Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Elona Agolli merr 102 milionë lekë për rinumërimin e votave, ia jep Celibashi me tender sekret

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Elona Agolli merr 102 milionë lekë për rinumërimin e votave, ia jep Celibashi me tender sekret
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

KQZ kishte lekë dhe euro për të gjithë miqtë e kryetarit, edhe ndonjë që ishte harruar, Ilirjan Celibashi e qerasi pas zgjedhjeve, me ç’ kishte në dorë.

Dhe, mirë që KAS mori vendim të rinumëroheshin votat, se Elona Agolli kishte mbetur pas liste. E kemi fjalën për pronaren e kompanisë së ekspozitës Klik Ekspo Group.

I kishin mbetur Celibashit edhe 102 milionë lekë pa shpenzuar! Kujt t’ia jepte? E kishte prishur me fqinjën! Telefonuan Agollin dhe iu gjet vendi parave.

Këto lloj telefonatash në gjuhën e ligjit quhen “Procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Pse u zgjodh kjo procedurë dhe nuk u bë tender i hapur? Po nuk kishte kohë. Rinumërimi i votave nuk ishte në skenar. Pra, ishte një “nevojë urgjente” e Celibashit për shërbimet e Agollit.

Objekti i kontratës është “Marrje me qira infrastrukture logjistike”. Ju do të vrisni mendjen se çfarë infrastruktukture merrte përsipër Agolli, sepse rinumërimi bëhet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, ndërsa transmetimi është live, kutitë vijnë me kamionët e ushtrisë? Po mbase duhen punonjës që t’i rendisin kutitë brenda tek numëruesit. E gjen administrata një shërbim, se janë 102 milionë lekë që duhen justifikuar.

Kështu, më 12 qershor 2025, pas telefonatës u bë një e-mail nga KQZ tek “Klik Ekspo Group & Tirana International Fair” Sh.p.k (ky është negocimi) ndërsa të nesërmen u shpall fituesi (Elona Agolli). Vlera e saktë përfundimtare e kontratës (përfshirë dhe nënkontraktimin) është 10 176 000 lekë me TVSH.

Ky ishte tenderi i fundit pa shpallje, apo sekret, por Celibashi kështu e ka nisur qysh në fillim të zgjedhjeve. I kënaqi miqtë e tij!

Kështu, KQZ për rinumërimin ka prokuruar me urgjencë 79.000 euro në favor të kompanisë së “R&T”, që e ka në pronësi Renis Tërshana. Kjo kompani ofron shërbim për ngritjen e sistemit të regjistrimit dhe transmetimit online për procesin e rinumërimit të votave dhe transmetimin e rezultateve. Po pse është harxhuar, se ne i shohim live në Youtube dhe në faqen zyrtare të KQZ?! Epo i duhen ca euro shtesë Renisit nga Ilirjani, se është mik i vjetër.

Më 10 prill 2025 është bërë nënshkrimi i kontratës me negocim pa shpallje paraprake, me objekt “Ngritjen e sistemit për regjistrimin e procesit të numërimit të votave në VNV, VNVJ dhe transmetimit në kohë reale në KQZ”. Njoftimi i marrëveshjes është bërë i ditur më 28 prill 2025 nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Për këtë është ndarë fondi limit 150,000,000 lekë pa TVSH, por siç mësojmë vlera e kontratës së firmosur është 176,729,832 lekë të reja përfshirë TVSH.

Paratë e shërbimit i shkojnë kompanisë së Renis Tërshanës “R&T” Sh.p.k. Kjo firmë është njohur për tenderin pa garë 1.4 miliardë për mirëmbajtjen e skanerave që e përfitoi në vitin 2023 nga ish-drejtori Muhamet Rrumbullaku. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Mirëmbajtje e 50 copë Live Skanera” me fond limit 117,120,000 lekë të reja pa TVSH. Tërshana ishte i vetmi që merrte pjesë në këtë procedurë.

Lidhur me tenderin sekret ku favorizohet nga Ilirjan Celibashi, kompania thjesht është telefonuar të plotësojë formularët, pasi Tërshana ishte i përcaktuar qysh më parë që ta përfitojë këtë fond.

I kënaqur nga bashkëpunimi me “R&T” shpk, Celibashi një ditë më pas, më 11 prill 2025, i ka dhënë edhe ca lekë të tjera Renis Tërshanës! I jep edhe 260 milionë lekë të tjera, sërish me kontratë sekrete. Ky është mik!

