Friday, June 27, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Familja Berisha përsërit aferën ‘Partizani’ në Drilon bashkë me Fatmir Bekteshin? DOKUMENTAT

Editor by Editor
June 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Familja Berisha përsërit aferën ‘Partizani’ në Drilon bashkë me Fatmir Bekteshin? DOKUMENTAT
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dosjet e SPAK kanë treguar me fakte dhe prova se si familjet Berisha dhe Meta kanë investuar në pallate, vila dhe biznese miliona euro që kanë përvetësuar nga finalizimi i aferave korruptive me paratë dhe pasuritë publike. Fatime Kryemadhi paraqitej me çanta me euro para bankave të nivelit të dytë nga viti 2008 deri në vitin 2022, duke futur në bankë paratë e pista që i jepnin e bija Monika dhe dhëndri Ilir Meta, të cilët më pas i përdornin për luks dhe blerje pasurish.

SPAK ka provuar se si dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, në arrest shtëpiak për korrupsion dhe pastrim parash, vetëm me aferën e grabitjes së ish Klubit Partizani ka pastruar dhe përvetësuar 5.4 milionë euro, si trashëgimtar i rremë i rreth 113 m2 tokë, shpronësuar një herë në kohën e pushtimit italian, por që babai i Malltezit, kur ishte drejtor i Arkivave, dyshohet se zhduku dosjen e shpronësimit.

Megjithatë, edhe sikur të ishte trashëgimtar i vërtetë i asaj toke, Malltezi nuk do të bëhej kurrë aksioner në 19 pallate nëse nuk do të ishte dhëndri i Berishës, i cili vuri shtetin në funksion të biznesit të dhëndrit, praktikisht të vajzës së tij. Lejet për të ndërtuar mbi prona të grabitura dhe me para të pista i kanë marrë nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

Familja Berisha përsërit aferën në Drilon

Teksa SPAK vijonte hetimet për aferën me ish Klubin Partizani, Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha i kishin hedhur sytë në zonën e mbrojtur të Drilonit në Pogradec, për të ndërtuar një kompleks pallatesh, duke përdorur si maskë ortakun e Malltezit, Fatmir Bekashti me kompaninë Kontakt shpk, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash për dosjen e Malltezit me ish Klubin Partizani dhe për dosjen e Erion Veliajt.

Duke përdorur si kamuflim Bektashin, çifti Malltezi ka kopsitur letrat e pronës në zonë të mbrojtur, në Pogradec, përmes presioneve, marrëveshjeve, ndërhyrjeve, falsifikimeve dhe shantazheve ndaj funksionarëve publikë. Prapaskena mëson se pronarët e pretenduar të pronës në Drilon janë kontaktuar nga çifti Malltezi përmes njerëzve të tyre, duke u blerë pronat, ashtu siç operuan në Porto Romano, ku u blenë banorëve të zonës pronat, duke ia shitur më pas Damir Fazlliçit disa herë më shtrenjtë, ndërsa më pas Berisha mblidhte qeverinë duke i rritur vlerën pronës.

Pronarët e zonës ku nuk lejohet ndërtimi, në këmbim të kontratave të shitjes kanë marrë para dhe pasuri të paluajtshme në pronësi të Familjes Berisha. Prapaskena mëson se kontratat janë bërë me vlera simbolike, ku diferenca është paguar cash me para të pista. Nëse SPAK do të nisë një hetim, do të zbulojë me lehtësi një skemë flagrante pastrimi parash, e ngjashme me aferën me ish Klubin Partizani.

Jamarbër Malltezi pronar faktik i kompanisë Kontakt

Format e operimit me ish Klubin Partizani dhe në Drilon, tregon se Jamarbër Malltezi është pronar faktik i kompanisë Kontakt shpk. Se si Malltezi i tërheq përfitimet nga kompanitë e Bektashit e ka treguar dosje e SPAK; Me kontrata të paregjistruara, për shërbime konsulence dhe kontribut patriotik.

Gjithsesi Fatmir Bektashi i Kontakt dhe Jamarbër Malltezi janë të lidhur ligjërisht në ortakëri. Fatmir Bekteshi është pronar me 100 % të aksioneve dhe administrator i kompanisë Kontakt.

Kompania Kontakt me pronar në letra Fatmir Bektashin ka në pronësi bashkimin e kompanive Kontakt shpk & Magnet Imo shpk. Jamarbër Malltezi, nën akuzë nga SPAK bashkë me Bektashin për korrupsion dhe pastrim parash, është pronar me 50 % të aksioneve në kompaninë Kontakt shpk & Magnet Imo shpk.

Malltezi dhe Bektashi nisin shitjet

Kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, me ortak Jamarbër Malltezin, të dy të pandehur për aferën “Partizani”, ka projektuar një kompleks me pallate në parkun e Drilonit në Pogradec.

Afër zonës ne vijën e parë në breg të Liqenit, Bekteshi dhe Jamarbri kanë vendosur një njoftim se do të ndërtojnë, teksa po vijojnë shitjen e apartamenteve edhe pse puna ende s’ka nisur dhe në Bashkinë Pogradec nuk kanë asnjë informacion.

