Thursday, July 3, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Autostrada e Bashkim Ulajt lë Vorën pa ujë, drejtori-deputet Klevis Jahaj i jep 9 MLN Euro Abazëve të shpojnë puse

Editor by Editor
July 2, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Autostrada e Bashkim Ulajt lë Vorën pa ujë, drejtori-deputet Klevis Jahaj i jep 9 MLN Euro Abazëve të shpojnë puse
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vora digjet për ujë këto ditë. Në fakt mungesë uji të pijshëm ka edhe në mes të dimrit. Banorët e zonës së Vorës nuk kanë pasur furnizim të rregullt me ujë qysh kur nisi punimet Autostrada e Bashkim Ulajt. Sipas qytetarëve uji vjen vetëm një orë në ditë, gjë që i ka detyruar të blejnë ujë për përdorim familjar dhe ta kursejnë atë në maksimum.

Ndërkohë, shkaku i mungesës së ujit në çezma është një skandal i fshehur nga ministria e Belinda Ballukut. Punimet e autostradës Thumanë-Kashar kanë dëmtuar ujësjellësin.

Përgjegjës për këtë situatë është në radhë të parë kryetari i bashkisë, Blerim Shera, që mbyll sytë përpara skandalit. Bashkia e Vorës është pronare e ujësjellësit, por kryetari, jo vetëm nuk ka guxim t’i drejtohet Belinda Ballukut, apo oligarkut ndërtues, por është i përzierë edhe vetë në këtë histori.

Njëri oligark prishi burimin, tjetri merr 9 milionë euro për puset e reja!

Një ditë pas zgjedhjeve, drejtori i Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, Klevis Jahaj, tashmë i zgjedhur deputet i PS-së në Fier, u kthye në zyrë. Drejtori urdhëroi t’i bëhet gati kontrata Arbër Abazit për ujësjellësin e Vorës. Pra, më 15 maj 2025, është firmosur kontrata që ka në objekt të saj “Optimizimin e Ujësjellësit të Qytetit të Vorës dhe rrethinat të saj” me një vlerë 890 milionë lekë apo 8.9 milionë euro. Kompania zbatuese e projektit do të jetë “ALKO Impex Construction”, pronë e Arbër Abazit, nipit të ish-deputetit Sadri Abazi.

Në justifikimin e kësaj kontrate, thuhet se ujin e thau një oligark tjetër: Bashkim Ulaj, pronar i koncesionit të autostradës Thumanë-Kashar.

“Me ndërtimin e autostradës Thumanë – Kashar ku aksi i rrugës ka dëmtuar rëndë dy puse që aktualisht kanë qenë në shfrytëzim, doli detyrë emergjente që dy puset të spostohen por njëkohësisht i gjithë projekti i furnizimit me ujë të rishikohej. Nga punimet e bëra për ndërtimin e këmbës së urës me pilota shumë të thella, njëri nga puset është dëmtuar, duke përkeqësuar parametrat sasiorë e cilësorë të ujit të pusit. Aktualisht, nga ujësjellësi deri më sot janë përdorur për furnizimin me ujë 3 puse të cilët kanë prurje nga 22 – 50 l/sek”, shkruhet në dokument.

Më tej vazhdon arsyetimi se pusi 1 i shfrytëzimit duhet të projektohet i ri pasi tek ky pus ka rënë gjurma e rrugës, dhe janë pezulluar punimet për vazhdimin e saj deri sa të zhvendoset stacioni (pusi 1). Po kështu pusi 2 është dëmtuar kolona e pusit nga punimet për pilotat. Aktualisht është në shfrytëzim por pusit i janë prishur parametrat cilësorë edhe sasiorë të ujit. Në gjendje pune është vetëm pusi 3 i cili është në shfrytëzim.

