Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Situata/ 24 vatra zjarri në 24 orët e fundit. Ende aktive vatra në Elbasan

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Vlora pushtohet nga tymi/ Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 24 vatra zjarri në total, nga të cilat 6 prej tyre janë ende aktive në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Vatrat e zjarrit u evidentuan në një numër të madh bashkish të vendit, duke përfshirë Elbasanin, Finiqin, Delvinën, Selenicën, Vlorën, Tiranën, Vorën, Krujën, Hasin, Matin, Malësinë e Madhe, Kurbinin, Korçën, Poliçanin dhe Gjirokastrën.

Aktualisht, vatrat aktive janë:

  • Elbasan: Në vendgrumbullimin e mbetjeve, ku vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit. Gjatë ditës së djeshme është punuar me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa ekspertët kanë matur ndotjen e ajrit. Forcat operacionale do të vazhdojnë përpjekjet edhe sot.
  • Finiq: Në zonën midis fshatit Grazhdan dhe Malçan, ku situata paraqitet më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Monitorimi po bëhet nga distanca.
  • Vlorë: Në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre. Efektivët vendorë po punojnë për shuarjen e flakëve.
  • Tiranë: Në fshatin Bulticë, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, por sot do të vijojë puna me ndihmën e 40 forcave nga Forcat e Armatosura (FA).
  • Has: Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era po e favorizojnë përhapjen, ndaj puna për shuarjen vazhdon.
  • Poliçan: Në fshatin Zgërbonjë, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Operacioni për shuarjen e zjarrit ka rifilluar në mëngjes.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, duke djegur rreth 7 hektarë. Fatkeqësisht, në tre raste në Vorë, Tiranë dhe Korçë, zjarri ka përfshirë edhe banesa dhe një ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale.

Në operacionet e shuarjes kanë marrë pjesë 34 automjete zjarrfikëse, 399 forca operacionale dhe 53 mjete të rënda, si dhe kontributi i Forcave të Armatosura me 40 efektivë dhe mjete të tjera.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe. Sa i përket rrezikut nga zjarret, në shumicën e qarqeve pritet nivel “I LARTË”. Në Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I MODERUAR”, por lokalisht edhe “I LARTË” në zona të caktuara.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në çdo rast. Strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë për të ndjekur situatën në terren.

Tags: elbasanzjarr
Previous Post

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

Next Post

I dënuar me 20 vite burg, arrestohet në Qafë Thanë i riu (EMRI)

Next Post
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Qafë Thanë

I dënuar me 20 vite burg, arrestohet në Qafë Thanë i riu (EMRI)

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026
Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al