Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Shkelja e armëpushimit nga Irani, Trump thirrje Izraelit: Ndali sulmet, ktheji mbrapsht pilotët!

Editor by Editor
in BOTË
0
Merret vendimi/ Trump anulon zyrtarisht 83% të programeve të USAID: Kanë keqpërdorur miliarda dollarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shkeljes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Tel-Avivin të ndalë menjëherë sulmet për t’i lënë hapësirë rrugës diplomatike.

Sipas Trumpit, “hakmarrja” e Izraelit ndaj sulmeve iraniane të pretenduara në orët e fundit, edhe pse Teherani i ka hedhur poshtë akuzat për lëshimin e raketave në drejtim të Izraelit, do të ishte një shkelje e madhe. Për këtë arsye, Trump i kërkoi Izraelit që të kthejë në shtëpi pilotët e vet.

“Izrael, mos i lësho bombat. Nëse e bën është shkelje e madhe. Ktheji pilotët në shtëpi, tani!” shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.

Gjithashtu presidenti i SHBA-së foli për mediet para se të nisej për samitin e NATO-s në Hagë.

“Pati një raketë që mendoj se u hodh jashtë detit dhe tani Izraeli po largohet. Irani dhe Izraeli duhet të qetësohen”, tha ai, duke folur me gazetarët.

Ai shtoi se nuk i kanë pëlqyer “shumë gjëra” që pa dje, si nga Izraeli, ashtu edhe nga Irani.

“Në thelb kemi dy vende që luftojnë prej një kohe aq të gjatë dhe aq fort sa nuk e dinë se çfarë po bëjnë”, tha më tej Trump.

Pas deklaratës së tij, mediet raportuan se kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike, ku mësohet se kryeministri izraelit e kishte njoftuar për një “goditje simbolike” në reagim ndaj lëshimit të dy raketave balistike të pretenduara si iraniane. Goditja u krye nga Forcat Ajrore Izraelite ndaj një radari iranian në veri të Teheranit, siç konfirmuan zyrtarët e Tel-Avivit.

Ky paralajmërim i presidentit Trump vjen pas një armëpushimi të rënë dakord midis Iranit dhe Izraelit, i cili hyri në fuqi herët këtë mëngjes, por që Izraeli pretendoi se armëpushimi u shkel nga Irani. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA-të dhe Katari, për të cilën Trump ka kërkuar edhe një herë që palët të respektojnë armëpushimin dhe të ndalin çdo sulm.

Tags: donald trumpIranizraelshbatrump
Previous Post

Tenderat për makinat e policisë, 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

Next Post

“Kam vëllain në Ministri”/ Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me burg Dritan Lleshin

Next Post
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg Klajdi Merkajn

“Kam vëllain në Ministri”/ Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me burg Dritan Lleshin

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk lejoi gazetarët brenda Kuvendit, Zhupa: Garda duhet të jetë në shërbim të shtetit e ligjit, jo të sillet si “ushtri” partie

Zhupa- Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

September 3, 2026
Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK merr në pyetje biznesmenin Alban Eftimi

Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK merr në pyetje biznesmenin Alban Eftimi

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al