Për zgjidhjen e situatës emergjente në të cilën ndodhet Bashkia Vorë, për furnizimin me ujë të popullsisë, kërkohet projektimi i ujësjellësit të ri, duke hapur 6 puse, ku dy prej tyre do të jenë rezervë. Nga të gjithë puset që projektohen të shfrytëzohen parashikohet të merret sasia prej 100 – 130 l/sek (periudhë verë – dimër). Këto te dhëna janë marre nga studimi hidrogjeologjik ne bazë të të cilit ka vijuar puna me modelimin e rrjetit, shkruhet në relacionin teknik.

Sipas dokumenteve zona e furnizimit me ujë të Bashkisë Vorë bashkë me Njësitë Administrative Prezë e Bërxullë administrohet nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vorë Sh.a në varësi të Bashkisë Vorë.

Ujësjellësi i Vorës është i përbërë nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm me dy ngritje mekanike dhe vetëm furnizimi i Domjes dhe një pjesë e komunitetit dhe bizneseve Vorë dhe Prezë bëhet me të tretë. Uji i pijshëm për furnizimin e Domjes blihet nga UK Tiranë, ndërsa një pjesë e komunitetit dhe bizneseve Vorë dhe Prezë blihet nga UK Durrës.

Bashkia Vorë ka në përbërje të saj vetë qytetin e Vorës dhe fshatrat Gjokaj, Mucaj, Sharkë, Marqinet, Gërdec, Marikaj, dhe Kuç të cilët do të ndikohen nga ky projekt.

Pra, Bashkim Ulja prishi burimin e ujësjellësit të Vorës dhe nuk mban përgjegjësi. Oligarku është mësuar të dëmtojë natyrën dhe të mos ndëshkohet. Kujtojmë protestat e gjata të qytetarëve të Tropojës dhe gjyqin për hidrocentralin që ky e ngriti brutalisht në një zonë turistike duke dëmtuar ekosistemin. Kujtojmë se si ua bllokoi rrugën qytetarëve të Krujës dhe i detyroi të delnin në protesta për muaj të tërë.

Kryetar i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera, duhet të dilte i pari dhe të protestonte ndaj oligarkut dhe ministres së korruptuar. Por të paktën të sqaronte qytetarët e Vorës se si është e vërteta! Kryetari rri në heshtje! Ia ka mbyllur gojën oligarku tjetër, Arbër Abazi.

Më 6 janar 2023, Shera i dha tenderin me “Flamur të kuq” Abazëve me fond 2.73 miliardë lekë pa TVSH. Sipas dokumentit të mëposhtëm, kryetar Shera i skualifikoi të gjithë, përveç fituesit. Tenderi është shënuar me flamur të kuq, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Këtë tender e gatoi paraardhësi i tij, por Shera e firmosi duke vazhduar pazarin. Shera zëvendësoi Agim Kajmakun që u shkarkua për shkak të dekriminalizimit. Atij iu zbulua arrestimi në Greqi nga Partia Demokratike, gjë që nuk e kishte deklaruar në formular. Për këtë arsye, Kajmaku u largua, ndërsa kryetari i komanduar në Vorë u vu Gentian Picari që e drejtoi Bashkinë Vorë për thuajse dy vite me radhë.

Kontrata vazhdon deri në fund të këtij viti, pra llogaria mes oligarkut dhe kryetarit është e pambyllur akoma.

Pse nuk fillon punën Arbër Abazi?

Ujësjellësi i Vorës është bërë një gropë që vetëm thith fondet e buxhetit të shtetit dhe nuk nxjerr ujë. Në shtator të vitit 2020, u bë tenderi për projektimin e optimizmit të ujësjellësit të Vorës dhe rrethinave.

Nuk dihet se ç’u bë me këtë projekt që kushtoi 84 milionë lekë, por duket se është harruar sirtarëve, sepse çështjen e ka marrë në dorë Belinda Balluku dhe drejtori i saj Klevis Jahaj.

