Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kryetar i Bashkisë Himarë me porosi, kush ia komandon vendimet Vangjel Tavos?

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Kryetar i Bashkisë Himarë me porosi, kush ia komandon vendimet Vangjel Tavos?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Himara, dikur një nga perlat më të vyera të bregdetit shqiptar, sot është shndërruar në një simbol të kapjes së shtetit, të falsifikimeve masive të pronave dhe të një krimi të organizuar që vepron në bashkëpunim të plotë me zyrtarët vendorë.

Në qendër të kësaj skeme kriminale që po shkatërron çdo vlerë publike e qytetare është Vangjel Tavo, kryetari aktual i Bashkisë Himarë, një figurë e zgjedhur nga Edi Rama jo për të përfaqësuar interesin publik, por për të ulur ndikimin e faktorëve grekë dhe për të kanalizuar një rrjedhë të re kontrolli politik e ekonomik në jug të vendit. Por ajo që ndodhi, dhe që qytetarët tashmë e shohin qartë, është se Vangjel Tavo nuk erdhi për të shërbyer, por për të grabitur. Ai nuk është përfaqësues i qytetarëve të Himarës, por përfaqësues i falsifikatorëve të pronave, i oligarkëve dhe i qarqeve të huaja me interesa të errëta.

Bashkia Himarë është një nga më të lakmuarat dhe njëkohësisht më të kriminalizuarat në jug të vendit. Pasuritë e jashtëzakonshme të bregdetit kanë nxitur interesat më agresive të oligarkëve vendas dhe ndërkombëtarë, të grupeve kriminale që kërkojnë të pastrojnë para përmes pronave, por edhe të shërbimeve të inteligjencës së huaj që kërkojnë ndikim strategjik në këtë zonë. Bashkia nuk është më pengesë për këtë plan, është kthyer në partner aktiv. Rasti i ish-kryetarit Jorgo Goro është shembulli më i pastër. Ai ndodhet nën dy masa sigurimi për dy afera të rënda që lidhen me falsifikimin e dokumenteve të pronësisë dhe tjetërsimin e tokave publike. Në një rast, Goro i ka dhënë tokë ish-ministres Olta Xhaçka me AMTP të falsifikuara, dhe në një rast tjetër ka marrë tokën e shtetasit Irakli Likoka dhe ia ka dhënë padrejtësisht një pale tjetër. Të dyja dosjet janë nën hetim në SPAK dhe vërtetojnë se në Himarë, bashkia ka funksionuar si një degë e mafias së pronave.

Por në vend që ky model të ndërpritej, u zëvendësua me një formë më të rafinuar, më të kamufluar dhe më të rrezikshme: me zgjedhjen e Vangjel Tavos në krye të bashkisë. Tavo, një ish-funksionar politik me lidhje të hershme me qeverinë dhe biznesin e dyshimtë, erdhi në pushtet jo si shpresë, por si “kali i Trojës”.

Ai u paraqit si alternativë për stabilitet, por në të vërtetë ka qenë një instrument i pastër i grupeve të interesit për të finalizuar grabitjen e pronave që kishte nisur më parë. Ai është shndërruar në mburojë të falsifikatorëve dhe në armik të hapur të qytetarëve që posedojnë ligjërisht pasuritë e tyre. Në vend që t’i shërbejë qytetarëve, Vangjel Tavo u ka dhënë urdhra verbale palëve me dokumente të falsifikuara që të hyjnë me forcë në pronat e të tjerëve, duke shkelur ligjin, Kushtetutën dhe çdo normë morale të administratës publike. Ai ka thënë hapur se “ata kanë të drejtë”, duke nxitur vetëgjyqësinë, tensionin dhe konfliktin, dhe duke vënë veten në rolin e një bashkëpunëtori në krim.

Por qytetarët nuk janë budallenj. Ata dinë ta lexojnë qartë lojën që po bëhet me pronat e tyre. Vangjel Tavo ka nisur që në ditën e parë të mandatit të tij të përbëhet me falsifikatorët, të shpërfillë pronarët legjitimë dhe të nxisë me urdhra jozyrtarë dhunimin e pronës private.

Ai është bërë mburojë për grupet kriminale që synojnë të përvetësojnë prona që nuk u takojnë. Dhe jo vetëm kaq – Tavo akuzohet për një sërë veprash të rënda penale: nga mosdeklarimi i pasurisë, tek falsifikimi i dokumenteve zyrtare, e deri te përfshirja në tjetërsimin e pronave publike në favor të të tretëve.

Pyetja që qytetarët e Himarës dhe shqiptarët në përgjithësi po bëjnë me zë të lartë është kjo: A do të arrestohet Vangjel Tavo? A do të vijojë SPAK të bëjë punën e tij si në rastin e Goro dhe Beleri, apo do të mbizotërojë sërish pazari politik? A do ta mbrojë Edi Rama edhe këtë herë njeriun që vetë e futi në bashki për të zbutur tensionet, por që po i ndez flakë gjithë qytetin? Apo do të heqë dorë nga një figurë që tashmë është bërë barrë dhe turp publik?

Vangjel Tavo është një rrezik real për të ardhmen e Himarës dhe të gjithë jugut të Shqipërisë. Ai është hallka që mban gjallë skemat kriminale të tjetërsimit të pronës publike dhe private. Ai është instrumenti që po legalizon pushtimin e pronave me dokumente të falsifikuara. Ai është vegla e atyre që duan ta shesin bregdetin shqiptar metër për metër. Ai nuk është zgjidhje për qytetarët ai është makthi i tyre. Dhe drejtësia duhet të veprojë pa asnjë hezitim. Sepse një shoqëri që toleron falsifikatorët dhe ndëshkon qytetarët e ndershëm nuk është më shtet, por territor i bandave me leje.

Vangjel Tavo është Kali i Trojës i krimit të organizuar, dhe ai duhet ndalur sa nuk është vonë. Arrestimi i tij nuk është çështje morali, por domosdoshmëri për të shpëtuar çfarë ka mbetur nga integriteti institucional i Himarës. Dhe mesa duket ky arrestim është çështje kohe.

/In-Front.org/

Tags: Bashkia HimarëVangjel Tavo
Previous Post

SKANDAL – Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

Next Post

Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy të huaja në Tiranë dhe klienti shqiptar

Next Post
Kthyen qendrën e masazhit për prostitucion, arrestohet 31 vjeçarja

Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy të huaja në Tiranë dhe klienti shqiptar

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al