënimin me burg për “Rrumin e Shijakut”, akuzat ndaj tij

Next Post

Çfarë të bëni nëse zgjoheni natën dhe nuk mund të flini përsëri?

Next Post
Çfarë të bëni nëse zgjoheni natën dhe nuk mund të flini përsëri?

Çfarë të bëni nëse zgjoheni natën dhe nuk mund të flini përsëri?

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse italianët ‘e pastrojnë’ pjatën me bukë?

Pse italianët ‘e pastrojnë’ pjatën me bukë?

November 2, 2026
20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

November 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al