Klevisi shkoi në parlament por e ka lënë pezull ujësjellësin e Vorës. Rregulli i pashkruar i zyrtarëve të korruptuar është zgjedhja e mbikëqyrësve të punimve të besuar që të mbyllin letrat në rregull. Pra, nëse një oligark fiton një tende të madh si ky që po raportojmë, menjëherë lind dyshimi se ai e ka zgjedhur edhe kompaninë supervizore.

Dhe ashtu është vepruar, por plani ka ngecur në KPP. Pas vënies së nën hetim nga SPAK të kryetarit të KPP, Jonaid Myzyri, që dikur ka qenë i punësuar në kompaninë e Abazëve “Alko Impex”, ndikimi i tyre u dobësua.

Ja kronologjia e përplasjes që ka bllokuar indirekt punën e Abazëve: Në datën 31 dhjetor 2024, është publikuar nga Klevis Jahaj procedura e prokurimit “Supervizion punimesh për objektin: “Optimizimi i ujësjellësit të qytetit të Vorës dhe rrethinat”, me fond limit 6,289,100.00 lekë pa TVSH. Tenderi është zhvilluar në datën 10 janar 2025 nga Agjencia Kombëtare e UjësjellësKanalizimeve. Pas 20 ditëve Jahaj ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës mbi rezultatet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Nga 13 pjesëmarrës janë kualifikuar dy studiot që kishin ofertat më të larta. Të tjerët u skualifikuan me pretekstin se kishin bërë oferta anomalisht të ulëta. Sigurisht, po të vësh fond limit të fryrë (të falsifikuar), ky rezultat pritet.  

Kështu, siç flet tabela e Klevis Jahajt, fitues u shpall  “C.E.C GROUP” shpk me pronar Vangjush Mbriçen. Ky është favorizuar vazhdimisht nëpër tendera nga zyrtarët e korruptuar, duke përfituar në vitet e fundit 70 kontrata.

I pakënaqur nga kjo surprizë mbeti operatori “G B Civil Engineering” me ofertë dukshëm më të ulët, 5,470,432.88  lekë, por i skualifikuar. Firma do të amkohej në KPP dhe kështu punimet e Arbër Abazit mbeten pa mbikëqyrës derisa të zgjidhet çështja!

Megjithëse kishte një ankesë, në datën 3 shkurt 2025, drejtori Klevis Jahaj, i cili nxitonte se do të merrte pjesë në fushatën elektorale në Mallakastër, ka kërkuar ta shpejtojë procesin duke shpallur fituesin.

Në 5 shkurt 2025, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi elektronik me nr. A/2025/5024, si dhe nr. protokolli 348/2025 i operatorit ekonomik “G B Civil Engineering” SHPK, për procedurën e prokurimit.

Më 24 shkurt 2025 dhe 6 mars 2025, nga KPP i është kërkuar AKUK informacioni lidhur me ankesën e operatorit ekonomik “G B Civil Engineering” SHPK” Më datë 7 mars 2025, përgjigjet se ky operator ekonomik nuk ka paraqitur asnjë ankesë. Pas verifikimit dhe kontrollit të bërë nga ana e KPP,  ankesa e sipërcituar rezulton e shfaqur rregullisht në sistemin e prokurimeve publike.

Më tej, Klevis Jahaj ka përcjellë pranë Komisionit të Prokurimit Publik shkresën ku informon se ka publikuar njoftimin e fituesit përfundimtar për këtë procedurë prokurimi dhe nuk ka mundësi trajtimi të ankesës.

KPP vendos të thërrasë ekspertin e fushës për të verifikuar nëse përllogaritja e fondit limit të procedurës së prokurimit objekt-ankimi është bërë konform Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.354 datë 11.05.2016 “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbimet në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”.

“Raport ekspertimi” pas shumë korrespondencash mbërriti 9 qershor 2025, në Komisionin e Prokurimit Publik

Nga shkresa e dërguar konstatohet mospërputhje mes vlerës së shpallur në dokumentet standarde të tenderimit mbi fondin limit vene ne dispozicion dhe asaj te referuar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve.