Objekti i kontratës është “Shërbime tik live vote 2025 për brenda dhe jashtë vendit”, kjo mund të ishte pjesë e tenderit që raportuam më sipër, por Celibashi e ka ndarë më vete.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet 2025 ka prokuruar dhe kontraktuar përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar “indeksimin dhe ruajtjen e pamjeve filmike”. Sipas kontratës, kompania “First” do të bënte 35 ditë punë për “Sistemin për Indeksimin dhe Kërkimin e Pamjeve Filmike si dhe Shtimin e Kapaciteteve për Ruajtjen e Pamjeve Filmike”. Pagesa 300.000 euro pa TVSH.

Dhe në ditën që KAS vendosi hapjen e kutive të Tiranës, kontrata me “First” me pronar Gëzim Hoxhën nuk ishte përmbyllur ende. Pse Celibashi nuk kërkoi zgjatjen e kontratës ekzistuese? Arsyeja është “R&T”. Renisi duhet ta merrte edhe qershinë mbi tortë!

Elona, Renisi, Gëzimi nuk janë të vetmit miq të Ilrjan Celibashit. Sipas të dhënave të marra nga faqja e prokurimeve e KQZ-së (të përpunuara) Ilrjan Celibashi gjatë periudhës nëntor 2024 – maj 2025, ka njoftuar 35 procedura prokurimi me një vlerë totale fondi limit prej 2,325,521,199 lekë (ose 23.2 miliardë lekë të vjetra).

Nga këto tendera, 23 procedura janë të tipit “negocim pa njoftim”, të cilat përfaqësojnë 89% të vlerës së përgjithshme të fondeve.

Tenderi me Vlerën më të lartë është prokurimi me objekt: “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” që ka një fond limit prej 1,008,333,333 lekësh dhe është zhvilluar përmes procedurës me negocim pa njoftim. Operatori ekonomik i përzgjedhur dhe më pas i kontraktuar është DHL INTERNATIONAL (ALBANIA). Vlera totale e kontratës pa TVSH është 912,679,991 lekë. Puna e tij rezultoi një dështim total me bllokim të zarfeve me votat e diasporës nëpër postat e Greqisë.

Në vend të dytë vjen “Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe shërbimet mbështetëse të saj”. Fond limit: 208,333,333 Lekë, Operator ekonomik i suksesshëm: INFOSOFT SYSTEMS, e themeluar nga oligarku Grigor Joti, që ishte i vetmi pjesëmarrës.

Pastaj është kompania “Smartmatic”, për të cilën,  Celibashi është duke u verifikuar nga SPAK.

Njëri është tenderi “Përditësime dhe përmirësime softuerike në Sistemin Elektronik të Identifikimit të Votuesve (SEIV), përfshirë shërbimin për furnizim, vendosje dhe zëvendësim pjesësh të pajisjeve PEI”: Fond limit: 125,995,943 lekë. Operator ekonomik i suksesshëm: SMARTMATIC INTERNATIONAL HOLDING B.V. që ishte i vetmi pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Tenderi tjetër për miqtë holandezë është “Shërbime të suportit dhe përditësime për Votimin Elektronik për zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025”: Fond limit: 110,342,551 lekë, Operator ekonomik i suksesshëm: SMARTMATIC INTERNATIONAL HOLDING B.V. (i vetmi pjesëmarrës).

Aq i madh është interesi i Celibashit për të vazhduar bashkëpunimin me këtë kompani, sa nuk pyet as për rezultatet e kontrollit të KLSH për implementimin e kësaj teknologjie, as për hetimin nga SPAK. Prej gushtit 2024, SPAK po heton dy tendera të KQZ, të cilat i ka fituar kompania Smartmatic për identifikimin dhe votimin elektronik. Tenderat për pajisjet e identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik kapin vlerën e 21 milionë dollarëve. Ndërkohë kjo kompani është nën hetim për korrupsion, edhe në SHBA për paratë e kontratës me KQZ-në e Kilit.

Tags: Elona AgolliIlirjan CelibashiKlik Ekspo GroupKQZtender
Previous Post

Blendi Gonxhe dhe Islam Mana gati për pranga? Ia shesin truallin 50 mijë m2 të Rafinerisë së Cërrikut Pëllumb Betës për 3.5 milionë lekë

Next Post

Kërkohej për trafikun e 1 ton droge me gomone drejt Italisë, arrestohet i fshehur në Francë truproja i Saimir Tahirit

Next Post
Kërkohej për trafikun e 1 ton droge me gomone drejt Italisë, arrestohet i fshehur në Francë truproja i Saimir Tahirit

Kërkohej për trafikun e 1 ton droge me gomone drejt Italisë, arrestohet i fshehur në Francë truproja i Saimir Tahirit

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

September 4, 2026
Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al