Saturday, July 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

Editor by Editor
July 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Miniera e kromit në Bulqizë si dhe Uzinat në Klos, Burrel dhe Elbasan, një pasuri e stërmadhe shqiptare, janë dhënë me koncesion një mori firmash. Fillimisht erdhën italianët, më pas kinezët, e morën shqiptarët dhe tani e kontrollojnë turqit. Duket se, “vulën” e fundit do t’ia japin miqtë nga anadolli, të cilët për 3 vite me radhë e kanë çuar minierën apo edhe Uzinën në buzë të greminës.

VoxNews raportoi më herët se miniera dhe uzinat kontrollohen nga “Albchrome Holding”, pronar të së cilës janë bërë dy turq Ali Riza Yildirim dhe Yuksel Yildirim. Në redaksinë tonë kanë mbërritur informacione për abuzime të mëdha me menaxhimin e minierës dhe të uzinave. Janë fryrë kostot, teksa drejtorët kanë “dorë të lirë” të bëjnë zap të gjithë punëtorët. Madje, VoxNews  raportoi se drejtori i Uzinës së Ferrokromit në Burre, Ervin Isaj, është dënuar për dhunë.

Koncesioni i kromit në Bulqizë del me humbje, në

Faksimile: Numri i punonjësve të Albchrome është rreth 1000, ku pjesa më e madhe janë në Bulqizë

Duket se “peshku po qelbet nga koka”, pasi menaxhimi i turqve lë shumë për të dëshiruar. Sipas dokumenteve, numri i punonjësve të kompanisë ka qenë 968 në vitin 2022 dhe 987 në vitin 2023. Shifra të njëjta janë edhe në vitet 2024 dhe 2024, rreth 100 të tillë. Rreth 600 punojnë në Bulqizë, ndërsa Burreli dhe Elbasani kanë rreth 160-170 punonjës. Ndërkohë, 50 persona punojnë edhe në zyrat qendrore në Tiranë.

Por, ajo që duket më shqetësuese e menaxhimit janë kostot dhe kushtet. Vetë kompania deklaron se miniera është marrë në koncesion më datë 1 qershor të vitit 2000, për 30 vite. Në vitin 2016 koncesioni u shty deri më datë 31 dhjetor 2040.

“Bazuar në marrëveshjet koncensionare, shoqëria duhet të përmbush një sërë kriteresh specifike të investimeve për të dy marrëveshjet konçensionare. Investimet kryesore të kryera përfshijnë: investimin për projektin e pastrimit të pluhurit në uzinën e Elbasanit. Dhe investime në projektin e zhvillimit të thellësisë së pusit 9 në Bulqizë” thuhet në dokumente. Një ndër investimet është edhe rikonstruksioni i magazinës dhe laboratorit në fabrikën e Burrelit.

Koncesioni i kromit në Bulqizë del me humbje, në

Faksimile: Kompania pavarësisht se prodhon dhe eksporton tonelata me krom, del me humbje

VoxNews shfletoi dokumente të tjera të kompanisë “Albchrome”, me synimin për të evidentuar se si po zhvatet një pasuri e stërmadhe shqiptare. Dokumenti më sipër është bilanci i publikuar në vitin 2024. Sipas saj, “ALBCHROME HOLDING” përfaqësuar rregullisht nga z. Sabit Sagir, mori vendim mbi disa çështje.

“Të miratojë pasqyrat financiare të shoqërisë për vitin ushtrimor 2023 për periudhën nga 01.01.2023-31.12.2023, si dhe raportin e ekspertit kontabel të shoqërisë. Të deklarojë rezultatin financiar të shoqërisë për vitin 2023 me një humbje në vlerën 656.031.064 ALL, i cili do të mbulohet nga fitimet e akumuluara të shoqërisë” thuhet në këtë dokument.

Pra, një pasuri e stërmadhe ku punohet ditë e natë del me humbje?! Ku kamionët me minerale bëjnë transport orar pa orar nga Bulqiza në Klos, Burrel, Elbasan dhe Durrës. Mbushen tragete me krom dhe esportohen në gjithë botën. Dhe, sërish me humbje? Ose menaxhimi është i dobët, ose po tentohet që të shtohen investimet dhe paratë të shkojnë sërish në një grup njerëzish, si në çdo koncesion tjetër. Kjo me qëllim që të mos paguhen taksa, dividentë apo edhe kosto të tjera.

Kjo është një skemë që ka ndodhur rëndom në Shqipëri. Rasti i ARMO-s, rafinerisë së naftës në Ballsh është i freskët, ku pasi kompania s’pagoi qindra miliona euro taksa, u shkri. Madje, u mor nga banka, pasi ishte lënë kolateral dhe u çmontua për skrap.

Po me kromin në Bulqizë, uzinat e Ferrokromit në Burrel e Elbasan, çfarë po ndodh?!

Koncesioni i kromit në Bulqizë del me humbje, nëKoncesioni i kromit në Bulqizë del me humbje, në

Koncesioni i kromit në Bulqizë del me humbje, në

Faksimile: Miniera në Bulqizë është vendosur kolateral në bankë, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se është drejt falimentit

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews , në datën 21 qershor 2022, kompania koncesionare “Albchrom” ka bërë një marrëveshje huaje me “Raiffeisen Bank”. Nuk jepen detaje sa kredi është marrë, pasi ajo ka qenë një vendim i mëparshëm në datën 24 maj 2022.

Por, ajo që lexohet në këtë marrëveshje është se miniera e Kromit në Bulqizë, një pasuri e stërmadhe shqiptare është lënë “peng” në bankë. Një skemë e ngjashme me pasuri të tjera, ku firmat lënë kolateral një pronë shtetërore. Mësohet se afati i këtij “pengu” është 10 vite, teksa marrëveshja lë shumë diskutime.

Nëse firma turke nuk paguan kredinë, çfarë ndodh me minierën e Bulqizës? Po me Uzinat në Burrel dhe Elbasan? Ato janë pronë shtetërore dhe, nëse turqit siç e kanë filluar, nuk paguajnë, i kalojnë në “pronësi” bankës. E njëjta skemë si te ARMO, ku pasi biznesmeni Rezart Taçi nuk pagoi kredinë, rafineria u mor nga bankat, pavarësisht se atje punonin qindra punëtorë dhe kishte qindra miliona euro detyrime të papaguara.

A do të ndodhë i njëjti skenar edhe me Minierën e Kromit në Bulqizë?! /voxnews.al 

 

Previous Post

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia tronditëse për vrasjen në Burgun e Reçit

Next Post

Skandali i Bankers Petroleum nuk ka mbërritur në veshin e opozitës. Ende asnjë reagim nga PD për mashtrimin 20-vjeçar të kompanisë

Next Post
Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash

Skandali i Bankers Petroleum nuk ka mbërritur në veshin e opozitës. Ende asnjë reagim nga PD për mashtrimin 20-vjeçar të kompanisë

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash

Skandali i Bankers Petroleum nuk ka mbërritur në veshin e opozitës. Ende asnjë reagim nga PD për mashtrimin 20-vjeçar të kompanisë

July 4, 2025
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

July 4, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al