AZHT: Kontakt nuk ka leje për pallatet në Drilon

Firma “Kontakt” e Fatmir Bektashit, me ortak Jamarbër Malltezin, nuk ka marrë zyrtarisht leje për të ndërtuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për projektin “Pyjet e Drilonit”. Agjencia e Zhvillimit të Territorit konfirmon se Fatmir Bektashi nuk e ka një leje ndërtimi dhe as zhvillimi në Pogradec. Po sipas AZHT, aplikimi mund të refuzohet nëse kompania nuk plotëson kushtet e përcaktuara nga neni 15 i VKM-së për “dhënien e lejes së ndërtimit”.

Sipas projektit, në këtë zonë do të ndërtohet një kompleks i madh me tre kulla të larta dhe disa të tjera më të ulëta që do të kenë njësi banimi dhe shërbimi.

Berisha presion Ramës për lejen

Sali Berisha vijon zhurmën për humbjen e thellë dhe të paralajmëruar të zgjedhjeve të 11 majit, duke denoncuar trena imagjinarë bullgarë dhe skema të tjera që ekzistojnë vetëm në mendjen e tij. Gjithashtu, Berisha vijon të paguajë shkrime në mediat amerikane duke nxirë Shqipërinë.

Në fokus të sulmeve të Berishës është edhe AZHT-ja, institucioni që miraton lejen për ndërtimin e pallateve në zonën e mbrojtur në Drilon. Ka dyshime të forta se Berisha po ushtron presion për lejen e pallateve në Drilon, edhe pse Rama nuk është ndonjëherë pengesë për Familjen Berisha sa herë ka dashur të ndërtojë në zona të mbrojtura apo të pambrojtura.

Malltezi-Betashi ortakë te Homeplan

Deri në vitin 2018, kompania “Homeplan”, e cila ndërtoi kullat te ish Klubi Partizani, rezultonte nën pronësinë 100% të Fatmir Bektashit. Ai nënshkruan të gjitha vendimet në emër të aksionerit dhe tërheq dividentët. Por diku në një zyrë noterie në Tiranë, dokumente të padorëzuara në institucionet shtetërore shpërndajnë dividentë apo mbajnë shënim pagesat e dividentëve për Jamarbër Malltezin. Dividentët shpërndahen në bazë të një kontrate noteriale të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilin, Malltezi rezulton pronar i kompanisë që mori përsipër zhvillimin e pronës me 35%. Ai njëkohësisht faturon dhjetëramijëra euro kompaninë Homeplan për “shërbime konsulence.”

SPAK zbulon se si në komunikimet e kapura në zyrën noteriale, termat “pagesë konsulence” dhe “divident” përdoren në mënyrë të ngatërrueshme me njëra-tjetrën. Sipas prokurorisë, kjo “ngre dyshimin e arsyeshëm se, është bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan, pavarësisht se nuk ka qenë ligjërisht ortak i kësaj shoqërie.”

Prokuroria vëren gjithashtu se në dokumentet e kompanisë, shuma prej mijëra apo dhjetëramijëra eurosh i paguhen Malltezit duke e identifikuar atë vetëm me iniciale, si dhe “herë pas here edhe me fjalët “KP” ose “Kontribut Patriotik”.” Sipas një prej dëshmitarëve të marrë në pyetje nga prokuroria, nuk ishte e qartë se pse përdorej termi “kontribut patriotik”, por ishte e dukshme se ky term përdorej edhe për pagesat ndaj Malltezit nga ana e Fatmir Bektashit.

Për arsye që nuk dihen, ortakët vendosën të bëjnë një kontratë të re në vitin 2014, të cilën e depozituan zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2018. Në kontratë, shtetasi Fatmir Bektashi i shet, me pëlqimin e bashkëshortes së tij, Malltezit 35% të aksioneve për vlerën nominale prej 35 mijë lekësh.

Prokuroria vëren anomalinë: deri në fund të vitit 2013, kompania kishte fitime të pashpërndara në shumën 362 milionë lekë. Me shumë kulla në proces ndërtimi, shitja e 35% të aksioneve të saj për 35 mijë lekë ngjan e pagjasë. Në fakt, prokuroria dyshon se transaksioni ka shërbyer si një mënyrë për të justifikuar transferimin e parave nga kompania për te Malltezi, i cili tashmë dyshohet se ka qenë aksioner hije, ndonëse nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se ai ka investuar para në kompani.

Një fakt i tillë është pranuar në prokurori edhe nga Fatmir Bektashi, i cili tha se Malltezi ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë “Homeplan”, “pavarësisht se kur janë pasqyruar gjërat në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

/Prapaskena/

Tags: Argita berishaAZHT lejeBerishaJamarber MAllteziKontakt shpkpastrim parashpronatspakZone e mbrojtur
Previous Post

Perandoria korruptive e çiftit Hasan e Mimoza Hafizi nga 400 milionë euro për Qukës-Qafë Plloçë deri tek futja e duarve në lekët e aferës Lekaj-Fier

Next Post

Berisha nxjerr pamjet e reja nga “farsa e 11 majit”: Shqiptarët do ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore

Next Post
Berisha nxjerr pamjet e reja nga “farsa e 11 majit”: Shqiptarët do ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore

Berisha nxjerr pamjet e reja nga “farsa e 11 majit”: Shqiptarët do ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës
AKTUALITET

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

by Editor
June 20, 2025
0

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një...

Read moreDetails
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

June 27, 2025
Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

June 27, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al