Friday, June 27, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Editor by Editor
June 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vështirë se mund të gjendet një pushues ditor nga kryeqyteti që të mos ketë ndaluar të paktën një herë të vetme tek “Restorant Tirana”, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.

Me një parkim të madh pa pagesë, me ushqime deti të shpejta dhe çmime relativisht të ulta, krahasuar me hotelet përreth, “Tirana” ka qenë pikë-takimi për mijëra pushues që kanë shijuar prej vitesh fundjavat e nxehta të verës në bregdetin e Adriatikut.

Në foto: Ish-bar restorant “Tirana”, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës

Prej disa muajsh, “Restorant Tirana” nuk ekziston më. Në vend të tij, tashmë ka një kantier ndërtimi, ku makineritë e rënda po hapin themelet e një hoteli të lartë.

Natyrisht, nuk do të kishte asgjë të veçantë në faktin që në truallin ku gjendej restoranit një-katësh të ngrihet një godinë e lartë, në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, të shndërruar prej vitesh në kompleks betoni, ku ushtrojnë aktivitetin dhjetra e dhjetra hotele.

Por, ajo që e bën të veçantë ndërtimin më të ri tek Shkëmbi i Kavajës, janë pronarët e tij.

Hoteli i ri po ndërtohet nga kompania “Rock of Kavaja”, në pronësi të dy personazheve që kanë probleme të theksuara me ligjin.

I pari është Elvis Doçi, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës, i kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane, si i dyshuar për përfshirje në organizatë kriminale që merrej me trafik narkotikësh. Visi i Pojës ka hyrë në këtë investim nëpërmjet shoqërisë në pronësi të tij, “Eldemar Construction”.

Personazhi i dytë është biznesmeni i farmaceutikës, Nadir Çausholli, i cili ka hyrë në investim nëpërmjet kompanisë “CFO Pharma”. Çausholli u dënua pak javë më parë për “Manipulim tregu”. Ai u dënua me 1 vit burgim, por që, falë dashamërisë së Gjykatës së Apelit, iu konvertua në shërbim prove.

Në foto: Biznesmeni i farmaceutikëve, Nadir Çausholli

Në listën e “veçantive” të investimit “Rock of Kavaja” renditet edhe fakti që leja e ndërtimit për hotelin 10-katësh është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga Edi Rama.

Dhe, aspekti më “i veçantë” në të gjithë historinë e re të kompleksit “Rock of Kavaja”, është mbyllja e plotë e syve nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Në 21 maj 2025, prokurorët e posaçëm shqiptarë deklaruan në një konferencë me homologët e tyre të Antimafias së Barit se kishin goditur “grupin e Pojës”, si edhe u kishin sekuestruar atyre pasuri të paluajtshme dhe kompani biznesi.

Në radhën e sekuestrimeve përfshihej, ndër të tjera, edhe një lokal i Elvis Doçit (Visit të Pojës), në zonën e Currilave, në Durrës. Por, të paktën deri më tani, SPAK nuk ka përfshirë në listën e saj shoqërinë “Eldemar Construction”, e cila konsiderohet si baza financiare legale e Visit të Pojës dhe që po ndërton hotelin gjigand tek Shkëmbi i Kavajës, me lejen e kryeministrit Edi Ram.

Kantieri i ndërtimit

Është mesi i qershorit 2025. Temperaturat gjithnjë e një rritje kanë shtuar ndjeshëm fluksin e tiranasve në bregun e Shkëmbit të Kavajës e më tej, drejt Golemit. Ndërkohë që rruga dytësore e Plazhit është plot trafik, gjë që tregon se sezoni veror po hyn në kulmin e tij, në truallin ku dikur ishte “Restorant Tirana”, punohet intensivisht.

“Boldnews.al” pa në kantierin e ndërtimit mjete të rënda dhe punëtorë ndërtimi, të cilët duket se sfidojnë vapën sfilitëse.

Në foto: Kantieri i ndërtimit i investimit “Rock of Kavaja”, Durrës (foto: Boldnews.al”)

Më shumë se një vit më parë, pronarët e biznesit më shumë se 20-vjeçar shitën pronën e tyre tek kompania “Eldemar Construction”. Prona njihet zyrtarisht me adresën “Lagja 13, truall me numër pasurie 58/633, Zona Kadastrale 8518”,  me sipërfaqe totale 3.598 m2.

Në korrik të vitit 2024, “Eldemar Construction” e Elvis Doçit themelon shoqërinë “Rock of Kavaja”. Rreth dy muaj më pas, në 6 shtator 2024, ortaku i “Eldemar” vendos të kalojë truallin tek Shkëmbi i Kavajës në favor të shoqërisë “Rock of Kavaja”.
Në foto: “Eldemar Construction” e Elvis Doçit themelon “Rock of Kavaja” shpk në Korrik 2024

Në 25 Shtator 2024, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Rama, përfshin në rendin e ditës pikën 47 “Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 10 dhe 11 kate mbitokë me 3 kate shërbimi nëntokë”, me vendndodhje Shkëmbi i Kavajës, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rock of Kavaja” sh.p.k.”.