Kjo mospërputhje përbën kusht për anulimin e kësaj procedure dhe rishpalljen e saj sipas përllogaritjeve të vëna në dispozicion. Sipas raportit vlera maksimale që duhet të përllogaritet fondi limit është 6,251,923.29 lekë pa TVSH, ndërsa vlera mimimale që duhet të bëhet klasifikimi i operatorëve si ofertë e suksesshme është 5,470,432.88 lekë pa TVSH.

Në këto kushte, në 16 qershor 2025, KPP mori vendimin të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “G B Civil Engineering” SHPK dhe urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve të rivlerësojë ofertën e operatori ekonomik “G B Civil Engineering” SHPK duke e kualifikuar.

Menjëherë është ankuar kompania “CEC Group” shpk. Në mbledhjen e datës 20 qershor 2025 KPP mori në shqyrtim çështjen “Kërkesë për rishikimin e vendimit  për procedurën e prokurimit “Optimizimi i ujësjellësit të qytetit të Vorës dhe rrethinat”. Kërkesa nuk u pranua. Asnjë nga anëtarët nuk do të donte t’i bashkohej Joanid Myzyrit në SPAK.

E skeduar nga KLSH për probleme me shifrat e punimeve

Zgjedhja e kompanisë “fituese” nga drejtori Klevis Jahaj me falsifikim të fondit limit, nuk është e rastësishme. Jo më kot kërkohej që “CEC Group” të mbikëqyrë faturat e oligarkut Abazi. KLSH në disa raporte e përmend firmën për manipulim të çmimeve të punimeve.

Kështu, në raportin “Mbi auditimin e ushtruar për zbatimit të procedurës së prokurimit dhe kontratës “Përgatitje e projektpreventivit për rikonstruksionin e godinës trekatëshe dhe ndërtimin e urës lidhëse me korpusin qendror”, të Spitalit të Traumës, realizuar në vitin 2020.

Kontrata e shërbimeve konsulente është nënshkruar më datë 14 dhjetor 2020, me BOE “C. C” dhe “C.E.C Group”, me vlerë 14,743,800 lekë. Afati për dorëzimin e shërbimit është përcaktuar 40 ditë. Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga BOE “C. C” dhe “C.E.C Group”, rezulton se është përgatitur projektpreventivi, bazë e të cilit është përgatitja e fondit limit për punimet e konstruksionit, konkretisht për godinën 3 katesh me vlerë 283,931,787.5 lekë pa TVSH dhe për urën metalike të lidhjes me Korpusin Qendror, me vlerë 42,841,723.9 lekëpa TVSH, por kjo procedurë nuk është përfunduar.

Më tej raportohet për lotin “Ndërtimi i depos së ujit të Spitalit Universitar të Traumës”. “Për përcaktimin e vlerës së punimeve, në masën më të madhe të zërave të punimeve, janë aplikuar çmimet sipas VKM nr. 629, datë 15.07.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre”, por rezultojnë mangësi të cilat për disa zëra të verifikuara”, citojmë raportin e KLSH.

Konkluzioni është: Përllogaritje me gabime në disa zëra punimesh të përshkruara në preventivin e punimeve që do të realizohen.

Kush është Klevis Jahaj?

Klevis Jahaj është njëri i besuar i shtabit politik të Belinda Ballukut në qarkun e Fierit. Jahaj qysh nga viti 2021 ka përdorur postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve për të pasuruar miqtë e tij dhe ata që janë afër tij. Ky fenomen nuk është i rastit, por një vazhdim i skemës së favorizimeve të dirigjuara nga Belinda Balluku.

Në fund të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës kanalizimeve hapi një tender me vlerë 8.9 milionë euro për sistemin e ri të kanalizimeve në zonën e Spillesë.

