Saturday, June 28, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit

Editor by Editor
June 27, 2025
in AKTUALITET
0
Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa një ditë më parë SPAK, lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, opinioni publik u zhgënjye nga masat e vogla të dënimit që kërkoi prokuroria. Ndërsa shumë pak të tjerë e kuptuan se kjo ishte vetëm pjesa e parë e kësaj dosje penale, që ndryshe njihet si dosja Nr.9.

Pasi një dosje e dytë, është ndarë dhe ndodhet në pritje për tu gjykuar dhe që lidhet drejtpërdrejti me vrasjen makabre të Gjin Boriçit alias Ndoj, në 9 Gusht 2020 në Shkodër. Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kërkuan 74 vite burgim për 7 të pandehurit, mes të cilëve dhe ish-drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahit Lita, si dhe ish-shefin e operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri.

Në këtë gjykim nuk ishte objekt shqyrtimi vrasja e Gjin Boriçit, por vetëm akuzat e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Dorian Dulit, Ibrahim Licit, Genc Tafilit, Kleanthi Musabelliut kryer këto në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Si dhe në shqyrtim gjyqësor u morën akuzat e tjera për “Korrupsion”, “Pastrim të produkteve të veprave penale”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Nxjerrje sekreti hetimor”.

Por një “lumë” bisedash në aplikacionin “Sky” tregojnë se vrasja e Gjin Boriçit, ka qënë më makabre dhe më e pabesa. Gjin Boriçi është vrarë nga shokët e vetë me urdhër të Behar Bajrit dhe njeriu që ka tërhequr këmbëzën e pistoletës, është Denis Brajoviç.

Ndërsa kanë ndihmuar Edmond Preka dhe persona të tjerë si dhe në dijeni të saj ka qënë dhe biznesmeni strategjik, Pëllumb Gjoka.

Pas vrasjes Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, e kanë prezantuar ngjarjen e rëndë si një krim mjaft të rëndë që i ishte shkaktuar grupit të tyre, pasi sipas Bajrit, Licët i kishin vrarë shokun me të cilin kishin qëndruar dhe ngrënë bukë.

Por në fakt e gjitha ka qenë një maskim për të lënë përgjegjësinë penale dhe opinionin se vrasjen e kishin kryer, Licët.

Sot “Ora News” sjell mesazhe të reja nga aplikacioni “Sky” të kësaj vrasje, ku Behar Bajri sillet si shumë i dëshpëruar pas ngjarjes dhe teksa flet me një mikun e vet në “Sky” përpiqet ta manipulojë atë.

Biseda zhvillohet në mesditën e 9 gushtit 2020 dhe mbrëmjen e 17 Gushtit 2020, ku personi ende i paidentifikuar i thotë Behar Bajrit duke i shkruar pikërisht njeriut që organizoi dhe urdhëroi vrasjen e Gjin Boriçit:

”…si je vëlla, a je mirë? Gjynah Gjini, pastë dritë i shkreti, mu dhimt, e paskan shit dikush, e paskan zan fjet krejt vëlla. InshAllah po meret vesh kush e ka ba. Mu dhimt i shkreti Gjin, se kena hangër bukë me të edhe ka ken nji krah me ne tan...”.

Por Behari ia kthen duke i shkruar:”... e di ma vlla gjynah, ja futën ata (Licët), se kanë nesër dy vjetorin e Bardhit... (e ka fjalën për Fatbardh Licin).

A thua vëlla, ato e kanë ba…?”-ia kthen personi i paidentifikuar. Ndërsa Behari i thotë: ”…nuk e di, sjam i sigurtë por tham me hamëndje…rrinte në Laç dhe në Lezhë, ose ja kanë bërë Niklagjinjt, se ka nejt me Nokajt shumë”.

“…i shkreti i paska besu dikujt që ka dal aty…”-i thotë në “Sky” Beharit personi i paidentifikuar.

“…qa me ba, na hekën një shok. Fola me të vllan që par. Ika u pjeka tek shtëpia e Jozit (vëllai i Gjin Borçit) e takova se nuk kishte ken, ishte vetëm dhe i thashë për çfarë nuk kisha ardhur. Tan këto gjana janë veç se ka shpëtuar Lul K**va…(e ka fjalën për Lul Kullën).

