Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turizëm në trafik, kur rrugët zhbëjnë “suksesin”

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Turizëm në trafik, kur rrugët zhbëjnë “suksesin”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kushdo që ka provuar të udhëtojë në bregdet fundjavat e fundit, me siguri është “penduar” për zgjedhjen që ka bërë.

Trafiku për t’u kthyer nga jugu drejt Tiranës niste që afër Kavajës. Për të dalë nga rruga dytësore e plazhit të Golemit deri në Plepa duhej më shumë se një orë.

Kthimi nga Shëngjini apo Velipoja ishte sërish një torturë, që zgjat me orë të tëra. Dhe ky është vetëm fillimi i sezonit…

Trafiku është një surprizë e hidhur edhe për turistët, të cilët shpesh kur ikin për në Aeroportin e Rinasit rrezikojnë të humbin avionin.

Në forume të ndryshme, ata shprehin shqetësimin për rrugët urbane të ngarkuara, gjendjen e rrugëve dytësore, sinjalistikës së dobët, mungesës së infrastrukturës për këmbësorë, transportit publik, me autobusët e vjetër të ngarkuar e pa kondicioner dhe oraret dhe stacionet që gjenden me vështirësi.

Turizmi është zhvillimi më pozitiv që ka parë ekonomia shqiptare vitet e fundit. Interesi për vendin u rrit që para pandemisë dhe erdhi duke u shtuar vitet e fundit. Në 2024-n, në Shqipëri u shënua një hyrje rekord prej 11.7 milionë shtetasish të huaj, nga 5 milionë në vitin 2018.

Këtë vit pritet që numri i tyre të rritet me të paktën 10%. Shqipëria është kthyer në një magnet për turistët e nxitur si nga larmia e elementeve natyrore, kulturore e historike, ashtu dhe çmimet e lira të akomodimit dhe të bareve e restoranteve, duke konkurruar në Mesdhe, teksa Kroacia, Greqia, Spanja po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

Në një vend që po ndien gjithnjë e më shumë pasojat e emigrimit, turizmi jo vetëm ishte një amortizator i konsumit të rënë nga vendasit, por dhe po nxit një zinxhir biznesesh, që nga zinxhirët e njohur të hotelerisë, taksitë, makinat me qira, suveniret e shumë shërbime të tjera në funksion të kërkesës së tyre.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, të huajt shpenzuan një rekord prej 874 milionë eurosh në vend, me rritje 11% me bazë vjetore.

Qeveria ka deklaruar dhe ambiciet e saj që deri në vitin 2030, numri i hyrjeve të të huajve të arrijë në 30 milionë. Vendi po tërheq dhe projekte elitare, si ai i zhvillimit të ishullit të Sazanit, apo ndërtimi i hoteleve me 5 yje në vilat qeveritare në Vlorë e Velipojë, krahas investimeve të shumta private.

Imagjinoni një turist elitar që nga Aeroporti i Rinasit deri në projektin elitar në Velipojë duhet të udhëtojë mbi dy orë.

I gjithë ky potencial për zhvillimin e turizmit në vend rrezikon të mbetet peng i infrastrukturës. Dhe nuk është se fondet kanë munguar.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se dy vitet e fundit (2023 dhe 2024) janë investuar për rrugët rreth 800 milionë euro, kryesisht nga fondet e brendshme.

Këto investimeve, që më së shumti u përqendruan në Jug, nuk kanë arritur të zgjidhin ngërçin e infrastrukturës në nyjet kryesore të vendit, siç po tregon dhe ky sezon.

Edhe një raport i fundit i OECD-së për procesin e konvergjencës në BE e rendit Shqipërinë të fundit për infrastrukturën nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke cituar se transporti hekurudhor është thuajse jashtë funksioni, me investime të pakta dhe përdorim minimal, si dhe rrjetet rrugore kanë mbetur prapa standardeve të rajonit, sidomos në zonat rurale.

Në një kohë kur turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, cilësia e infrastrukturës rrugore dhe organizimi i trafikut mbeten pengesa të dukshme që kërcënojnë përvojën e vizitorëve dhe, në fund të fundit, reputacionin e destinacionit.

Transporti publik, që mund të luajë rolin e një zgjidhjeje miqësore me mjedisin dhe të ulte kostot për turistët, sot ofron pak më tepër se një rrjet minibusi të parregullt, me orare të paqarta dhe mjete që nuk plotësojnë as standardet minimale të rehatisë.

Pa një riorganizim të përgjithshëm — që përfshin mirëmbajtjen sistematike të rrugëve, instalimin e një sinjalistike gjithëpërfshirëse dhe zhvillimin e linjave urbane e ndërqytetase me mjete moderne.

Pa një plan të qartë kombëtar për infrastrukturën dhe transportin publik, me afate konkrete dhe përgjegjësi të mirëpërcaktuara, vendi rrezikon të humbasë reputacionin dhe avantazhin natyror dhe kulturor që ka fituar si destinacion në rritje të shpejtë të turizmit.

Në këtë fazë, infrastruktura nuk është më çështje komoditeti, por testi i madh i aftësisë së shtetit për të mbajtur ritmin e turizmit.

Pa rrugë funksionale, transport publik dinjitoz dhe organizim modern, Shqipëria rrezikon që fluksi i turistëve të kthehet nga bekim në barrë.

Rrugët që sot duhet të jenë korridore zhvillimi, po rrezikojnë të bëhen pengesa, të cilat e zbehin imazhin e një vendi që premton shumë, por nuk arrin ta përmbushë dot pritshmërinë.

/MONITOR/

Tags: trafik
Previous Post

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit

Next Post

U përdor për herë të parë në Luftën e Kosovës, njihuni me avionin që bombardoi Iranin

Next Post
U përdor për herë të parë në Luftën e Kosovës, njihuni me avionin që bombardoi Iranin

U përdor për herë të parë në Luftën e Kosovës, njihuni me avionin që bombardoi Iranin

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al