Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Krimi/ Kush është shqiptari që u vra në Itali, bashkëshortja: Na la një fëmijë pa baba

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Krimi/ Kush është shqiptari që u vra në Itali, bashkëshortja: Na la një fëmijë pa baba
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbuluar identiteti i 26-vjeçarit shqiptar, i cili u vra me armë zjarri nga një biznesmen italian, pasi tentoi t’i vidhte banesën në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë.

Rivaldo Rusi, anëtar i bandës shqiptare që kishte tentuar vjedhjen në vilën në Centola, u gjet i groposur disa kilometra larg pronës së biznesmenit. Ndërkohë ende mbeten mister rrethanat e ngjarjes së rëndë, ku nga të shtënat me armë mbeti i plagosur rëndë një nga hajdutët shqiptar, ndërsa tjetri u arratis.

60-vjeçari qëlloi disa herë me një pushkë gjuetie duke vrarë Rivaldo Rusin, trupin e të cilit më pas e fshehu, si dhe plagosi rëndë një tjetër. Dinamika e shkëmbimit të zjarrit, kush qëlloi i pari dhe cila ishte sekuenca e të shtënave nuk dihen ende.

Gjithashtu është e paqartë nëse biznesmeni veproi vetëm apo u ndihmua nga dikush nëfshehjen e trupittë hajdutit të vrarë. Të dhënat e para mund të vijnë nga autopsia mbi trupin e 26-vjeçarit Rivaldo Rusi.

Hajduti tjetër i plagosur gjatë grabitjes nga 60-vjeçari, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli, u arrestua. Hetuesit kanë zbuluar se ai është me precedentë kriminal dhe ishte në arrati për vepra penale të kryera në Toskanë.

Kur gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet, shqiptari do të merret në pyetje për të treguar versionin e tij të asaj që ndodhi mbrëmjen e së dielës në vilën e biznesmenit.

Ishte vetë sipërmarrësi, Aurelio Valiante, i cili zbuloi vendin ku e kishte fshehur trupin e Rivaldo Rusit.

Ai e gjeti veten të rrethuar në shtëpinë e tij nga rreth 50 shqiptarë nga provinca e Casertës, përfshirë të afërm dhe miq të të riut të vdekur dhe të plagosur, të cilët donin hakmarrje.

Biznesmeni u paraqit në Prokurori me avokatin e tij, Antonello Natale. Gjatë marrjes në pyetje, pranoi se e kishte qëlluar 26-vjeçarin me armë zjarri dhe më pas e kishte fshehur trupin e tij.

Aurelio Valiante, ndërsa hajduti tjetër qëndronte në tokë i plagosur rëndë, dyshohet se e transportoi trupin e shqiptarit me një fuçi vere, të vendosur në makinë.

Disa kilometra larg shtëpisë së tij, në një zonë të izoluar në fshatin San Severino di Centola, ai hapi një gropë dhe varrosi trupin e 26-vjeçarit.

Dhe pikërisht në vendin e treguar nga biznesmeni, policia gjeti trupin. Në ato momente në vendngjarje ndodheshin gruaja dhe vjehrra e viktimës.

“Ai bëri një gabim”, thanë ato, duke shtuar “Por nuk duhej të kishte vdekur kështu. U varros si kafshë. Na la një fëmijë pa baba.”

Sipërmarrësi tani po hetohet për vrasje, lëndime të rënda trupore dhe fshehje të një kufome.

Por situata mund të ndryshojë më tej kur dinamika e ngjarjes të bëhet e qartë.

Hetuesit duhet të përcaktojnë nëse hajdutët u goditën përpara, gjatë një përleshjeje apo ndërsa përpiqeshin të iknin.

Tags: grabitjeItaliSHQIPTARI
Previous Post

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Next Post

Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet

Next Post
VIDEO/ Aksident i 4-fishtë në Lezhë, plagosen 2 persona

Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al