Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Sandri i Botoksit”, drejtori i policisë bashkiake që zbukuroi veten dhe shëmtoi Sarandën dhe Ksamilin

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
“Sandri i Botoksit”, drejtori i policisë bashkiake që zbukuroi veten dhe shëmtoi Sarandën dhe Ksamilin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse korrupsioni do të kishte një fytyrë, në Sarandë do ta gjeni lehtësisht, lëmuar, pa rrudha, me mollëza të ngritura dhe ballë të tendosur.

Quhet Aleksandër Lilo, drejtori i Policisë Bashkiake të Sarandës, por qytetarët kanë nisur ta thërrasin “Sandri i Botoksit”, sepse për të, pasqyra vlen më shumë se ligji, ndërsa ndërtimet pa leje janë thjesht dekori i radhës në komedinë e pushtetit lokal.

Thuhet se Lilo shpenzon deri në 10 mijë euro në vit për botoks dhe operacione plastike, që nuk janë aspak të justifikuara nga rroga shtetërore, por sqarohen mrekullisht kur shikon sa hapësira publike janë zaptuar nën hundën e tij, ose më saktë, nën hundën e riformatuar me kirurgji.

Në Ksamil, ku natyra është mrekulli dhe kaosi është planifikim, ndërtimet pa leje rriten si kërpudhat pas shiut.

Por çudia është se kërpudhat e paligjshme nuk i sheh asnjë zyrtar. Pse? Sepse drejtori i Policisë Bashkiake është shumë i zënë duke bërë “kontroll vizual” në pasqyrë. Kështu, çadrat betonohen, trotuaret kthehen në lokale dhe rrugët në prona private gjithçka me “miratimin estetik” të Sandrit.

Një video e fundit tregon qartë një zaptim brutal në mes të qytetit të Ksamilit, ku një hapësirë publike zhduket për t’i bërë vend një strukture që duket më shumë si dhuratë për “miqtë” sesa investim për qytetarët.

Por Sandri, që në teori duhet të ndëshkojë paligjshmërinë, ndoshta është shumë i angazhuar me planin e tij të tretë estetik, ngritjen e vetullave për t’i dhënë më shumë autoritet profilit të tij publik (dhe Instagramit personal).

Thuhet gjithashtu se për të marrë një leje, një dokument, apo për të shpëtuar nga një gjobë, nuk të duhet avokat të duhet vetëm një zarf dhe një buzëqeshje e shtirur.

Dhe sa më i madh zarfi, aq më i qeshur bëhet drejtori. Nga jashtë një fytyrë “Hollywood-i në Sarandë”, nga brenda një skemë korrupsioni me konture të qarta dhe thellësisht të trasha.

Në vend që të ruajë rendin urban, Sandri ka vendosur të ruajë simetrinë e fytyrës. Në vend që të ndalojë ndërtimet pa leje, ai ndalon vetëm për t’u fotografuar në ndonjë resort me hijet e zaptimeve në sfond.

Korrupsioni nuk është më i fshehur, është i stër-lëmuar, i mbushur, i lyer dhe i injektuar. Dhe ironia më e madhe është se sa më shumë zaptime bëhen, aq më shumë shkëlqen lëkura e Sandrit. Duket se për çdo leje ndërtimi pa ligj, ka një seancë falas botoksi në horizont.

Në fund të ditës, qytetarët nuk po kërkojnë shumë vetëm pak ligj, pak ndershmëri, dhe një drejtor që i sheh zaptimet në terren, jo vetëm në selfie. Deri atëherë, Ksamilit do t’i rritet betoni dhe Sandrit do t’i fryhen mollëzat.

/In-Front.org/

Tags: Aleksandër LiloksamilPolicia Bashkiake Sarandesarande
Previous Post

Nuk mbylli dot pazarin? Balluku anulon koncesionin 1 miliard euro Miliot-Balldren

Next Post

Mafia familjare në Bashki: si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al