Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas krimit mjedisor në Vjosë, Albpetrol 100 mijë euro për rregullimin e impiantit në Gorisht

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pas krimit mjedisor në Vjosë, Albpetrol 100 mijë euro për rregullimin e impiantit në Gorisht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “Albpetrol”, e cila është shoqëria shtetërore e naftës në kërkim dhe prodhim, ka pranuar indirekt edhe ndotjen e lumit Vjosa, i cili është shpallur Park Kombëtar në gjithë gjatësinë e tij në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo kompani ka hapur një tender për rregullimin e një impianti të trajtimit të naftës në Gorisht, në rrethin e Vlorës. Ky vendburim ka qenë me koncesion por është shtetëzuar, për shkak të problematikave të shumta të firmave private.

Sipas dokumenteve, “Albpetrol” ka hapur ditët e fundit tenderin me një vlerë 100 mijë euro, për të rregulluar impiantin që duhet të bënte ndarjen e naftës bruto me ujin. Por, prej shumë muajsh impianti nuk punoi duke sjellë mbushjen e kanaleve dhe përrenjve me naftë bruto, naftë e cila shkoi më pas në Lumin Vjosa.

Ndotja e Vjosës, Albpetrol tender 100 mijë euro për rregullimin e

Faksimile: Njoftimi i hapjes së tenderit nga Albpetrol për rregullimin e një impianti të trajtimit të naftës bruto

Dokumenti i mësipërm është hapja e tenderit nga Albpetrol me objekt “blerje pajisje për impiantin e trajtimit të naftës bruto në dekantimin Gorisht”. Fondi limit është 10,470,000 lekë pa TVSH, ndërkohë që afati për zbatimin e saj është 60 ditë.

Në dokumentet shoqëruese, shkruhet se shoqëria “Albeptrol” sh.a ushtron aktivitetin e nxjerjes së naftës në vendburimet që ka në administrim Kuçovë, Patos, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul, Amonicë dhe Karbunarë. “Vendburimi që mban peshën kryesore të programit të nxjerrjes se naftës është vendburimi Gorisht-Kocul me 91 ton naftë në ditë. Ky vendburim ndodhet në stad të avancuar të shfrytëzimit të tij dhe sasia e fluidit që nxiret nga vendburimi gëlqeror është relativisht e lartë. Këtu kemi një përqindje të lartë të ujit në raportin naftë-ujë, ku ujë kemi 80 deri 82 %” thuhet në dokument.

Sipas tij, ndarja e ujit të lidhur me naftën është e vështirë të kryhet në kushte natyrale për shkak të përbërjes së fluideve të vendburimit. “Për të realizuar ndarjen e ujit nga nafta janë ngritur impiante me ngrohje të fluidit në temperaturë deri në 900. Impiant me ngrohje kemi në Dekantimin Gorisht. Deri në vitin 2013 ngrohja e emulsionit të naftës për ndarjen e ujit të lidhur realizohej nga dy furrat të cilat punonin me solar. Në vitet 2011 deri në vitin 2017 vendburimi Gorisht –Kocul ishte në administrim nga ‘Stream Oil & Gas’ në kuader të marrëveshjes hidrokarbure. Koncesionari ndertoi një Impiant për ngrohjen e naftës e quajtur Kaldaja Italiane me vaj të nxehtë” shkruan firma shtetërore.

Ndotja e Vjosës, Albpetrol tender 100 mijë euro për rregullimin e

Ndotja e Vjosës, Albpetrol tender 100 mijë euro për rregullimin e

Faksimile: Dokumentet e kompanisë Albpetrol për vendburimin e Gorisht–Kocul

Firma shtetërore thotë se pas shtetëzimit të vendburimit në janar 2017 deri në 2019-ën, trajtimi i naftës bëhej me Kaldajën Italiane dhe furrin e vjetër me solar. “Duke qenë se furri i vjetër nga amortizimi dhe koha e gjatë e përdorimit u shemb dhe Albpetrol u detyrua që të investonte duke instaluar një kaldajë tjetër me vaj të nxehtë e cila filloi punë në muajin Tetor 2019 dhe u quajt kaldaja turke. Kjo kaldajë me vaj të nxehtë ka punuar normalisht deri në datën 20 Shkurt 2025 kur pësoi një defekt me djegësin e saj, duke detyruar stafin e QPN Gorisht të ndalen puset për arsye të mospasjes së kapaciteteve depozituese në vendburim. Ndalesa e puseve zgjati te paktën deri në datën 9 mars 2025” shkruan Albpetrol. Pra, pranon se në atë vendburim ka pasur defekt ku për pasojë janë mbushur vend depozitimet. Mbetjet, më pas dyshohet se shkuan në Lumin Vjosa.

/VoxNews/

Tags: albpetrolndotja ne VjosetenderVjosa
Previous Post

“Krime të rënda dhe të dhunshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër

Next Post

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas, priten stuhi të reja

Next Post
Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas, priten stuhi të reja

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas, priten stuhi të reja

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026
“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al