Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa – Detajet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa – Detajet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Gjirokastrës ka urdhëruar kontroll të 5 banesave pas zhdukjes misterioze të 30-vjeçarit Eraldo Muçi nga fshati Bylysh i Memaliajt që prej 15 Qershorit.

Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa mësohet se kontroll do të ushtrohet dhe në banesën e Donald Nelës, i njohur si Tupja, me të cilin ka pasur kontakt për herë të fundit 30-vjeçari.

Babai i Eraldo Muçit ka bërë një kallëzim në stacionin e Policisë së Memaliajt më 24 Qershor, ku ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e të birit. Ai u ka thënë efektivëve se i biri ishte larguar nga banesa që prej datës 15 qershor dhe nuk është kthyer më.

Eraldo Muçi ishte një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj, i njohur si “Sanço i Memaliajt”, i ekzekutuar me bombë me telekomandë më 11 qershorit të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, pranë qendrës tregtare TEG.

Kjo ngre dyshime se mund të kemi të bëjmë me një tjetër ngjarje kriminale, pasi saga e hakmarrjes dhe luftës mes dy grupeve kriminale Sadikaj-Papa ka lënë të paktën pesë viktima në pesë vitet e fundit, duket se misteri për këto ngjarje dhe personazhet nuk ka të mbaruar.

Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Për herë të fundit është parë në autostradën Tiranë-Durrës dhe prej aty ka humbur gjurmët. Kërkimet për gjetjen e të riut po vazhdojnë, kurse prindërit apelojnë për gjetjen e djalit të vetëm.

Përplasja e dy grupimeve

Përplasje mes dy grupeve rivale në trafikun e drogës në Greqi ka sjellë dhjetra atentate dhe disa viktima në vitet e fundit në vendin tonë dhe shtetin fqinj.

Pas atentatit ndaj Aleksandër Sadikajtu vra për hakmarrje biznesmeni Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur më 16 Dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Për këtë atentat janë dënuar me 30 vite burgim Andrew alias Edvin Bode dhe me 25 vite burgim Albano Velo.

Në përplasjen mes dy grupeve i ka shpëtuar edhe dy atentateve edhe i afërmi i Sadikajt, Andrea (Adriatik) Kalemit më 9 Gusht të vitit 2023 në ishullin Paksos të Greqisë, si dhe më 15 Dhjetor të vitit 2023, kur tentuan ta vrisnin brenda qelisë së burgut në Greqi.

Po ashtu, edhe vëllai i tij, Zamir Kalemi i shpëtoi një atenati më 12 Janar të vitit 2024, kur u qëllua me breshëri kallashnikovi, nga një mjet në lëvizje, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”.

Pasi nuk arritën dot të vrisnin dy vëllezërit Kalemi, i njëjti grup dyshohet se ekzekutoi babain e tyre më 20 Korrik të vitit 2024, Shyqyri Kalemi, në atë që njihet si masakra e Memaliaj, pasi mbeti i plagosur edhe vëllai i viktimës Artur Kalemi, teksa u vranë edhe dy persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen kamarieri i lokalit, Gledio Muka dhe një klient i lokalit Marsel Çela.

Pak kohë më parë, SPAK shpalli në kërkim anëtarët e grupit kriminal të Edmond Papës, por jo për vrasjet në fjalë, por akuzohen sie të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi drejtohej nga vëllai i Edmond Papës, shtetasi Kristo Qiriçi (alias Jetmir Hoxhaj, alias Jetmir Qiriçi), teksa në kërkim u shpallën edhe Eldjon Alushaj (alias Kosta Alushaj) dhe Shkëlzen Kraja. Po ashtu, atyre ju sekuestruan edhe 90 pasuri.

Tags: Aleksander SadikajDonald NelaEraldo MuçiSançozhduket
Previous Post

Rama “shkarkon” Gledian Llatjan: E pafalshme! Elbasani duhet të të lërë pa gjumë, jo të flesh më shumë!

Next Post

Gjykata e Fierit dha 8 vite burg për vrasësin e të moshuarit, revoltohet Ajdine Rustemi: Turp! Kam frikë për jetën e fëmijëve të mi

Next Post
Gjykata e Fierit dha 8 vite burg për vrasësin e të moshuarit, revoltohet Ajdine Rustemi: Turp! Kam frikë për jetën e fëmijëve të mi

Gjykata e Fierit dha 8 vite burg për vrasësin e të moshuarit, revoltohet Ajdine Rustemi: Turp! Kam frikë për jetën e fëmijëve të mi

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al