Në garë u paraqitën vetëm dy oferta. Ajo e bashkimit të shoqërisëve 2T dhe Adriatik me vlerë 8.4 milionë euro si dhe oferta e dytë e shoqërisë “Fusha” me vlerë 8.85 milionë euro, shumë pranë fondit limit. Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve shpalli fituese bashkimin e kompanive 2T dhe Adriatik. Kompania e parë njihet gjerësisht për publikun si ndërtuesja e banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Ajo zotërohet nga dy aksionerë, njëri prej të cilëve është Artan Sako, vëllai i ish komandantit të Gardës. Ndërsa kompania e dytë njihet si kompania e familjes së Spartak Kovaçit, pasi zotëruesi i 100 për qind të aksioneve të saj është Petrit Kovaçi, babai i ish-drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit. Zyrtari që firmosi tenderi 8.4 milionë euro për Kovaçin është Klevis Jahaj, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. Nga ana tjetër Spartak Kovaçi është një nga njerëzit e Ballukut në Durrës, të cilin ministrja e ka promovuar në karrierën e tij.

Zoti Kovaçi është duke ndërtuar një hotel luksoz në Durrës. I quajtur Azure Elegance Hotel, leja për të është marrë në maj të vitit 2023 nga kompania Adriatic Union. Kjo e fundit në atë kohë zotërohej nga dy aksionerë, Petrit Kovaçi dhe Genti Klosi, vëllai i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Ceno Klosi. Më vonë, pas marrjes së lejes me firmën e Edi Ramës, Genti Klosi i shiti aksionet për një çmim simbolik dhe pronar i kompanisë u bë 100 për qind Petrit Kovaçi.

Për më tepër, Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj ishin të dy në listën e mbyllur të PS-së për deputetë në qarkun e Fierit.

Në datën 4 nëntor 2024, AKUM lidhi kontratën për tenderin e Ujësjellësit të fshatrave Drenovë, Belishovë, Belistan dhe Visokë, në Bashkinë Mallakastër. Fituesi ka 12 muaj kohë që të ndërtojë këtë vepër, teksa vlera e kontratës me TVSh ishte rreth 422 milionë lekë, ose rreth 4.3 milionë euro. Fitues doli firma “SENKA” me pronar Ylli Senkën.

Në gusht 2024, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve bëri tenderin me fond limit prej 198.5 milionë lekë për rikonstruksion e ujësjellësit të Gjirit të Lalëzit. Fitues i procedurës doli kompania “KUPA” sh.p.k. e Shkëlqim Kupës.

Në këtë valë, Jahaj ka firmosur tenderin me vlerë 1.7 milionë euro, për procedurën me objekt “Furnizimi me ujë i fshatrave Prokuc, Kalluc dhe sistemi i KUZ fshati Bregas”. Fituese e kësaj procedure është “G.P.G. COMPANY” e Paqsor Buzit.

E po duhet të jesh shumë i besuar që të jepet në dorë të firmosësh kaq shumë tendera për listën e oligarkëve të “Rilindjes”!

PS futi në Kuvend 12 deputetë në qarkun e Fierit, mes të cilëve: Belinda Balluku, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Zegjine Çaushi.

Megjithëse Jahaj u zgjodh deputet, de facto akoma nuk është larguar nga posti i drejtorit të AKUK. Thuhet se po merret me mbylljen e letrave që i ka lënë hapur para se të ikte për fushatë pas Belinda Ballukut. Ndërkohë, në Vorë presin të vijë uji nëpër çezma!

Tags: Arbër AbaziBashkim UlajBelinda BallukuBlerim SheraKlevis JahajKPPtender
Previous Post

Moti sot, ja sa shkojnë temperaturat

Next Post

USAID pushon zyrtarisht së ekzistuari

Next Post
USAID pushon zyrtarisht së ekzistuari

USAID pushon zyrtarisht së ekzistuari

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët

Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët

July 3, 2025
Ndahet nga jeta tragjikisht në moshën 28-vjeçare ylli i Liverpool, Diogo Jota

Ndahet nga jeta tragjikisht në moshën 28-vjeçare ylli i Liverpool, Diogo Jota

July 3, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al