Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rasti ‘Gjeli’/ BIRN: Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përpjekje për të minuar besimin e institucionet e drejtësisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rasti ‘Gjeli’/ BIRN: Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përpjekje për të minuar besimin e institucionet e drejtësisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, reagoi të premten me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si “fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit”. Në kërkesë, Gjeli tha se kryeministri e kishte ekspozuar “ndaj një linçimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv”.

Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, tha se anëtarët po e shqyrtonin kërkesën dhe ende nuk kishte një qëndrim.
Ndërkohë, pas publikimit të kërkesës së Gjelit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se kishte bërë ankim për fillim të procedimit disiplinor ndaj prokurores. Manja pretendoi se ajo kishte vendosur pushimin e çështjes pa kryer asnjë veprim hetimor dhe pa bërë verifikime.

“Rast flagrant të mos ushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit për ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit”, tha Manja, duke e përshkruar vendosjen e 10 kontejnerëve si park.Manja këmbënguli se prokurorja kishte bërë shkelje disiplinore duke mos nisur hetimet pas materialit kallëzues.

Por Gjeli, në kërkesë për KLP, bëri me dije se referimi që ajo kishte marrë ishte krejt i ndryshëm nga pamjet që u shfaqën në media dhe se vendi i ngjarjes që i ishte bërë me dije nga policia dhe IMT kishte ndryshuar. “Vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontejnerët, lidhur energjia elektrike dhe kontejnerët duket se ishin të përdorshëm/banueshëm”, tha Gjeli në kërkesë.

Ajo bëri me dije se në kallëzim i ishte referuar se kontejnerët ishin të vendosur në pllaka guri dhe se në shesh nuk ishin kryer punime. Madje, IMT si kallëzues e kishte referuar rastin si kundravajtje administrative. Gjeli thotë se i kërkon KLP të analizojë sjelljen e kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve, të bëjë një deklaratë zyrtare në mbrojtje të trupës së prokurorëve nga sulme të papranueshme politike dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të magjistratëve “që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura”. Ajo shton se është e hapur të hetohet.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri sulmon haptazi gjyqtarë dhe prokurorë. Sulmet më të ashpra u bënë ndaj prokurorëve të SPAK që po hetojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Rama shpërtheu atëherë në figura letrare si “drejtësia i ka sytë me gjak”, akuzoi për arrestime pa vendim gjykate e të ngjashme. Fushata u pasua me linçim të prokurorëve në media. Por pretendimet e Ramës dhe qëndrimet e tij publike duket se u rrëzuan, pasi arresti i Veliajt u konfirmua në të treja shkallët e gjyqësorit. Sulmet e kryeministrit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve e sistemit në tërësi shihen nga ekspertët si një përpjekje për të minuar besimin e publikut te institucionet e drejtësisë. Reporter.al

Previous Post

Inspektori i IKMT ofendoi banorët, reagon Qendresa Qytetare: Degradim i instancave ligjzbatuese

Next Post

Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Next Post
Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al