Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg, ndërsa i biri me 25 vite që është ende në kërkim, si dhe Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie.
Ata akuzohen se kryen masakrën e vitit 2017 duke dhunuar e djegur me benzinë Menduh Kurtdedën.
Vendimi u prish sepse Gjykata e Shkallës së Parë kishte rënduar akuzën ndaj të dyshuarve.
Çështja do të rigjykohet në shkallë të parë me një trupë tjetër gjykuese.