Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bledian Dalipi i OSSH, 2.2 mln pa garë Bert Zykës, por Berati e Kuçova në krizë për drita

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bledian Dalipi i OSSH, 2.2 mln pa garë Bert Zykës, por Berati e Kuçova në krizë për drita
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy tendera pa garë, me fond limit total rreth 2.2 milionë euro, që Bledian Dalipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) i ka dhënë në dy vitet e fundit shoqërisë “Besta” të Robert Zykës, nuk kanë rezultuar aspak pozitiv për qytetarët e Beratit dhe Kuçovës.

Prej ditësh, banorët e qytetit të “një mbi një dritareve” po vuajnë mungesa të theksuara të energjisë elektrike. Sipas raportimeve të përcjella në adresë të redaksisë, lagjet e Beratit furnizohen me shkëputje në mënyrë simultane nga 30 minuta, duke sjellë një situatë vërtetë shumë të rëndë për jetën e banorëve dhe aktivitetet tregtare.

Në foto: Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Bledian Dalipi

Qytetarët e Beratit, të cilët masivisht votuan për Partinë Socialiste të Edi Ramës, nuk kanë gjetur ende guximin t’i kërkojnë llogari qeverisë për situatën e vështirë në këtë sezon shumë të nxehtë veror, duke zgjedhur rrugën më të lehtë, atë të reagimit bosh në rrjete sociale.

Por, qytetarët e Beratit, Kuçovës dhe zonat përreth, nuk janë thjesht viktima të papërgjegjshmërisë institucionale. Më keq akoma, institucionet që menaxhojnë sistemin e energjisë elektrike kanë shpenzuar qindra miliona lekë dhe situata vijon të jetë ende e rëndë.

Tenderi 1.3 mln euro i Kuçovës

Në shtator të vitit të kaluar, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dega Berat, në varësinë e Bledian Dalipit, shpalli tenderin me fond limit 113.3 milionë lekë të reja (1.3 milionë euro), me objekt “Rikonstruksion i kabinave dhe rrjetit TU me kabëll ABC në kabinat e Fiderit Nr. 4/10 kV, N/S Kuçovë 110/35/10/6 kV”.

Dalipi dhe OSSH e vlerësuan këtë investim shumë të domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me shërbim të qytetarëve të zonës së Kuçovës.

Në dokumentat e tenderit thuhet se “në zonat e thella, larg qyteteve, aty ku linjat janë tepër të gjata dhe me përcjellës ajror, ka më shumë mundësi për abuzim me rrjetin nga ana e abonentëve. Prandaj, nga ana jonë është kërkuar dhe janë hartuar projektet e zbatimit që të bëhet një investim me rrjet ajror ABC, në mënyrë që të parandalohen këto abuzime…”.

Më tej, dokumentat janë të mbushura me terma që tregojnë se, pas këtij investimi, Kuçova dhe zonat përreth do të jetojnë në “parajsë” energjitike.

Në foto: Rezultatet e tenderit të OSSH për Kuçovën

Në mbyllje të procedurave, rezultoi se në tender mori pjesë dy kompani: shoqëra “Besta”, në pronësi të Robert Zyka, me ofertë ekonomike 108.8 milionë lekë të reja, ose sa 96 përqind e fondit limit, si edhe “Senka”, e cila nuk paraqiti ofertë ekonomike. Pra, tenderi ishte realisht pa garë.

Në përfundim, OSSH e Bledian Dalipit shpalli fituese shoqërinë “Besta”, e cila, sipas kritereve të tenderit, duhet të rregullonte cilësinë e shërbimit dhe furnizimit me energji elektrike të Kuçovës dhe rrethinave. Kur kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga mbyllja e tenderit, situata, jo vetëm që nuk është përmirësuar, por, përkundrazi, po përkeqësohet dita-ditës.

Tenderi 900 mijë euro i Beratit

Në shtator të vitit 2023, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, nën drejtimin e Bledian Dalipit, shpall një tender me fond limit 93 milionë lekë të reja dhe me objekt: “Rikonstruksion fideri i Tomorricës Tensioni i Mesëm/Tensioni i Ulët”.

Edhe në këtë rast, dokumentat e tenderit dhe problematikat që diktonin realizimin e këtij investimi janë kopje e atyre të përdorura në procedurën 1.3 milionë euro të Kuçovës.

Pra, OSSH e Bledian Dalipit konstatonte humbje të rëndësishme në rrjet për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe premtonte zgjidhje pozitive pas shpenzimit të 900 mijë eurove.

Në tender marrin pjesë 5 operatorë ekonomikë. Në përfundim, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, dega Berat, vendosi skualifikimin e 4 prej tyre dhe kualifikoi vetëm “Besta” shpk, e Robert Zykës, e cila u shpall edhe fituese, me ofertë ekonomike 90.3 milionë lekë të reja.

Në foto: Tenderi i OSSH për Tomoricën

Pra, në dy tendera të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, Bledian Dalipi dhe vartësit e tij kanë shpenzuar në total 2.2 milionë euro për zonën e Beratit dhe Kuçovës.

Por, të paktën deri më tani, këto investime nuk rezulton të jenë kthyer në përfitime për qytetarët, të cilët, në këtë sezon turistik, janë detyruar të rikthejnë gjeneratorët që kumbojnë në të gjithë qytetin dhe “mrekullojnë” turistët e huaj, të cilët, krahas kalasë mesjetare, “shijojnë” edhe jetën mesjetare, pa energji elektrike.

/Boldnews.al/

Tags: BESTABesta shpkBledian DalipiKryesore1OSSHRobert Zykatender
Previous Post

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, Policia shoqëron 4 persona. Ja çfarë dyshohet

Next Post

GARA për drejtuesin e BKH-së, përfundon testimi fizik për 7 kandidatët në repartin e RENEA-s

Next Post
GARA për drejtuesin e BKH-së, përfundon testimi fizik për 7 kandidatët në repartin e RENEA-s

GARA për drejtuesin e BKH-së, përfundon testimi fizik për 7 kandidatët në repartin e RENEA-s

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

October 26, 2026
Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al