Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vjedhja e radhës nga “Illyrian Guard”? Nertil Lilo përlan 170 milionë pa garë – Dokumentat

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vjedhja e radhës nga “Illyrian Guard”? Nertil Lilo përlan 170 milionë pa garë – Dokumentat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër tender i dyshimtë është regjistruar së fundmi nga kompania shtetërore e sigurisë “Illyrian Guard” Sh.A, ku fitues është shpallur sërish një emër i njohur për përfitimin e tenderëve publikë: Nertil Lilo me kompaninë e tij “Integrated Smart Solutions” (I.S.S).

Objekti i këtij tenderi është “Sisteme Vëzhgimi” për nevojat e vetë “Illyrian Guard”. Procedura është cilësuar si “e hapur”, me numër reference REF-51454-06-17-2025 dhe fond limit prej 14,366,491 lekësh të reja pa TVSH, që përkthehet në rreth 172 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Tenderi është zhvilluar në kushte të dyshimta, pasi në të kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, ku njëra prej tyre ka ofruar zero lekë. Si rrjedhojë, kompania e vetme që dha ofertë reale — I.S.S e Nertil Lilos — është shpallur automatikisht fituese me vlerën 14,051,460 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 168 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo shumë përfaqëson 97.8% të fondit limit, duke ngritur dyshime serioze për mungesë gare dhe favorizim.

Nertil Lilo dhe kompania e tij janë përfshirë në mënyrë të përsëritur në tenderë të ngjashëm nga institucione publike, shpesh në rrethana që ngjallin dyshime për paracaktim të fituesit dhe mungesë transparence.

Ky rast i radhës hedh dritë mbi mënyrën se si fondet publike vijojnë të shpërndahen përmes procedurave të dyshimta, ku konkurrenca është thjesht një formalitet, ndërsa fituesit dihen që në fillim.

/joq/

Tags: Illyrian Guardtender
Previous Post

Me ofertën më të lartë, “LAVIVA TECHONOLOGIES” ‘kap’ tenderin për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë në Portin e Durrësit. Nisin ankimimet

Next Post

Punonjës pa paga: “Biote” në qendër të një skandali të zgjatur!

Next Post
Punonjës pa paga: “Biote” në qendër të një skandali të zgjatur!

Punonjës pa paga: “Biote” në qendër të një skandali të zgjatur!

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al