Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë që ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

Formularët ndërmjet dy institucioneve homologe do të shkëmbehen në mënyrë elektronike, duke përshpejtuar ndjeshëm procesin e përfitimit të pensioneve për qytetarët.

Hado theksoi se shqiptarët që kanë mbushur moshën për pension, nëse nuk kanë 15 vjet sigurimi, duhet të aplikojnë për pension pleqërie në “eAlbania”.

KUSHTET PËR PENSION

Hodo shtoi më tej se nëse një qytetar ka 14 vite në Shqipëri dhe ka 19 vite në Itali, nuk merr pension në asnjë vend. Sipas tij, qytetari në Shqipëri nuk plotëson kriterin e 15 viteve dhe në Itali nuk e plotëson kriterin e 20 viteve. Ai tha se bashkimi i periudhave bëhet vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, pastaj secili vend e llogarit pensionin sipas ligjit të vet dhe bazuar vetëm në vitet e sigurimit që ka në atë vend.

“Marrëveshja që ka hyrë në fuqi është gati. Që do të thotë të gjithë formularët janë dakordësuar me kolegët ne Itali, janë standardizuar dhe për herë të parë ne do të bëjmë shkëmbimin elektronik të formularëve. Që do të thotë se i gjithë komunikimi mes dy institucioneve nuk do jetë në letër, por do jetë komunikim elektronik. Pra, do të shkurtohet koha e shkëmbimit të formularëve midis dy institucioneve. Kemi hartuar edhe udhëzuesin që është edhe për punonjësit si do zbatohet marrëveshje, por edhe për qytetarët si do të aplikojnë në varësi të rastit që kanë. Po ju them ata qytetarë shqiptarë që kanë mbushur moshën për pension, që është 65 vjet për burrat dhe 61 vjet e 10 muaj për gratë dhe nuk kanë mjaftueshëm vite sigurimi, nuk kanë 15 vjet sigurimi, duhet të aplikojmë për pension pleqërie në ‘e-Albania’ është një rubrike e veçantë, që thotë nëse ke vite punë në një shtet tjetër. Atje do të klikojnë që kam vjetërsi në Itali dhe do japin të dhënat. Në bazë të këtyre të dhënave, ne ia kërkojmë Italisë”, – sqaron kreu i ISSH.

APLIKIMI

Nuk është e nevojshme që qytetarët të dorëzojnë listën e dokumentacioneve dorazi, pasi të kenë bërë aplikimin tek ISSH sepse komunikimi bëhet institucion me institucion.

“Nuk është e nevojshme të paraqiten te sigurimet për të marrë këto dokumente dorazi, sepse kjo do vlerë vetëm për informacionin e tyre. Nëse këto dokumente i çojnë në Itali, kolegët italianë do t’i kërkojnë zyrtarisht përmes formularit të dakordësuar. Pra, është një punë e dyfishtë dhe e paefektshme. Kështu që të bëjnë aplikimin në Shqipëri ose Itali, sipas rastit, dhe për këtë të konsultohen me udhëzuesin që kemi publikuar në faqen zyrtare dhe ta bëjnë kërkesën aty ku duhet me qëllim që koha e shërbimit të jetë e shkurtër dhe mos të ketë ngatërresa”, – sqaron Hado.

Në rastin kur një qytetar shqiptar, pavarësisht se jeton në Shqipëri apo Itali dhe ka eksperiencë në Itali, Gjermani, Turqi apo në një vend që ka marrëveshje me ISSH-në, nuk ka nevojë për bashkim periudhash. Me

“Ne me 15 vitet e deklaruara në Shqipëri ne jemi të aftë të lidhim pensionin, kështu që nuk ka nevoje për bashkim. Bashkimi i periudhave bëhet vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, pastaj secili vend e llogarit pensionin sipas ligjit të vet dhe bazuar vetëm në vitet e sigurimit që ka në atë vend. Nëse një qytetar ka 14 vite në Shqipëri dhe ka 19 vite në Itali, nuk merr pension në asnjë vend. Në Shqipëri nuk plotëson kriterin e 15 viteve, në Itali nuk e plotëson kriterin e 20 viteve. Atëherë bashkimi i këtyre periudhave e vendos në kushtet ligjore në të dyja vendet. Kur vjen puna te llogaritja, ne do ta llogarisim pensionin sipas ligjit shqiptar, vetëm për 14 vitet që ka paguar sigurime, ndërsa Italia do ta llogarisë sipas ligjit të vet vetëm për 19 vite”, citon Hado në konferencën për mediat duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, pasi vitet e punës do përdoren për llogaritje edhe në Shqipëri dhe në Itali.

Edhe vitet që kanë në Shqipëri do të bashkohen me ato të Italisë dhe do konsiderohen sikur janë në Itali. Por masa e pensionit sikundër edhe kriteret janë të ndryshme nga një vend në tjetrin.

“Do bashkohen periudhat kontributive vetëm për të plotësuar kriteret ligjore dhe secili vend pastaj do llogarisë pensionin sipas ligjit të vet bazuar në vitet e sigurimit që ka në secilin vend. Pra, do marrë dy pjesë pensioni, një në Shqipëri për aq vite sa ka dhe në Itali për aq vite sa ka”, tha ai.

Aplikimet duhet të bëhen vetëm nga ata që kanë mbushur moshën për pension pleqërie 67 vjeç për burrat dhe 65 për gratë.

Previous Post

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës

Next Post

Hetimet tek Bankers Petroleum/ Prokuroria Fier sekuestron shkresa dhe tre servera

Next Post
Hetimet tek Bankers Petroleum/ Prokuroria Fier sekuestron shkresa dhe tre servera

Hetimet tek Bankers Petroleum/ Prokuroria Fier sekuestron shkresa dhe tre servera

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

July 22, 2026
Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al