Më tej Behari në datën 17 Gusht 2020 i thotë personit të paidentifikuar në “Sky” si më poshtë:

”...po ku e kanë vra dhe në mënyrën si e kanë vra, tham se nuk ka asgja, as kamera asgja. Dhe për kyt tham se nuk del. Por i jati i Ibrahimit ka thanë: “…janë dhe 6 si do të ikun…”. Se 7 janë ba deri tani, Borani me gru, Ferracakët, dhe Titi me Agjën dhe ky, kanë shku 7 deri tash. Jena ba si Çapajt, poligon qitje. Deri sa ti hymë njerë e mirë me ta, dorën e keqë e paskan pas ato shokët e tu…”.

Më tej Behar Bajri vijon ti shkruajë: “…asht një fjalë e vjetër ma mirë si i kryen punët vetë nuk ti kryen kush…”.

Kurse personi tjetër ia kthen duke i shkruar se Gjin Boriçin duhet ta ketë thirur dikush që rri me të, duke i pohuar: “…më duket e kanë thirrë ato, se ai ikte me vrap…me e thir kushdo. Me dal, del se kush e ka ba, por është shumë herët…që të arish afër atyne, kthene rezultatin…”.

Personi që shfaqet në bisedat e “Sky” si i paidentifikueshëm vijon ti shkruajë Beharit në 17 gusht 2020 duke i thënë se: “…të paktën edhe me shku keq nuk bahesh pishman, po njishtu vlla tanë gabojnë. Ato shokët e banën të tynen iku keq, ti nuk asht dasht mi çu fjal e mu pajtu mi ba kumar. Ça asht ba është ba, mos e kthe kyet mbrapa, por jepi vet se ske nevojë për kënd vëlla. Se ti i ke dhënë provat, kapedan…”.

Behari ia kthen duke i shkruar: ”...kapedan nuk dështoj unë, por ke me nigju…por kur ta baj du me shkun te malet o kapedan…si tju thyj krahët, se për numra kot i kam, kur të dush por nuk du me qu pluhun. O kapedan, kur ti veshi këpucët ke me pa te “Neës 24” o Kapedan, se nuk kam dalë në pension unë dhe shpejt ke me nigju, se ky ka me ken viti ma i keq…”.

Ndërsa personi tjetër ia kthen: ”...e di vëlla, pasha allahun, s’ke dështu, as ke me dështu, mi hek ato të pa besë (e ka fjalën për Licët). Po vëlla, tamam po thua me ja thye krahët, jo me çu pluhun kot jo kapedan, po hini taktikave si me të tjerët. Theja krahët nji ka nji, se nuk i len me fluturu bahen pula. O kapedan, jo ti kurrë inshallah me dal aty mo Kapedan te “Neës 24”…”. Me e ban e mos me e dit nga i vjen….”

Kurse Behari ia kthen në “Sky”: ”…jo unë, por kujt ka me ju pre bileta, se nuk gaboj. I bana nja dy vjet shkollë i tesh…(e ka fjalën për burgun). Nuk e kam problem ta dinë…”.

Më tej personi tjetër i thotë Behar Bajrit si më poshtë: ”...pate besim tek Politika se po të mbështet e po të ruajnë, por tash i ke sytë e hapun, ma shumë se kurrë. Po s’ka ma vlla më pas besim, iku ajo kohë, se veç fjalë kanë njerëzit. Sa re aty, ta kthyen shpinën. Ti je shtylla aty, që i jep drejtim, të tjerët janë kot, si ecën fjala…”.

Behari ia kthen:”…kam pas besim te shumë kush, pork am ndryshuar i fije...”.

Ndërsa po në mbrëmjen e 17 Gushtit 2020 Behar Bajri bisedon në “Sky” me një person që ende është i paidentifikuar, ku ky i fundit i thotë:”…po sa më erdhi keq për Gjinin…”.

Ndërsa Behari ia kthen:”…ça me ba, ka fol shumë shok. Nuk ma dhimbt hiq se kundërshtarët e mij i kanë shku në gjenaze…”.

“Jo more…”-ia kthen personi tjetër.

“…ka lujt me shumë porta, veç tu u marë me fjalë andej-këtej. Është përzi në shumë vende, dikun e han kur përzihesh gjithkund. Por nuk e ka vra kush për mu shok, e kanë vrarë se ka përzier dynjan dhe e kam larguar shok. Ata të mitë më fusin stres, se sa shkoj në shpi pistoleta thojnë, rrin tu ba bam bam bam…”-i shkruan Behari.

/OraNews/

Tags: BajriBehar BajriGjin Boriçi
Previous Post

Erion Veliaj ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Next Post

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

Next Post
Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës
AKTUALITET

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

by Editor
June 20, 2025
0

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një...

Read moreDetails
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

June 27, 2025
Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

June 27, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al