Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria në flakë, 37 vatra zjarri në 24 orët e fundit, situata kritike në disa zona

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shqipëria në flakë, 37 vatra zjarri në 24 orët e fundit, situata kritike në disa zona
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një numër të lartë zjarresh, duke regjistruar 37 vatra në total në të gjithë vendin. Sipas raportimit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, nga këto, 4 vatra zjarri janë ende aktive, ndërsa 2 të tjera po monitorohen me kujdes.

Zjarret janë shpërthyer në disa bashki të vendit, duke përfshirë Dibër, Vlorë, Selenicë, Sarandë, Himarë, Vau i Dejës, Korçë, Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Kamëz, Cërrik, Belsh, Roskovec, Lushnjë, Skrapar, Poliçan, Përmet dhe Memaliaj.

Aktualisht, vatrat aktive janë përqendruar në:

  • Qarku Dibër: Në zonën e “Livadhit të Peladhisë” në Bulqizë, zjarri me intensitet të ulët po mbahet nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe vullnetarët. Në “Liqenin e Luleve” në Parkun Kombëtar Lurë, vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit që ka prekur një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh, me angazhimin e forcave të shumta, përfshirë ushtrinë.
  • Qarku Tiranë: Në fshatin Zambish të Rrogozhinës, një zjarr në një sipërfaqe me dushqe është ende aktiv dhe po punohet për shuarjen e tij. Gjithashtu, në fshatin Rrostej, po në Rrogozhinë, një zjarr në shkurre dhe ferra është nën kontroll, por ende nuk është shuar plotësisht për shkak të terrenit të vështirë.

Vatrat në monitorim përfshijnë:

  • Qarku Gjirokastër: Në fshatin Piskovë të Përmetit, një vatër e vogël në vendgrumbullimin e mbeturinave po digjet në brendësi pa rrezik përhapjeje.
  • Qarku Vlorë: Në zonën e “Sotiranit” midis Tragjasit dhe Dukatit në Orikum, situata po monitorohet për shkak të pranisë së tymit në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe, ku zjarri ka rënë më herët.

Raporti ditor i Agjencisë së Mbrojtjes Civile thekson edhe incidente të veçanta si një zjarr në një banesë në Tiranë dhe dy zjarre në magazina në Kamëz dhe Roskovec.

Si pasojë e këtyre zjarreve, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 52 hektarë bimësi. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 65 automjete zjarrfikëse dhe 547 forca, si dhe 52 efektivë të Forcave të Armatosura me 2 automjete zjarrfikëse gjatë ditës së djeshme.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të pakta lokale në Shkodër, Kukës, Elbasan dhe Vlorë, ndërsa rreziku i zjarreve mbetet i lartë në Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, i moderuar në Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, dhe i ulët në Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Previous Post

Sulmet e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin, të merren masa ndaj kryeministrit

Next Post

Rama “shkarkon” Gledian Llatjan: E pafalshme! Elbasani duhet të të lërë pa gjumë, jo të flesh më shumë!

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al