Nga një vëzhgim i kryer nga “Boldnews.al”, të paktën deri në publikimin e këtij shkrimi, vendimi për ‘Rock of Kavaja” nuk gjendet i zbardhur në faqen zyrtare të KKT-së.

Në foto: KKT shqyrtoi lejen e ndërtimit për hotelin “Rock of Kavaja” në dt. 25.09.2024

Megjithatë, një projekt se si do të jetë hoteli i ri “Rock of Kavaja” u prezantua në 12 maj 2025. Në një njoftim zyrtar të shpërndarë atë ditë thuhej se “Shoqëria ACCOR, lideri botëror i hotelerisë shpalli sot nënshkrimin e marrëveshjes me Rock of Kavaja SHPK, një shoqëri ndërtimi kompleksesh rezidenciale që po punon me zhvillues të njohur, lidhur me sjelljen për herë të parë në Shqipëri të Pullman Hotels dhe Resorts”.

Sipas njoftimit, hoteli Pullman Durrës do të ketë 184 dhoma dhe parashikohet të hapë dyert në vitin 2028.

Përpara se të shkohej tek projekti, kompania investitore “Rock of Kavaja” kishte ndryshuar strukturën e saj të aksionerëve.

Në 5 nëntor të vitit 2024, kompania “Eldemar Construction” e Elvis Doçit (Visit të Pojës), pasi kishte marrë lejen për ndërtimin e hotelit, i shet 60 përqind të aksioneve tek shoqëria “CFO Pharma”, në pronësi të Nadir Çaushollit.

Në foto: Kontrata e shit-blerjes së aksioneve të Rock of Kavaja” mes kompanive të Elvis Doçit dhe Nadir Çaushollit

Sipas kontratës së konsultuar nga “Boldnews.al”, aksionet u shitën për një vlerë prej 60 mijë lekë të reja. Palët bien dakord që “Eldemar Construction” e Visit të Pojës do të kontribuonte në investimin hotelier në natyrë, duke vendosur në dispozicion truallin, ndërsa “CFO Pharma” e Çaushollit do të kryente investimin monetar për ndërtimin e hotelit 10-katësh.

Heshtja e SPAK-ut

Në 21 Maj 2025, Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi rezultatet e një hetimi të kryer në bashkëpunim me zyrën e Antimafias së Barit, kundër një grupi të dyshuar kriminal që besohet se është përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të narkotikëve nga Amerika Latine drejt Europës dhe kryesisht Italisë.

Në qendër të këtij hetimi, sipas deklaratës publike, ishte i ashtuquajturi “grupi i Pojës” nga Durrësi, një trupë që drejtohet nga Xhevdet Troplini (Poja) dhe me aktor kryesor nipin e tij, Elvis Doçi (Visi i Pojës).

Në foto: SPAK dhe Antimafia e Barit publikuan rezultatet e hetimit në Tiranë (21 maj 2025)

Nga të dhënat e publikuara më vonë, ndaj Visit të Pojës ishte lëshuar urdhër-arresti paralelisht nga gjykata e Barit dhe Gjykata e Posaçme në Shqipëri. Rezultatet e operacionit me të paktën 29 urdhër-arreste në Shqipëri ishin anemike. Personazhet kryesorë, përfshirë Elvis Doçin, nuk u gjetën nga policia. /Marrë me shkurtime nga boldnews.al

Tags: CFO Pharmandertimevisi i pojes
Previous Post

Konflikti në Lindjen e Mesme, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë të tjerë

Next Post

Ish kryeministri Vilson Ahmeti ‘pushton’ me kulla Tiranën mbi prona të grabitura – Aferat dhe e kaluara e errët

Next Post
Ish kryeministri Vilson Ahmeti ‘pushton’ me kulla Tiranën mbi prona të grabitura – Aferat dhe e kaluara e errët

Ish kryeministri Vilson Ahmeti ‘pushton’ me kulla Tiranën mbi prona të grabitura - Aferat dhe e kaluara e errët

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës
AKTUALITET

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

by Editor
June 20, 2025
0

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një...

Read moreDetails
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Mos e kam marrë urdhrin nga Erion Braçe”, Plarent Dervishaj përplaset me Ndojën për atentatin

“Mos e kam marrë urdhrin nga Erion Braçe”, Plarent Dervishaj përplaset me Ndojën për atentatin

June 27, 2025
Fshehja e milionave – Skema me të cilën kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako po i shpëton SPAK-ut

Fshehja e milionave – Skema me të cilën kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako po i shpëton SPAK-ut

June 27, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al