Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohet nënkomisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas AMP, efektivi i policisë i jepte hua me fajde personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet dhunës apo kanosjes kërkonte kthimin e shumave të mëdha monetare.

Gjatë operacionit, u sekuestruan pesë automjete të vitprodhimeve të fundit, në pronësi të individëve të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.

“Në kuadër të operacionit “Last rent” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan, u ndalua punonjësi i policisë N/Komisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton AMP.

Tags: arrestohet policiEdison Pemajelbasanfajde
Previous Post

Telefoni në qelinë e Laert Haxhiut/ Pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

Next Post

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperatura do të vazhdojnë të larta

Next Post
Moti sot, ja sa shkojnë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperatura do të vazhdojnë të larta

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

October 19, 2026
Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al